E diel, 31 Maj, 2020
15 C
Tirana

Klani i Zemunit, kush ishte “shqiptari” që e drejtonte  

Më të lexuarat

Të shtëna në Shijak, plagoset në këmbë një 28-vjeçar

Së fundmi ka pasur të shtëna me armë zjarri në Shijak. Raportohet se ngjarja ka ndodhur tek stadiumi, ku në rrethana ende të paqarta është...

Çfarë po ndodh? Shtyhet mbledhja e Këshillit Politik

Mbledhja e Këshillit Politik të Reformës Zgjedhore e parashikuar për në orën 17:00, është shtyrë për në orën 19:00. Raportohet se kjo shtyrje ka ardhur...

Ardi Veliu nxori videon, e ëma e 15-vjeçarit zbulon vendimin që ka marrë

Nëna e djalit të dhunuar nga disa policë në zonën e Liqenit Artificial, Zaida Çobo, ka thënë se është ndjerë e tmerruar. Në një...

Pas Maqedonisë së Veriut, edhe Spanja mund të shtyjë gjendjen e jashtëzakonshme

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez ka deklaruar se do të kërkojë shtyrjen me dy javë të gjendjes së jashtëzakonshme nga koronavirusi. Sanchez sqaroi se shtyrja...

Diskutimet për reformën, çfarë propozon PD për qeverinë kujdestare

Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore është mbledhur këtë të dielë në orën 19:00, në atë që është cilësuar si data e fundit e saj. Palët...

“Asnjë lëshim”, përfaqësuesi i opozitës jep sinjalet para mbledhjes së Këshillit Politik

Teksa pritet që për pak orë të mblidhet Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore, përfaqësuesi i LSI në këtë tryezë, Petrit Vasili, ka dhënë mesazhe...

Ambasada Amerikane prezanton projektin për Shqipërinë, Manjani nxjerr prapaskenat

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka hedhur thumbin e radhës, pas publikimit nga Ambasada Amerikane në Tiranë të disa pamjeve për të ngritur sallën...

Si paraqitet situata nga COVID-19 në Itali? Dalin të dhënat e fundit

Në Itali, gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 111 persona si pasojë e koronavirusit. Kësisoj, numri total i viktimave shkon në 33,340. Autoritetet përkatëse...

COVID-19/ “Vendi jashtë kontrollit”, ish-deputeti shpalos 8 propozime

Ish-deputeti i PD-së, njëherësh mjeku reanimator, Tritan Shehu ka reaguar së fundmi lidhur me situatën e krijuar nga COVID-19 në Shqipëri. Shehu, në një postim...

Koronavirusi/ Maqedonia e Veriut zgjat gjendjen e jashtëzakonshme

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka zgjatur gjendjen e jashtëzakonshme në vend edhe për 14 ditë. Vendimi u mor gjatë seancës së shtatë...

Shumë analistë pretendojnë se Serbia mund të ishte evropianizuar shumë më shpejt, mund të ishte distancuar më shpejt nga e shkuara e saj kriminale, dhe mund të kishte normalizuar tashmë marrëdhëniet me Kosovën, nëse do të kishte pasur në krye politikanë vizionarë si ish-kryeministri serb Zoran Gjingjiç.

I ardhur në pushtet pas rrëzimit nga pushteti të Sllobodan Millosheviçit, Gjingjiç mbështeti fuqimisht bashkëpunimin me Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë. Në këtë kuadër, nisi arrestimi i disa figurave të njohura të Njësisë së Operacioneve Speciale (JSO), të akuzuar për krime lufte në Bosnje dhe Kosovë.

Ky akt, nxiti rebelimin e këtyre të fundit, që organizuan një atentat dhe vranë më 12 mars 2003 kreun e qeverisë serbe. Nga hetimet rezultoi se Gjingjiç u vra me snajper nga Zvezdan Jovanoviç, një ish-operativ i JSO, që kishte lidhje me Klanin e Zemunit. Po kush ishte ky klan, dhe pse përmendej shpesh nga ish-kryeministri Sali Berisha, që akuzonte zyrtarët socialistë të kohës për lidhje me këtë grupim kriminal?

