Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Komisioneri i BE-së bën deklaratën e fortë, Rama flet për marrëveshjen

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Komisioneri i BE-së bën deklaratën e fortë, Rama flet për marrëveshjen

Nis sot zbatimi i marrëveshjes me BE për “blindimin” e kufijve tanë, që do të monitorohen nga 50 oficerë të FRONTEX. Pas fjalës së mbajtur nga Komisioneri Evropian për Migracionin, Çështjet e Brendshme dhe Shtetësinë, Dimitris Avramopoulos, ka folur edhe kreu i qeverisë Edi Rama.

Frontex ‘blindon’ kufijtë shqiptarë/ Avramopoulos: Dua ta shoh Shqipërinë në BE

Ai tha se duhet të ndjehemi krenarë, pasi do bëhemi pjesë e një projekti të rëndësishëm për Europën. Më tej Rama shtoi se nisja e zbatimit të këtij projekti, një marrëveshje që e bën Shqipërinë të jetë vendi i parë në Ballkan që do të monitorojë të gjithë perimetrin e jashtëm, përbën një arsye për të qenë të vetëdijshëm se sa e rëndësishme është të kemi sukses në këtë projekt. Me këtë marrëveshje, tha Rama, ne kthemi në një kontributor të drejtpërdrejtë, por dhe në luftën kundër krimit të organizuar, e vendos në një pozicion më të veçantë, në aspektin e dhënies së kontributit por dhe përfitimet nga pjesëmarrja në këtë projekt.

Fjala e Ramës

“Jam i lumtur, së pari për arsyen se përse jemi sot këtu, një arsye e qenësishme për tu ndjerë krenarë që bëhemi pjesë e një projekti tejet të rëndësishëm për Europën, dhe arsye tjetër është personale.

Për faktin se jam sot me një mik shumë të vjetër, koha bën të vetën, që në disa role ka treguar me vepra një miqësi shumë të sinqertë, jo vetëm ndaj meje, por Shqiptarisë, komisioneri Dimitris Avramopoulos, pa të cilin pa diskutim edhe ky projekt që sot nis të jetësohet, zor se do të ishte imagjinuar e jo realizuar.

Kështu që me vetëdijen e të qenë në një konflikt interesi për shkak të marrëdhënies personale që kemi, doja ta falenderoja me gjithë zemër për praninë dhe dedikimin ndaj një fushe ku, kur e mori detyrën, mua mu duk sikur i kishin lënë pjesën më të minuar në zonën e interesave dhe sfidave të KE, por sot mund të thuhet me plot gojën se është bërë një progres i madh”, u shpreh Rama.

“Prania në Tiranë të të gjithë juve në fillim të marrëveshjes së patrullimit të kufijve, është shumë domethënëse për vëmendjen dhe mbështetjen e BE ndaj Shqipërisë, në kuadër të përmbushjes së rolit tonë si një vend kandidat në BE, me ambicie për të qenë nesër anëtarë, por dhe se falë jush dhe përmes jush ne do të jemi në gjendje ti tregojmë miqve dhe partnerëve të BE, edhe më mirë dhe me fakte shprehjen e vullnetit tonë të palëkundur për të qenë në këtë copëz të Europës, një partner dhe vend tërësisht i besueshëm.

Nisja e zbatimit të këtij projekti, një marrëveshje që e bën Shqipërinë të jetë vendi i parë në Ballkan që do të monitorojë të gjithë perimetrin  e jashtëm, përbën një arsye për të qenë të vetëdijshëm se sa e rëndësishme është të kemi sukses në këtë projekt.

Më këtë marrëveshje, në kthehemi në një kontributor të drejtpërdrejtë, por dhe në luftën kundër krimit të organizuar, e vendos në një pozicion më të veçantë, në aspektin e dhënies së kontributit, por dhe përfitimet nga pjesëmarrja në këtë projekt.

Përfitimet janë disa, marrëveshja i hap rrugë bashkëpunimit të shkëmbimit të informacionit, analizës së riskut, dhe përballimit të fluksit migratore nga vendet e tjera.

Shqipëria është përballur me një rritje të fluksesve të migracionit 6.7 herë më shumë në 2018 krahasuar me atë 2017, dhe 26.5 % më shumë këtë vit, janar-prill, krahasuar me një vit më parë.

Nuk jemi një vend ku ata që vijnë, shihen si rrezik apo si problem, për arsye të traditës sonë, dhe nuk jemi një vend ku janë dëgjuar ndonjëherë klithma për shkak të prurjeve nga vendet e tjera. Jemi në vend që jo shumë larg në kohë, ka strehuar gjysmë milioni refugjatë luftë në këtë vend të vogël, pa i kërkuar askujt asgjë, dhe siç e shikoni jemi këtu, jemi gjallë. Shumë më mirë seç ishim në atë kohë, dhe kemi të shënuar në librin e historisë sonë një faqe që jemi të gjithë krenar”.

Tags: beFrontexmarreveshjerama

TË LIDHURA

Hoxha: Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist
Aktualitet

Hoxha: Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist

20:51 | 04/04/2026
Berisha “djeg” Florian Binajn për Tiranën: Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer
Aktualitet

Berisha “djeg” Florian Binajn për Tiranën: Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer

20:50 | 04/04/2026
Plagoset emigranti në Shkodër, ndryshon dëshminë: tha se ishte futbollist i KF Shirokës
Aktualitet

Plagoset emigranti në Shkodër, ndryshon dëshminë: tha se ishte futbollist i KF Shirokës

19:18 | 04/04/2026
Next Post
Eliminatoret/ Edi Reja i habit të gjithë me lojtarët e grumbulluar

Eliminatoret/ Edi Reja i habit të gjithë me lojtarët e grumbulluar

Bushati: Si u shpërblye me 4 rroga gardisti i 21 Janarit, sot kandidat i PS për Bashkinë e Matit

Bushati: Si u shpërblye me 4 rroga gardisti i 21 Janarit, sot kandidat i PS për Bashkinë e Matit

“Nuk është firma ime”/ Kandidati i BD-së për Kavajën nxjerr blof Patozin

“Nuk është firma ime”/ Kandidati i BD-së për Kavajën nxjerr blof Patozin







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026
Letër prekëse për Arbër Hajdarin në “Goca dhe Gra”: Je djalë “babë”, të besova familjen

Letër prekëse për Arbër Hajdarin në “Goca dhe Gra”: Je djalë “babë”, të besova familjen

22:54 | 03/04/2026




TË FUNDIT

Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin
Showbizz

Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin

by mirseda
23:18 | 04/04/2026
0

Greta Kazazi, ish-banore e Big Brother VIP, hapi zemrën duke rrëfyer njohjen me partnerin e saj dhe...

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:15 | 04/04/2026
Irani i kthen paralajmërimin Trumpit: I gjithë rajoni do të kthehet në ferr për ju, do të fundoseni!

Irani i kthen paralajmërimin Trumpit: I gjithë rajoni do të kthehet në ferr për ju, do të fundoseni!

23:08 | 04/04/2026
“Ka treguar disrespekt ndaj familjes së saj”/ Miri dhe Rogerti përplasen me Selin

“Ka treguar disrespekt ndaj familjes së saj”/ Miri dhe Rogerti përplasen me Selin

23:06 | 04/04/2026
“Ferri do të mbretërojë”, Trump ultimatum 48-orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit

“Ferri do të mbretërojë”, Trump ultimatum 48-orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit

22:14 | 04/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com