Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Komisionet hetimore të Kuvendit mbetën peng i përplasjeve politike

4 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Komisionet hetimore të Kuvendit mbetën peng i përplasjeve politike

Në nisje të sesionit të ri, opozita premtoi “ofensivë parlamentare” me anë të komisioneve hetimore. E rikthyer në Kuvend më shumë se dy vite pas dorëzimit të mandateve, Partia Demokratike kërkoi hetim për zgjedhjet e 25 prillit, për aferën e inceneratorëve si dhe për humbjen e gjyqit të arbitrazhit mes qeverisë shqiptare dhe ish-pronarit të Agon Channel, Francesco Becchetti.

Mazhoranca përdori forcën e kartonave për të bllokuar hetimin parlamentar për çështjen “Becchetti”, por votoi dy komisionet e tjerë, të cilët nisën nga puna në tetor me një mandat 3-mujor.

Por kur afati ligjor është drejt skadimit, dy komisionet e ngritura kanë bërë pak progres dhe asnjëri prej tyre nuk e ka nisur hetimin.

Komisionet hetimore parlamentare janë mekanizma në duart e Kuvendit dhe në veçanti të minorancës për të mbikëqyrur zbatimin e ligjit për çështje të caktuara.  Por ngjashëm me të shkuarën, edhe komisionet aktuale janë dominuar nga strategjitë e bllokimit dhe përplasjet politike.

Për ekspertët ligjorë, dështimi i komisioneve hetimore parlamentare është tashmë një rregull në historinë e parlamentit shqiptar.

Kristaq Kume, drejtor i Institutit shqiptar për Zhvillimin e Sistemit të Zgjedhjeve i tha BIRN se faktorët që ndikojnë në dështimin e hetimeve parlamentare janë tregues i kulturës demokratike dhe shtetformuese të Shqipërisë.

“Janë pasqyrë e aftësive dhe përvojave të shoqërisë për të nxitur, formuar dhe zhvilluar institucionet politike, mazhorancë dhe opozitë, të afta për të qeverisur sipas kërkesave të shtetit ligjor dhe shtetit të së drejtës,” tha Kume.

Rezistenca e institucioneve

Prej mbledhjes së parë të datës 2 nëntor, komisioni parlamentar për hetimin e procedurave të dhënies me koncesion të tre impianteve të mbetjeve urbane, i drejtuar nga deputetja demokrate, Jorida Tabaku është përballur me rezistencë.

Një numër i madh institucionesh shtetërore dhe private kanë refuzuar të japin informacionin e kërkuar nga komisioni, ose kanë dërguar vetëm informacion “të aksesueshëm publikisht” duke e vënë punën e tij para një dileme të vërtetë për vazhdimësinë.

Ndërsa punimet e komisionit kanë ngecur, një hetim i Prokurorisë së Posaçme, SPAK çoi në pranga ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka dhe shpalli në kërkim dy administratorët e kompanive të inceneratorëve, Stela Gugallja dhe Klodian Zoto.

Kryetarja e komisionit, Jorida Tabaku i konsideroi hetimet e Prokurorisë të pamjaftueshme, ndërsa theksoi se komisioni hetimor duhet të vazhdojë punën për të vërtetuar akuzat edhe për ish-ministra dhe zyrtarë të tjerë të përfshirë në koncesionet e inceneratorëve në Fier dhe Tiranë.

Tabaku i tha BIRN se ka kërkuar zyrtarisht zgjatjen e afatit të komisionit, pasi nën dritën e provave dhe fakteve të reja që sjell arrestimi i ish- ministrit Koka, ‘ky komision nuk mund të mbyllet kështu”.

Tabaku akuzoi mazhorancën dhe institucionet publike se nuk kanë qenë bashkëpunuese për vijimin e hetimit.

“Mazhoranca me sa duket nuk ka pasur qëllimin që të ndihmojë hetimin e kësaj afere korruptive, por ka dashur të shtyjë në kohë hetimin nga komisioni parlamentar,” tha ajo.

Pengesë tjetër për hetimin është bërë dhe refuzimi i institucioneve për të vënë në dispozicion provat, që nga pagesat e Thesarit e deri tek transaksionet bankare të kompanive koncensionare.

“Refuzimi për t’iu përgiigjur thirrjes së Komisionit Hetimor për të vendosur në dispozicion provat e kërkuara nga ky komision është shenjë e qartë e kompromentimit që ka qeveria me këtë aferë,” shtoi Tabaku.

Ndërkohë, komisioni hetimor për zgjedhjet e 25 prillit është deklaruar i bllokuar nga kryetari Enkelejd Alibeaj në mbledhjen e fundit të datës 24 nëntor, ku mazhoranca votoi një plan hetimor në mënyrë të njëanshme.

Nga 8 mbledhje të zhvilluara gjithsej, disa dështuan për shkak të taktikave të palëve për të mos u marrë vesh, të tjerat u mbizotëruan nga debatet për procedurë apo akuzat politike.

Alibeaj nuk bëri komente të mëtejshme i pyetur nga BIRN, ndërkohë që në funksionin e kryetarit ai nuk ka thirrur mbledhje të re të komisionit gjatë dhjetorit.

