Kryetari i partisë “Zgjidhja”, Koço Kokëdhima, ka vënë sot me ‘shpatulla pas murit’ kryedemokratin Basha, pasi e akuzon për plagjiaturë të së ashtëquajturës ‘qeveri tranzitore’.
Duke e argumentuar mjaft qartë këtë tezë, Kokëdhima nënvizon se zgjedhësit nuk do të kenë alternativë, veç tri partive të kalbura. Ndër të tjera, kryetari i partisë “Zgjidhja” thotë se kjo forcë është për një qeveri teknicienësh, akademikësh dhe intelektualësh me integritet, jo për kabinet të emëruar nga Rama e Basha, duke i cilësuar si pjesë e problemit.
Ndodhur në këto kushte, sipas tij, 16 shkurti nuk do të ndryshojë asgjë.