Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Kolegji Zgjedhor duhet ndryshuar, deformon vullnetin e votuesve amerikanë

5 vjet ago
in Bota, Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Kolegji Zgjedhor duhet ndryshuar, deformon vullnetin e votuesve amerikanë

Nga: Robert Alexander “CNN”

Kolegji Zgjedhor, ka qenë një temë e diskutueshme gjatë viteve të fundit. Njerëzit kanë tendencën të kenë mendime shumë të polarizuara në lidhje me institucionin. Ai kritikohet nga qytetarët që besojnë se ai avantazhon ose disavantazhon një kandidat të caktuar.

Idealisht, një sistem i mirë zgjedhor duhet të jetë neutral, ku asnjë parti, kandidat apo rajon nuk përparon në kurriz të tjetrit. E megjithatë, kjo është ndër kritikat kryesore që dëgjojmë për sistemin tonë.

Për shembull, në prag të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016, unë dhashë një leksion në Universitetin e Kalifornisë mbi Kolegjin Zgjedhor, dhe u përballa me shumë paqartësi dhe zhgënjim.

Shumë studentë më pyetën se përse votuesit në Ohajo duhet të jenë më të rëndësishëm se sa ata në Kaliforni. Unë u thashë se edhe vetë kisha shumë rezerva mbi Kolegjin. Mbi të gjitha, për faktin se zgjedhjet presidenciale përcaktohen në përgjithësi nga vetën pak shtete të ashtuquajtura “të lëkundura”.

Kjo ka bërë që kohët e fundit, shumë ekspertë të bëjnë thirrje për heqjen e Kolegjit Zgjedhor në favor të një votimi kombëtar popullor. Por kritikët e kuptojnë sa i qëndrueshëm ka qenë ky institucioni, duke u mbijetuar gati 800 përpjekjeve për ta ndryshuar ose shfuqizuar atë gjatë historisë së SHBA-së.

Edhe shumica e ndryshimeve kanë ndodhur vetëm në nivel shtetëror. Pas një votimi popullor kombëtar, disa kanë argumentuar për një formë të përfaqësimit proporcional, të ngjashëm me atë që përdorin Mein dhe Nebraska. Besohet se kjo mund të jetë një mënyrë për ta demokratizuar disi Kolegjin Zgjedhor, dhe për të prodhuar fushata që kanë më shumë shtrirje kombëtare.

Por, një plan i tillë nuk ka problemet e veta. Së pari, është e rëndësishme që ta pranojmë se procesi i Kolegjit Zgjedhor, i bën kandidatët të injorojnë shumicën e shteteve në të gjithë vendin. Ashtu si në vitin 2016, shumica e shteteve në zgjedhjet e këtij vitit, nuk ishin në fokusin e fushatave presidenciale për votat e tyre.

Dhe këtu përfshihen shtete shumë të populluara si Kalifornia dhe Nju Jorku, por edhe shtete më pak të populluara si Montana, Dakota dhe Uajoming. Gjatë 9 javëve të para të fushatës presidenciale të këtij viti, pjesa më e madhe e tubimeve presidenciale ndodhën në vetëm 12 shtete, dhe 85 për qind e tyre ndodhën në vetëm 8 shtete.

Ndërkohë,rreth 90 për qind e shpenzimeve të fushatave televizive u kryen në vetëm 6 shtete deri në mesin e tetorit (Pensilvani, Florida, Uiskonsin, Miçigan, Arizona dhe Karolina e Veriut). Shumica e shteteve, nuk panë asnjë vizitë të vetme të ndonjërit prej kandidatëve.

Kjo është veçanërisht e vërtetë për shtetet që kanë pak vota të Kolegjit Zgjedhor. Dy përjashtime të dukshme janë Mein dhe Nebraska. Këto janë dy shtetet e vetme që i japin votat e tyre elektorale në bazë të asaj se kush fiton në rrethin e tyre kongresual.

Në vitin 2008, Barak Obama mori një votë elektorale në rrethin e dytë kongresual të Nebraskës. Në vitin 2016, Donald Trump fitoi një votë elektorale në rrethin e dytë kongresual të Meinit. Këtë vit, të dy këto rrethe kongresiste kanë marrë vëmendje nga fushatat presidenciale.

Të gjitha shtetet e tjera përdorin metodën “fituesi i merr të gjitha”, e cila jep të gjitha votat elektorale të një shteti kandidatit që ka shumicën e votave në atë shtet.

