Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Komisioni Europian do të shpëtojë pushimet e verës

5 vjet ago
in Bota, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Komisioni Europian do të shpëtojë pushimet e verës

Komisioni Europian kërkon të mundësojë turizmin të paktën pjesërisht këtë verë. Ai jep rekomandime për shëndetin, hapjen e kufijve, transportin me shpresën se shtetet anëtare do t’i respektojnë ato.

“Pranvera ishte e vështirë, vera nuk duhet humbur”, thotë zëvendëspresidentja e Komisionit Europian, Margarete Vestager. Shumë qytetarë duan tani një lloj pushimi e shkëputjeje. Nga ana tjetër një e dhjeta e vëllimit ekonomik europian me miliona vende pune varet nga turizmi, shpjegon ajo. Për këtë KE kërkon të zhvillojë rregulla për “rrugë të sigurtë kthimi të turizmit këtë verë”. Vërtet Spanja, Italia, Greqia ndodhen para një vale falimentimesh në sektorin turistik.

Kuponët

Një temë që është e rëndësishme për shumë qytetarë në Europë janë kuponët që u dhanë nga shoqëritë e fluturimit dhe koncernet turistikë në javët e fundit për të mos i kthyer paratë për pushimet e dështuara apo fluturime që nuk u zhvilluan. Në Komisionin Europian janë shtuar ankesat, sepse qytetarët e BE kanë të drejtë për kthimin e parave. E kjo do të mbetet kështu, thotë Vestager. Kush i kërkon mbrapsht paratë e paguara për pushimet duhet t’i marrë ato. KE u ka shkruar letra 12 vendeve europiane për t’i kujtuar për këtë detyrim ligjor.

Zëvendëspresidentja e Komisionit Europian, Margrethe Vestager

Nga ana tjetër ka propozime, se si të bëhen më atraktivë kuponët, me qëllim që qytetarët të mos i kërkojnë paratë e tyre. Pas kësaj qëndron industria, që ka probleme likuiditeti. Por vetëm pak më vonë eurokomisionerja e BE për transportin, Adina Valean e kundërshton këtë. Ka vetëm letra të përgjithshme, jo paralajmërime për shkelje të së drejtës së BE, thotë ajo. Ditët e ardhshme ndoshta do të sqarohet, se cila nga komisioneret e BE ka të drejtë. E qartë është, që rregulloret e BE e mbrojnë konsumatorin e ata duhet t’i marrin paratë, por nga ana tjetër kemi problemet ekonomike të turizmit. Por ky është vetëm një nga rregullat, që vështirë se do të zbatohen këto kohë.

Hapi i parë – hapja e kufijve

Hap pas hapi do mundësohet udhëtimi në Europë e kjo fillon me hapjen e kufijve. “Ju nuk e dini, se ç’keni humbur vetëm kur ka ikur” citon komisionerja për çështjet e brendshme, Ylva Johansson një këngë popi. Përgjegjësia kryesore për kufijtë qëndron tek shtetet anëtare e ato këto kohë ndjekin secili rrugënt e vet. Ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer u shpreh, se dëshira është që nga mesi i qershorit të ketë liri të plotë lëvizjeje në Europë. Brukseli e ka bërë të qartë, se ujditë bilaterale mes vendeve duhet të vlejnë për të gjithë qytetarët që jetojnë aty. Nëse austriakët e gjermanët bien dakord të hapin kufijtë, kjo duhet të vlejë edhe për portugezët e italianët që jetojnë aty. “Nuk duhet të ketë diskrimimin”, thotë Johannson.

Eurokomisionerja e BE për transportin, Adina-Ioana Valean

Bazë për hapjen e kufijve do të jetë një gjendje e përafërt e epidemisë në vendet përkatëse. Që do të thotë infeksionet janë nën kontroll, ka kapacitete të mjaftueshme mjekësore, e sidomos teste për të gjetur infeksionet e reja. Po ashtu rregullat e higjienës e mbajtja e maskave në ambiente publike duhet të respektohen. Megjithatë kthimi në një lëvizje normale të udhëtimit do të jetë shumë i vështirë. KE nuk mund t’ua ndalë vendeve anëtare të krijojnë zona të veta të sigurta me fqinjët e tyre, por në plan afatgjatë kufizimet duhet të hiqen.

Lloj i ri pushimesh

“Do të jetë një lloj tjetër pushimi”, thotë Margrethe Vestager. “Ne duhet të jetojmë këtë verë me virusin”. Udhëtarët e personeli në restorante e hotele duhet të ndjehen të sigurtë. Zonat turistike duhet të përpiqen që të shmangin grumbullimet masive të njerëzve. Muzetë duhet të shesin biletat online e me intervale që të mos krijohen grupime të mëdha. Ideja është të zbatohen protokolle në pikat e pushimeve turistike si për pastrimin e dhomave, distanca në restorant, në pishina, plazhe etj.

