Një prezencë e shtuar e forcave të policisë, ka alarmuar banorët në Vjenë. Kjo duke marrë shkas edhe nga sulmi terrorist që përjetuan dy ditë më parë. Të paktën 14 persona janë arrestuar në Austri gjatë bastisjeve në 18 prona, pas sulmit vdekjeprurës në qendër të Vjenës të hënën në mbrëmje.
Policia austriake ka kryer një seri bastisjesh, dhe ka bërë 14 arrestime. Kujtim Fejzullahu, i përshkruar si një terrorist islamik 20-vjeçar, i cili ishte liruar nga burgu dhjetorin e kaluar, u qëllua për vdekje nga policia. Fejzullahu me origjinë nga Maqedonia e Veriut, është njëri prej autorëve të sulmit terrorist në Vjenë të Austrisë, mbrëmjen e së hënës.
E ndërsa sot, qytetarë të shumtë kanë reaguar menjëherë pas zhurmës së madhe të sirenave, të afro 20 automjeteve të cilat kishin shkuar për të ndërhyrë. Por në fakt ka rezultuar një alarm i rremë. Këtë e ka konfirmuar vetë policia austriake, duke iu bërë thirrje qytetarëve që të mos shqetësohen, pasi ka qenë vetëm një alarm fals.
@LPDWien was is da schon wieder los????? 20 Polizeiautos mit Vollgas vom Schwedenplatz weg…..?????
Danke für Alles— Nepomuk Maria (@MariaNepomuk) November 4, 2020
Im Bereich der #MesseWien gab es einen größeren Einsatz. Auslöser war eine Fehlinformation, es besteht keine Gefahr!
— POLIZEI WIEN (@LPDWien) November 4, 2020