Klani i Zemunit, e kishte bazën në komunën e Zemunit, një periferi kryesisht e varfër e kryeqytetit serb Beograd, ishte një nga organizatat mafioze më të rrezikshme në vend. Kulmin e fuqisë dhe ndikimit të tij, e pati midis viteve 1999-2003, kur klani konsiderohej si një nga organizatat më të fuqishme kriminale në Evropën Juglindore.

Kreu i saj ishte Dushan Spasojeviç, një ish-futbollist i ligave amatore. Në vitin 1993, ai shkoi të në Beograd nga fshati i tij i lindjes Ratkocer, pranë Medvegjës në jug të Serbisë. Afërsia e Ratkocerit me Kosovën, bëri që Spasojeviç të thirrej nga shokët me pseudonimin Šiptar (shqiptari), edhe pse ishte serb.

Në Beograd, ai shkoi bashkë me shokun e tij të fëmijërisë dhe bashkëpunëtorin e ardhshëm në klan, Mile Lukoviç. Ky vinte nga fshatin Donji Gajtan afër Medvegjës, dhe më parë kishte punuar si gardian burgu në Prishtinë. Shumë shpejt ata u përfshinë në grabitjen  e makinave, dhe u arrestuan për këtë shkak snë vitin 1995.

Dy vjet më vonë, Spasojeviç dhe Lukoviç lanë makinat për t’u marrë me trafikun e drogës, dhe pasi u arrestuan prapë, u bënë informatorë të policisë. Pasi zbuloi se djali i tij është një trafikant droge, babai i Lukoviç kreu vetëvrasje. Ndërkohë Spasojeviç dhe Lukoviç u bënë shpejt elementët kryesorë të grupit kriminal të fisit Surçin, Ljubisha Buha.

Më pas ata nisën të punojnë më vete, dhe u ndanë nga Buha, pasi ky vendosi të rrikthehej në legalitet, duke ngritur një kompani të ndërtimit të rrugëve. Klani i Zemunit u fuqizua shumë pas rrëzimit të Sllobodan Miloshviçit, kur atij iu bashkua shumë veteranë të Njësisë së Operacioneve Speciale (të njohur kryesisht si Beretat e Kuqe), përfshirë komandantin e asaj njësisë, Milorad Ulemek, i njohur me nofkën Legija.

Ata kishin përvojën e kohës së luftës, dhe shumë lidhje me agjentë të shërbimit sekret serb UDBA (pas vitit 2001, riemërtuar në BIA). Në shtatorin e vitit 2001, policia zbuloi 700 kg heroinë u gjetën në një kasafortë bankare që i përkiste shërbimit sekret serb.

Lexo edhe :   Komentoi tek rrjeti social i Taulant Ballës, mësuesja pushohet nga puna. Berisha publikon SMS

Gjatë vitit 2001, klani rrëmbeu disa biznesmenë me ndikim në vend, duke kërkuar shuma të mëdha në këmbim. Në mesin e të rrëmbyerve, ishin ishin Milija Baboviç dhe Miroslav Mishkoviç. Pengjet u lanë të lirë, pasi u rrahën dhe torturuan gjatë kohës së pengmarrjes. Spasojeviç ndërtoi një vile luksoze me një qendër tregtare ngjitur në rrugën Silerova, një lagje relativisht e varfër brenda Zemunit. Me një kosto prej 8 milionë dollarësh, ajo ishte e rrethuar me mure të larta 7 metra, dhe kishte një pishinë olimpike.

Lexo edhe :   Komentoi tek rrjeti social i Taulant Ballës, mësuesja pushohet nga puna. Berisha publikon SMS

Ndërkohë, në bodrum ndodhej edhe një dhomë torturash, ndonëse klani zakonisht e shmangte mbajtjen atje të pengjeve. Në 2002, klani tentoi 2 herë të vriste rivalin Buha. Atentanti i fundit e detyroi Buha-n të bashkëpunojë me drejtësinë.