Komisionerja e BE për çështjet e brendshme, Ylva Johansson

Komisioni Europian me paketën e tij të masave për turizmin ofron vetëm një orientim. Për shëndetësinë, kufijtë, higjienën, rregullat e transportit janë përgjegjëse vetë vendet anëtare. Brukseli mund të ofrojë vetëm këshilla. Për shembull idenë e Greqisë për certifikata testimi të Coronës, Brukseli nuk e sheh si zgjidhje, sepse statusi i infeksionit mund të ndryshojë shumë shpejt. Edhe lehtësimi i masave kufizuese në BE është kaotik, e nuk ka një pamje të njësuar europiane në këtë drejtim. /DW

Tags: ‘Komisioni Europian’plazhiregullat e reja

TË LIDHURA

‘Një turp i vërtetë’, Trump: Hetim për shkallët, audion dhe promterin në OKB
Bota

‘Një turp i vërtetë’, Trump: Hetim për shkallët, audion dhe promterin në OKB

09:43 | 25/09/2025
U gjet i vrarë mbrëmjen e djeshme, viktima la pas një djalë
Aktualitet

U gjet i vrarë mbrëmjen e djeshme, viktima la pas një djalë

09:32 | 25/09/2025
Mashtrimi i bizneseve nga hakera të huaj, kërkohet 10 vite burg për nigerianin që mori 25.000 euro
Aktualitet

Mashtrimi i bizneseve nga hakera të huaj, kërkohet 10 vite burg për nigerianin që mori 25.000 euro

09:19 | 25/09/2025
Next Post
Plagoset 50-vjeçari në Vlorë, ja për çfarë dyshon policia

Plagoset 50-vjeçari në Vlorë, ja për çfarë dyshon policia

Pasojat katastrofike të koronavirusit/ David Icke: Bota kontrollohet nga një sekt

Pasojat katastrofike të koronavirusit/ David Icke: Bota kontrollohet nga një sekt

“Maskara”, Irini Qirjako tregon kur e përndiqte burri i saj xheloz (VIDEO)

“Maskara”, Irini Qirjako tregon kur e përndiqte burri i saj xheloz (VIDEO)

JU REKOMANDOJMË

Spekulimet në media me shifra marramendëse për dasmën, reagon djali i Jozefina Topallit

Spekulimet në media me shifra marramendëse për dasmën, reagon djali i Jozefina Topallit

16:48 | 17/09/2025
“Ditë historike”, Braçe për Veliajn: Hera e parë që Këshilli Bashkiak shkarkon kryebashkiakun. Çështja s’duhej bërë kaq publike

“Ditë historike”, Braçe për Veliajn: Hera e parë që Këshilli Bashkiak shkarkon kryebashkiakun. Çështja s’duhej bërë kaq publike

14:57 | 23/09/2025
Flet personi që “spiunoi” zv.ministrin e Brendshëm me cigare: Si u ndjeva kur e pushuan nga puna

Flet personi që “spiunoi” zv.ministrin e Brendshëm me cigare: Si u ndjeva kur e pushuan nga puna

14:54 | 23/09/2025
Zgjidhet kryetari i komanduar i Bashkisë Cërrik

Zgjidhet kryetari i komanduar i Bashkisë Cërrik

16:45 | 17/09/2025




TË FUNDIT

‘Një turp i vërtetë’, Trump: Hetim për shkallët, audion dhe promterin në OKB
Bota

‘Një turp i vërtetë’, Trump: Hetim për shkallët, audion dhe promterin në OKB

by mirseda
09:43 | 25/09/2025
0

Presidenti amerikan Donald Trump po kërkon një hetim pas asaj që e përshkroi si një “sabotim të...

U gjet i vrarë mbrëmjen e djeshme, viktima la pas një djalë

U gjet i vrarë mbrëmjen e djeshme, viktima la pas një djalë

09:32 | 25/09/2025
Mashtrimi i bizneseve nga hakera të huaj, kërkohet 10 vite burg për nigerianin që mori 25.000 euro

Mashtrimi i bizneseve nga hakera të huaj, kërkohet 10 vite burg për nigerianin që mori 25.000 euro

09:19 | 25/09/2025
Pagoi 2.5 milionë euro, Prokuroria italiane tërheq akuzën për menaxherin e njohur shqiptar

Pagoi 2.5 milionë euro, Prokuroria italiane tërheq akuzën për menaxherin e njohur shqiptar

09:15 | 25/09/2025
Seanca paraprake në GJKKO për Metën, vendoset sot nëse dosja kalon për gjykim, kthehet në SPAK apo…

Seanca paraprake në GJKKO për Metën, vendoset sot nëse dosja kalon për gjykim, kthehet në SPAK apo…

08:47 | 25/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com