Kjo metodë mund të çojë në disa rezultate goxha jo-proporcionale, të cilat më shpesh shërbejnë për të amplifikuar diferencën midis totalit të votave të një kandidati dhe totalit të votave të tij elektorale.

Për shembull, në vitin 1992, Bill Klinton fitoi pak më shumë se 43 për qind të votës popullore, por gati 69 për qind të votave të Kolegjit Zgjedhor. Në vitin 1980, Ronald Regan fitoi 51 për qind të votës popullore, por 91 për qind të votave të Kolegjit Zgjedhor.

Disa ekspertë dyshojnë se ”efekt i zmadhimit” siguron legjitimitet, duke e amplifikuar totalin e votave të një kandidati në Kolegjin Zgjedhor, sidomos në garat shumë tëngushta.

Por ai mund të ketë pasoja veçanërisht të rëndësishme në disa rrethana. Një rast i tillë janë zgjedhjet e vitit 2016. Ndërsa Trump dhe Klinton fituan secili rreth 47 për qind  të votave në Miçigan, Trump ishte në avantazh me vetëm 0.2 për qind, e megjithatë ai fitoi 100 për qind të 16 votave elektorale të këtij shteti.

Ithtarët e planit të qarqeve,sugjerojnë se ai pasqyron më saktë dëshirat e elektoratit. Besohet se ai do të hiqte qafe idenë se ka vota të humbura në shtetet jo-konkurruese, dhe do të promovonte një mjet më përfaqësues për të zgjedhur presidentin e SHBA-së. Por edhe ky sistem ka grackat e tij, ku harta elektorale mund të hartohet në një mënyrë të tillë që të favorizojë një parti politike mbi të tjerat. Pavarësisht nga ajo që do të ndodhë në këto zgjedhje, Kolegji Zgjedhor do të vazhdojë të jetë një burim polemikash.

Burimi i lajmit: https://edition.cnn.com/2020/11/02/opinions/problem-changing-the-electoral-college/index.html

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: Kolegji ZgjedhorSHBAZgjedhjet

TË LIDHURA

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?
Editorial - Opinione

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

22:35 | 05/07/2025
Vala e të nxehtit merr 18 jetë, ndalohet puna pas mesditës
Bota

Vala e të nxehtit merr 18 jetë, ndalohet puna pas mesditës

22:17 | 05/07/2025
Zelensky zbardh detaje nga biseda me Trump: Ishte më e mira që kam patur ndonjëherë
Bota

Zelensky zbardh detaje nga biseda me Trump: Ishte më e mira që kam patur ndonjëherë

22:16 | 05/07/2025
Next Post
Alarm në Vjenë/Qytetarët të frikësuar pas zhurmës së sirenave të 20 automjeteve

Alarm në Vjenë/Qytetarët të frikësuar pas zhurmës së sirenave të 20 automjeteve

Revoltohet menaxherja e fushatës së Biden: Numërimi nuk do të ndalet

Revoltohet menaxherja e fushatës së Biden: Numërimi nuk do të ndalet

Kandidati që kishte vdekur nga koronavirusi, fiton zgjedhjet në SHBA

Kandidati që kishte vdekur nga koronavirusi, fiton zgjedhjet në SHBA

JU REKOMANDOJMË

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025
Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

17:15 | 03/07/2025
Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

15:48 | 30/06/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Sinjale të qarta për zemrën, mendjen dhe financat – ja çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj sot.

08:09 | 30/06/2025




TË FUNDIT

Ronaldo mungon në funeralin e Diogo Jotës dhe vëllait të tij
Sport

Ronaldo mungon në funeralin e Diogo Jotës dhe vëllait të tij

by mirseda
22:56 | 05/07/2025
0

Në funeralin e Diogo Jotës dhe Andre Silvës, ishin qindra personalitete të futbollit. Mungesa që ra më...

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

22:35 | 05/07/2025
Dëmtim tronditës për Musialën, u përplas me Donnarummën: “Lutjet e mia për ty!”…

Dëmtim tronditës për Musialën, u përplas me Donnarummën: “Lutjet e mia për ty!”…

22:33 | 05/07/2025
Fiton ndaj Bayern, PSG gjysmëfinalistja e parë Kupës së Botës

Fiton ndaj Bayern, PSG gjysmëfinalistja e parë Kupës së Botës

22:19 | 05/07/2025
Vala e të nxehtit merr 18 jetë, ndalohet puna pas mesditës

Vala e të nxehtit merr 18 jetë, ndalohet puna pas mesditës

22:17 | 05/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com