Gjatë periudhës që filloi me luftërat në ish-Jugosllavi, dhe përfundoi me vrasjen e kryeministrit Zoran Gjingjiç, lidhjet midis mafies serbe dhe qeverisë ishin të dukshme, dhe korrupsioni ishte i shfrenuar në shumicën e degëve të shtetit. Pas vrasjes së ish-kryeministrit, qeveria nisi një operacion të madh kundër krimit të organizuar të koduar “Operacioni Saber”, i cili në arrestimin e mijëra njerëzve.

Madje dhe Milan Sarajliç, zv/prokurori i Serbisë, u arrestua dhe rrëfeu se ishte në listë-pagesën e klanit të Zemunit. Beretat e Kuqe u shpërndanë më 23 mars 2003. Ndërsa Spasojeviç dhe Lukoviç u vranë më 27 mars nga policia, në bazën ku ishin fshehur në fshatin Meljak pranë Beogradit.

Varianti zyrtar që u dha, ishte se të dy u vranë në një shkëmbim zjarri me policinë. Por ky pretendim, është kundërshtuar nga shumë njerëz. Ndërkohë autoritetet, e shkatërruan vilën e madhe të Spasojeviç në rrugën Silerova. Por kriminaliteti nuk u zbeh dhe aq.

Në nëntor 2009, policia argjentinase arrestoi 5 serbë me 492 kg kokainë. Në tetor të po atij viti, policia serbe arrestoi mbi 500 njerëz në operacionin më të madh antidrogë të kryer ndonjëherë në Serbi. Ekspertët vlerësojnë se në Serbi, krimi i organizuar ka të angazhuar mbi 10.000 njerëz të shpërndarë në 5 grupeve kryesore.

Pas vrasjes së Gjingjiçit, Klani i Zemunit u përmend shpesh në sallën e parlamentit nga lideri i atëhershëm i opozitës Sali Berisha. Ai akuzoi direkt kryetarin e atëhershëm të Bashkisë së Durrësit, Lefter Koka për lidhje me Klanin e Zemunit, por edhe Ministrin e Bujqësisë në qeverinë Nano, Agron Duka, sot kryetar i Partisë Agrare Ambjentaliste, aleate me Partinë Demokratike të drejtuar nga Lulzim Basha.

Akuza të tilla nuk u verifikuan asnjëherë. Madje vetë Duka në një intervistë të disa viteve më parë, ka deklaruar se akuzat e Berishës ndaj tij, kanë qenë të nxituara dhe të natyrës politike.

Sipas Dukës, koha tregoi se ai nuk ka pasur asnjë lidhje me “Klanin e Zemunit”. Dhe për konsum politik, Berisha ka bërë pis me apo pa të drejtë, shumë personazhe në politikë apo jetën publike në përgjithësi.

TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Nga nesër rihapen kufijtë tokësorë të Kosovës

Nga e hëna në Kosovë fillon zbatimi i periudhës së re të lehtësimit të masave kufizuese të vendosura për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Kryeministri...

Paloka: Rama bredh nëpër botë për një foto me Cristiano Ronaldon

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka përmes një postimi në Facebook akuzon kryeministrin Edi Rama se ka shkuar në Paris me avionin e “Air Albania”...

SHBA, protestat mund të sjellin një rritje të rasteve me COVID-19

Zyrtarët amerikanë të shëndetësisë paralajmërojnë se mund të ketë një rritje të re të rasteve me koronavirus për shkak të protestave në vend, të...

Hapja e plazheve më 1 Qershor, Klosi bën paralajmërimin e fortë

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi gjatë një takimi me bizneset në Vlorë tregoi se si do funksionojë hapësira e plazheve dhe kushtet...

Diskutimet për reformën, çfarë propozon PD për qeverinë kujdestare

Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore është mbledhur këtë të dielë në orën 19:00, në atë që është cilësuar si data e fundit e saj. Palët...
WhatsApp KONTAKTO TT