Si çdo mbrëmje, edhe sot banorët e Astirit kanë dalë në protestë, ku kanë bllokuar për më shumë se një orë edhe rrugën. Ata njëzëri kanë bërë thirrje kundër qeverisë, duke kërkuar edhe largimin e saj nga pushteti.
Banorëve iu është bashkuar edhe ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu, ku tha se ka mbaruar koha kur vendosin bandat.
“Rama i ka ditët e fundit, nuk ka forcë që na ndal. Shoqërimet e Ramës na bëjnë më të fortë. Tre të arrestuarit me mua, janë heronj. Të bashkohemi të gjithë bashkë më 11 maj”, tha ish-deputeti Klevis Balliu.