Nato ka vlerësuar maksimalisht forcat komando shqiptare që janë të alokuara në Herat. Me një ceromoni ushtarake, komandot e batalonit të II të këmbësorisë kanë marrë medaljet dhe vlerësimet maksimale nga eprorët e tyre në Nato.
Mësohet se profesionalizmi dhe disiplina e treguar në kryerjen e detyrave të ngarkuara ka qenë motivacioni kryesor.
Lajmi është bërë i ditur nga Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e cila i ka kushtuar edhe një postim në facebook këtij momenti.
“Kosova ka ushtri sipas modelit të NATO”, Haradinaj: Të përkushtuar për sigurinë
Postimi i saj në facebook:
Vajzat dhe djemtë e kompanisë së III “Puma” të batalionit të II të këmbësorisë me shërbim në Herat u vlerësuan nga NATO për profesionalizmin dhe disiplinën e treguar në kryerjen e detyrave të ngarkuara në misionin Resolute Support.