E mërkurë, 28 Tetor, 2020
16 C
Tirana

“Nuk është firma ime”/ Kandidati i BD-së për Kavajën nxjerr blof Patozin

Më të lexuarat

Humb betejën me virusin specialistja e Shëndetit Publik në Tiranë

Pandemia çdo ditë e më shumë po shkakton humbje jete, dhe një numër të lartë të infektuarish. Humbje jete ka patur po kështu edhe nga...

Kodi Zgjedhor/ Venecia i kthen përgjigje Metës: Do e shqyrtojmë në dhjetor

Presidenti i Komisionit të Venecias, i ka dërguar një letër Presidentit Ilir Meta, lidhur me kërkesën e këtij të fundit për të dhënë një...

“Nuk debatoj me burra me zë të hollë”/Shpërthen Murrizi: Rruaj vetullat Vehap

Një situatë tallëse dhe aspak serioze është krijuar mbrëmjen e djeshme në “Open”. Shpeshherë situata ka dalë jashtë kontrollit, nga gjuha aspak etike e...

Covid në vend: Në 24 orë 288 raste, numër i ulët i të shëruarve

Në 24 orët e fundit, është regjistruar një rënie e lehtë  e rasteve të reja me Covid-19 në vend. Ministria e Shëndetësisë, informon se 288...

Bum infektimesh/Franca merr vendimin ekstrem, në karantinë për të paktën 1 muaj

Franca ndodhet mes pesë vendeve më të goditura në botë nga koronavirusi. Gjatë 24 orëve të fundit, Franca ka regjistruar 33.417 raste të reja...

“Do përjetojmë situatën e Italisë”, mjekja shqiptare në Gjermani jep alarmin

Sikundër Franca, edhe Gjermania pritet të ashpërsojnë masat e kufizimit, teksa rritet numri i të infektuarve me koronavirus nëpër Evropë. Mjekja Marsela Ceno, e...

Të rinjtë përplasen me policinë, çfarë ndodhi mbrëmë në Tiranë (VIDEO)

Mbrëmjen e djeshme në Tiranë ka ndodhur një përplasje mes efektivëve të policisë, dhe tre të rinjve. "Ora News" ka publikuar pamjet e efektivëve të...

Mbi 30 milionë kinezë banojnë ende në shpella, ja cila është arsyeja

Rreth 30 milion kinezë jetojnë ende në shpella. Dhe mbi 100 milionë të tjerë banojnë në shtëpi me një ose më shumë mure të...

E përjashtojnë nga emisioni/ Nuk ndalet Shqipja, bën deklaratën e radhës

Emisioni ‘Përputhen’ përjashtoi nga emisioni konkurrenten Shqipe Hysenaj. Ajo bullizoi një prej çunave, dhe dy vajzat, Tean për peshën e saj dhe Anën për...

Video/ Ekzekutohet me raketë ministri i Mbrojtjes në Armeni

Përshkallëzohet lufta mes Armenisë dhe Azerbajxhanit. Mediat botërore raportojnë se është ekzekutuar me raketë ministri i Mbrojtjes i rajonit separatist armen të Artsakh. Siç shihet dhe...

Një tjetër kandidat i partisë së Astrit Patozit është tërhequr nga kandidimi. Bledar Sinella ka dorëzuar në KQZ një letër, në të cilën kërkon çregjistrimin nga zgjedhjet. Por më e rëndë është fakti se ai është shprehur se nuk është firma e tij në dokumentet me të cilët është bërë regjistrimi i tij në KQZ për zgjedhjet lokale.

Ai bën me dije përmes një letre se është njoftuar në media lidhur me vendimin e marrë nga Bindja Demokratike. Kjo forcë politike ka depozituar kandidaturën e tij në KQZ,  pa marrë dakordësinë përfundimtare. Bledar Sinella e gjen të udhës të shpjegojë se nuk ka paraqitur asnjë dokument të nënshkruar prej tij as në KZAZ Kavajë nr. 42, as në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Ndodhur në këto kushte, Sinella deklaron publikisht largimin nga Bindja Demokratike, dhe tërheqjen nga kandidimi për Bashkinë e Kavajës.

