Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Stil Kuriozitete

Klima/NASA: Shkrirja e akujve në Arktik në nivel shqetësues

8 vjet ago
in Kuriozitete, Stil, Të Gjitha

Niveli i akullit të detit në Arktik për periudhën e dimrit është në shkallën më të ulët të regjistruar ndonjëherë,” deklaron Agjencia Amerikane e Aviacionit dhe Hapësirës (NASA).

Shkencëtarët e kësaj agjencie kanë zbuluar se niveli i akullit gjatë stinës së dimrit të vitit 2018 është i dyti më i ulët që prej kur NASA filloi matjet e akullit përmes satelitit në vitin 1979.

Niveli më i ulët u regjistrua dimrin e vitit 2017. Çdo dimër, akulli që mbulon oqeanin Arktik dhe i cili rrethon Polin e Veriut trashet dhe zgjerohet në sipërfaqe, që më vonë në pranverë hollohet duke u tërhequr.

Në njoftimin e fundit të NASA-s thuhet se sasia e akullit të matur më 17 mars të këtij viti ka qenë afërsisht 14,5 milionë kilometra katrorë.

Kjo sasi ishte 60 000 kilometra katrorë më shumë se rekordi më i ulët i regjistruar në mars të vitit 2017.

Niveli maksimal i akullit gjatë dimrit të vitit 2018 ishte dukshëm më i ulët se niveli mesatar i regjistruar në periudhën e njëjtë midis viteve 1981 dhe 2010, më saktësisht me 1,16 milionë kilometra katrorë.

NASA vuri në dukje se kjo sasi është e barabartë me një zonë që është më e madhe se shtetet Teksas dhe Kaliforni së bashku.

“Akulli i detit Arktik vazhdon me një trend të rënies dhe kjo lidhet me ngrohjen e Arktikut”, deklaroi Claire Parkinson, shkencëtar në NASA.

Shkencëtarët thonë se faktori kryesor për uljen e nivelit të akullit në Arktik është ngrohja globale.

Sipas tyre, efektet e reduktimit të sipërfaqeve të akullta në Polin Verior do të kenë ndikim me një gamë më të madhe të veprimit, nisur nga ndryshimet e motit të cilat do të ndryshojnë klimën sezonale për bimët dhe kafshët që jetojnë afër Rrethit Arktik.

Tags: akujveArktikKlimaNASAnivelShkrirjashqetësues

TË LIDHURA

Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Aktualitet

Ministrja Sala: IA, një aleat i ri në diagnostikë!

10:44 | 22/05/2026
Kuriozitete

Raporti/ Shqipëria, vendi i dytë më i varur nga turizmi në Europë (dhe e 13-ta në botë)

18:09 | 16/05/2026
Next Post

Dëmtohet Lilaj, Panucci i ‘rrëmben’ Bushit kapitenin e Shpresave

“Më ka vjedhur tokën në bregdet”, Prokuroria nis hetimet për deputetin e PS-së

Miq në jetë, shokë në fushë? Ylli brazilian i Realit viziton Neymarin







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

“Poshtë Qeveria, dorëheqje!”- Qytetarë të shumtë i bashkohen protestës në Korçë

by mirseda
21:16 | 06/06/2026
0

Protestave masive brenda dhe jashtë vendit i janë bashkuar për të disatën ditë radhazi edhe qytetarët e...

Mësuesi i historisë në protestë: Kolegë, dilni në krah të nxënësve tuaj!

21:00 | 06/06/2026

Rama mediave ndërkombëtare: Protesta për Zvërnecin s’i kaloi 8 mijë pjesëmarrës

20:54 | 06/06/2026

“Onkologjiku është një Auschwitz”/ Fjalimi rrëqethës i pacientit me kancer në protestë

20:22 | 06/06/2026

Atmosferë festive në Shijak, motoristë nga 50 vende të botës marrin pjesë në Motofest

20:14 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com