E enjte, 21 Janar, 2021
7 C
Tirana

Kosovë, Osmani dekreton ligjin për rimëkëmbjen ekonomike

Projektligji për rimëkëmbjen ekonomike, i cili u miratua në Kuvendin e Kosovës më 4 dhjetor, është dekretuar nga ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani dhe tashmë si ligj do të nisë të zbatohet pasi që të publikohet në Gazetën Zyrtare. Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, këshilltari i Osmanit, Artan Murati.

“Ligji është dekretuar dje (të shtunën)”, ka thënë Murati. Ligji për rimëkëmbjen ekonomike, është plotësimi dhe ndryshimi i disa ligjeve, me qëllim të rimëkëmbjes së ekonomisë pas efekteve negative të shkaktuara nga pandemia COVID-19.

Ai është votuar nga 72 deputetë të Kuvendit të Kosovës, ndërkaq që nuk është përkrahur nga deputetët e subjektit më të madh opozitar, Lëvizjes Vetëvendosje. Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se ky ligj kap shifrën e rreth 600 milionë eurove.

Ky ligj parasheh që kontributpaguesit mund t’i tërheqin 10 për qind të kursimeve pensionale në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës. Sipas këtij ligji, kontributpaguesit që kanë kursime pensionale deri në shumën 10 mijë euro, në rast të tërheqjes së 10 për qindëshit nga ana e tyre, Qeveria e Kosovës do ta kompensojë atë brenda pesë vjetëve të ardhshme.

Sipas këtij ligji, të gjithë punëtorët e sektorit privat të regjistruar si të papunë, e që kanë qenë në marrëdhënie pune deri në shtator 2020, por që nga muaji tetor 2020 janë liruar nga punëdhënësi si pasojë e ndikimit të COVID -19, të paguhen nga ana e qeverisë së paku tre deri në katër muaj përkatës.

Po ashtu në bazë të ligjit do të themelohet granti në shumë prej 200 milionë eurosh, për ndihmë direkte financiare bizneseve, të cilat kanë vështirësi funksionimi si rezultat i ndikimit të COVID-19, ndërkaq që Qeveria e Kosovës do të lirojë nga TVSH-ja lëndën e parë, e cila prodhohet nga bizneset kosovare, pavarësisht se a eksportohet jashtë vendit apo jo.

Lexo edhe :   Rritet numri i viktimave në Kosovë, 294 raste të reja me koronavirus
Lexo edhe :   Bien shifrat në Kosovë, 1 viktimë nga Covid-19 në 24 orët e fundit

Ky ligj parasheh edhe një sërë masash tjera lehtësuese për bizneset në Kosovë.

Sipas Kushtetutës së Kosovës, pasi një ligj dekretohet nga presidenti ai publikohet në Gazetën Zyrtare. Ligji hyn në fuqi 15 ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës, përveç nëse, në vetë ligjin nuk përcaktohet ndryshe.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video/ Ronaldo shkruan historinë, Juventus fiton Superkupën e Italisë

Cristiano Ronaldo ka shkruar sonte historinë e futbollit botëror pasi u bë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave pasi shënoi për Juventusin...

Bajernit i mjafton një penallti për të mbajtur kreun, Lajpcig bën detyrën

Mjaftoi një penallti në minutën e 13-të për t’i dhënë Bajernit fitoren e dytë radhazi. Robert Levandovski nuk gaboi nga pika e bardhë e...

Vetëvendosja garon në zgjedhjet e 25 prillit, nesër prezanton kandidatët e parë

Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë do të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Ditën e nesërme, më 21 janar kjo forcë politike do të...

I përqafuar me bashkëshorten, Joe Biden mbërrin në Shtëpinë e Bardhë

Joe Biden ka mbërritur në Shtëpinë e Bardhë, ku do të fillojë orët e para të punës si President i SHBA, me firmosjen e...

Çfarë duhet të dini mbi historinë e Ditës së Përurimit të presidentit amerikan

E para Ditë e Përurimit në detyrë e presidentit të Shteteve të Bashkuara, ishte 30 prilli i vitit 1789, gjatë betimit të presidentit Xhorxh...