DREJTUAR: KOMISIONIT QENDROR TË ZGJEDHJEVE

KOMISIONIT ZONAL TË ADMINISTRIMIT TË ZGJEDHJEVE (KZAZ) KAVAJË NR. 42

LËNDA: SHPREHJE VULLNETI PËR TË MOS KANDIDUAR DHE NJOFTIM PËR TËRHEQJEN NGA KANDIDIMI

Disa ditë më parë jam kontaktuar nga Bindja Demokratike për të vlerësuar mundësinë për kandidimit tim për Bashkinë Kavajë. Kam shprehur dakordësinë në parim, me premtimin se do të diskutoja përfundimisht mbi këtë mundësi në një moment tjetër, pasi të mblidhja edhe firmat mbështetëse të qytetarëve.

Në media jam njohur me faktin se Bindja Demokratike e ka depozituar kandidaturën time në KQZ, pa marrë dakordësinë time përfundimtare mbi këtë veprim, dhe pa më dhënë mundësinë që të testoja mbështetjen nëpërmjet nënshkrimit të jo më pak se 1 % të listës së zgjedhësve, siç ligji e kërkon. Për këtë arsye, deklaroj me përgjegjësi të plotë ligjore se unë nuk kam paraqitur asnjë dokument të nënshkruar prej meje as në KZAZ Kavajë nr. 42, as në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Lexo edhe :   Krijimi i partive të reja, Patozi: 'Thërrmimi' i PD mund të dali për mirë
Lexo edhe :   Krijimi i partisë së re, Patozi i kthehet analistit: Të paktën nuk është bandë

Nisur nga mungesa e mbështetjes nëpërmjet nënshkrimit të jo më pak se 1 % të listës së zgjedhësve, si dhe situatës politike në vend, duke qenë i ndërgjegjshëm mbi pasojat që ka për Kavajën dhe Shqipërinë zhvillimi i zgjedhjeve pa opozitën, gjykoj se unë nuk mund të bëhem pjesë e këtyre zgjedhjeve.

Si qytetar i Kavajës, qytet i cili ka nisur i pari përpjekjet për rrëzimin e regjimit diktatorial, emri dhe figura ime nuk më lejon që unë të shërbej si fasadë e përpjekjes për të rikthyer edhe një herë në Shqipëri një regjim tjetër një partiak. Zgjedhjet janë të vërteta, kur ka garë reale dhe kur zhvillohen në një klimë që mundëson shpalosjen e alternativave për qytetin. Kjo nuk është e mundur të ndodhë në 30 Qershor.

Vlerësoj se beteja për zgjedhje të lira e të ndershme është rruga e duhur për Kavajën dhe Shqipërinë, dhe jo zgjedhjet fasadë.

Në këto rrethana, deklaroj largimin nga Bindja Demokratike dhe tërheqjen time nga kandidimi për Bashkinë e Kavajës.

Lutem ndjekjen e procedurave ligjore për mosregjistrimin apo çregjistrimin tim si kandidat, për sa kohë unë nuk kam shprehur dakordësinë time për kandidim dhe nuk kam plotësuar personalisht deklaratën e kandidimit për Kryetar Bashkie apo Formularin e Dekriminalizimit.

Me konsideratë të lartë,

BLEDAR SINELLA

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Ja pse Greqia ruan prej 80 vitesh Ligjin e Luftës me Shqipërinë 

Çdo 28 tetor, Greqia kremton festën e saj më të rëndësishme kombëtare: Jo-në ndaj ultimatumit të Benito Musolinit për të kapitulluar, dhe luftën kundër...

A mund ta konsiderojmë të përfunduar tranzicionin në Shqipëri?

Nga: Adrian Civici Politologu Jacques Rupnik, një nga specialistët më të mirë e më të vlerësuar të problematikës së Evropës Qendrore e Lindore, duke analizuar...

“Luftë doni, luftë do të ketë!”, Patozi tregon prapaskenat e zgjedhjeve

Ish-deputeti i PD-së, aktualisht kryetar i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, ka shpërndarë një shkrim të gazetës 'Rilindja Demokratike', ku ndodhen 4 personazhe që janë...

Rama nuk ndalet: Mbylleni grevën dhe ulemi qajmë hallin

Naftëtaret e Ballshit janë në ditën e 14-të të grevës së tyre. Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama vijon që të përsërisë thirrjen e...

Ish-gruaja e tij e mallkoi, Fjolla Morina publikon fotot krah biznesmenit

Këngëtarja e njohur Fjolla Morina, po përjeton një histori të bukur dashurie. Ajo momentalisht ndodhet në një shtëpi me qira në qytetin e Kukësit,...