Më 14 janar, ky komision përfundon afatin ligjor pa arritur dot të realizojë hetim për parregullsitë e procesit zgjedhor.  Komisioni shërbeu vetëm si arenë akuzash politike.

“Instrumente politike”

Njësoj si në të shkuarën, ekspertët që vëzhgojnë sistemin parlamentar në Shqipëri patën pritshmëri të ulëta nga komisionet hetimore të sesionit të ri parlamentar.

Sipas Kumes, edhe një tjetër herë mekanizmat e kontrollit parlamentar u shfrytëzuan për të bërë politikë.

“Ata [komisionet] janë përdorur si instrumente dhe mundësi për të bërë politikë dhe shumë pak, për të mos thënë asnjëherë, nuk është arritur që nëpërmjet tyre, të realizohen produkte që do të shërbenin për trajtimin dhe zgjidhjen e problemit ose çështjeve të kërkuara si objekt hetimi prej tyre,” tha Kume.

Kume shtoi gjithashtu se problemi i funksionimit të komisioneve është edhe ligjor, ndaj sugjeron ndryshimin e legjislacionit për një funksionim të tyre.

“Në thelbin e tyre këto komisione do të duhet të shërbejnë si instrumente parlamentare për përfshirjen e opozitës, por ligji i ka dhënë mazhorancës peshën e vendimmarrjes,” tha Kume.

“Nëse i referohemi qëllimit pse legjislacioni e parashikon ngritjen e komisioneve parlamentare… parashikimi në ligj i mundësisë vendimmarrëse për opozitën është rrjedhojë logjike, që kushtëzon efektivitetin e tyre,” shtoi ai.

Sipas Kumes, opozita duhet të kërkojë ndryshime ligjore për vendimarrjen dhe mazhoranca duhet t’i pranojë ato.

“Kështu besoj se do t`i jepet fund shpenzimit “pa bereqet” të energjive  në komisione parlamentare hetimore që ngrihen, mblidhen, shpenzojnë kohë dhe para, por ‘prodhojnë’ vetëm lëndë për politikën e ditës,” përfundon ai. /reporter.al

Tags: komisioni hetimorTabaku

TË LIDHURA

Minatori plagoset gjatë punës në minierën e bakrit, në Mirditë! Dërgohet te Trauma
Aktualitet

Minatori plagoset gjatë punës në minierën e bakrit, në Mirditë! Dërgohet te Trauma

12:10 | 13/03/2026
Një ditë pas seancës për Ballukun, Rama sot konferencë për shtyp
Aktualitet

Një ditë pas seancës për Ballukun, Rama sot konferencë për shtyp

11:25 | 13/03/2026
Plagoset minatori i kompanisë “Tete Albania”, aksident i rëndë në minierën e bakrit në Spaç
Aktualitet

Plagoset minatori i kompanisë “Tete Albania”, aksident i rëndë në minierën e bakrit në Spaç

11:23 | 13/03/2026
Next Post
Tenderi i uniformave të policisë, 1 vit burg për ish-drejtoreshën Naqellari

Tenderi i uniformave të policisë, 1 vit burg për ish-drejtoreshën Naqellari

Specialisti i turizmit humbi jetën, pasi ra në humnerë teksa bënte xhirime

Specialisti i turizmit humbi jetën, pasi ra në humnerë teksa bënte xhirime

Sporti shqiptar në zi, shuhet ikona Vladimir Grillo

Sporti shqiptar në zi, shuhet ikona Vladimir Grillo







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
Donald Trump nuk ndalet: Pas Iranit, radhën e ka…

Donald Trump nuk ndalet: Pas Iranit, radhën e ka…

11:27 | 06/03/2026




TË FUNDIT

Minatori plagoset gjatë punës në minierën e bakrit, në Mirditë! Dërgohet te Trauma
Aktualitet

Minatori plagoset gjatë punës në minierën e bakrit, në Mirditë! Dërgohet te Trauma

by mirseda
12:10 | 13/03/2026
0

Një aksident në punë është regjistruar në minierën e bakrit në zonën e Spaçit në Mirditë, ku...

Përshkallëzimi i konfliktit/ Netanyahu: Nuk përjashtojmë eliminimin e Mojtaba Khameneit

Përshkallëzimi i konfliktit/ Netanyahu: Nuk përjashtojmë eliminimin e Mojtaba Khameneit

12:08 | 13/03/2026
Një ditë pas seancës për Ballukun, Rama sot konferencë për shtyp

Një ditë pas seancës për Ballukun, Rama sot konferencë për shtyp

11:25 | 13/03/2026
Izraeli: Do shkatërrojmë infrastrukturën e Hezbollahut

Izraeli: Do shkatërrojmë infrastrukturën e Hezbollahut

11:23 | 13/03/2026
Plagoset minatori i kompanisë “Tete Albania”, aksident i rëndë në minierën e bakrit në Spaç

Plagoset minatori i kompanisë “Tete Albania”, aksident i rëndë në minierën e bakrit në Spaç

11:23 | 13/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com