Kryesore

Vokshi urdhëron Ramën: Shkarko Spiropalin, familjen e vajzës po e vret për të dytën herë

               Publikuar në : 20:30 - 08/02/19 marsela

Deputetja demokrate Albana Vokshi, i ka bërë thirrje kryeministrit Rama, që të shkarkojë menjëherë ministren e tij Elisa Spiropali, e cila sot ‘përdhunoi’ sërish vajzën e mitur në Kavaja, duke i bërë publik prindërit e saj.

Ajo jep një ultimatum të hapur ndaj kryeministrit Rama, që të heqë menjëherë videon e postuar në Facebook-un e tij, ku tregon ministren Elisa Spiropali, me familjarët e vajzës së mitur në Kavajë.

Ata ndjehen të pambrojtur nga agresioni publik i politikës e medias, dhe luten për respektimin e privatësisë së vajzës. Vokshi shkruan se pasi shteti e braktisi vajzën e mitur, sot e godet sërish atë, duke i shkelur privatësinë dhe anonimatin.

 

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT