E shtunë, 4 Prill, 2020
20 C
Tirana

Itali, pse pavarësisht karantinës numri i të vdekurve nuk po bie

Lexo edhe ...

“SHBA, krenare që janë aleate me Shqipërinë”, Yuri Kim bën njoftimin e rëndësishëm

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka publikuar një mesazh në Facebook, ku shprehet se Shtetet e Bashkuara janë krenare që janë aleate...

Shtirej si pjesë e ‘Europolice’, pranga 42-vjeçarit që përdori dokumente false

Një shtetas është vënë në pranga, pasi lëvizte me dokumente të falsifikuara, për t’i shpëtuar karantinës. Policia, në vijim të kontrolleve për zbatimin e...

11 vite nga anëtarësimi në NATO, Basha: Ne nuk jemi vetëm, bashkë do t’ia dalim (VIDEO)

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka kujtuar sot arritjen historike të futjes së Shqipërisë në NATO. Kryedemokrati ka publikuar një video, teksa shkruan se kujton...

E kishte blerë për të birin, gruaja nga Vlora ia dhuron spitalit respiratorin 20 mijë euro

Në kohën kur koronavirusi ka goditur edhe vendin tonë, një grua e moshuar nga Vlora ka bërë një gjest mjaft prekës për të shpëtuar...

Nga: Federica Marsi “The Indipendent”

Ndërsa një numër shtetesh evropiane, kanë vënë në zbatim masën e ashpër të distancimit të detyrueshëm social, dhe Britania e Madhe po mendon të njëjtën gjë. Qeveritë evropiane janë duke e analizuar përvojën e Italisë, për të vlerësuar se sa larg mund të shkojë një shtet demokratik në kufizimin e lirive civile të qytetarëve të vet, kur përballet me një emergjencë shëndetësore.

Italia ka qenë në izolim të plotë që nga data 9 marsi. Por megjithatë masat e saj drastike, ajo nuk po arrin ende që të frenojë përhapjen e pandemisë. Të enjten, të vdekurit arritën në 3.405, duke e tejkaluar numrin e atyre që kanë vdekur në Kinë, vend ku u shfaq virusi për herë të parë.

Ndërsa infektimi me virusin vazhdoi të përhapej, me gjithsej 41.035 raste, përfshirë 4.440 të shëruar, qeveria italiane vendosi të zgjasë karantinën përtej afatit fillestar të 3 prillit, teksa u përpoq të kufizojë më tej liritë e qytetarëve për të frenuar epideminë.

“Mjerisht, numri i sëmurëve nuk do të bjerë”- tha për mediat italiane Atilio Fontana, presidenti i rajonit të Lombardisë. “Shumë shpejt, ne s’do të jemi dot në gjendje të ndihmojmë ata që do të sëmuren”- shtoi ai. Fontana shtoi se qeveria do të duhet të “ndryshojë masat”, “sepse nëse mesazhi nuk po kuptohen si duhet nga popullata, ne duhet të jemi më agresivë në zbatimin e tyre”.

Vendet demokratike, shpresojnë që publiku të pajtohet vullnetarisht me to, në një përpjekje për të frenuar përhapjen e virusit, duke shmangur zbatimin e masave edhe më të ashpra të ndërmarra më herët nga regjime autokratike siç është ai i Kinës, ku një sistem lejesh individuale, i shoqëruar me një mbikëqyrje masive, ishte efektiv në “uljen e kurbës” së epidemisë.

Italia ka vënë në zbatim masa të pashembullta në kohë paqeje, për të frenuar shpërthimin epidemik më të keq në Evropë, duke testuar kufijtë e demokracisë në botën perëndimore. Megjithatë, qeveria po mendon të forcojë reagimin e saj – përfshirë përdorimin e ushtrisë – teksa rreth 40 përqind e banorëve të Lombardisë, po i kundërshtojnë ende masat e qeverisë.

Andrea Kavaliere, prokuror në Brescia, thotë se qeveria ka të drejtë që të zbatojë masa më të ashpra, për sa kohë që e drejta e shëndetit publik, e tejkalon të drejtën e lirisë së lëvizjes. “Çdo gjë që nuk është një domosdoshmëri, mund të ndalohet. Kjo ndodh pasi ne nuk po respektojmë sa duhet kufizimet e vendosura”-thotë Kavaliere për “The Independent”.

Kur qeveria italiane e shpalli ecjen në rrugë pa një “arsye të vlefshme” një shkelje të dënueshme, qytetarët italianë ngritën në mediat sociale një mori pyetjesh, mbi kufijtë e interpretimit të kësaj rregulloreje. Disa ishin konfuzë, nëse mund ta nxirrnin ende qenin për shëtitje, apo të hidhni mbeturinat. Të tjerët pyesnin, nëse dalja për vrap konsiderohej si një kundravajtje apo jo. Regullorja e re bën 4 përjashtime: për shkuarjen në punë, nëse kjo gjë i siguron qytetarëve një shërbim të domosdoshëm; për nevoja themelore; arsye shëndetësore; dhe për rikthimin në shtëpi nga puna.

Sidoqoftë, ajo lë shumë hapësirë për interpretime të ndryshme. Zyrtarët, sqaruan më vonë, se nevojat themelore përfshijnë daljen për ushqimin e të afërmve me probleme, dhe shkuarjen në supermarkete. Ndërkohë u lejua edhe nxjerrja e qenit për shëtitje, dhe dalja për disa minuta vrap në park, edhe pse vetëm dhe brenda distancës së sigurisë nga njerëzit e tjerë.

Kur dalin nga shtëpia, të gjithë qytetarëve u kërkohet të mbajnë një formular, që flet në detaje mbi qëllimin e veprimtarisë së tyre. Ata që janë shpallur fajtorë për shkeljen e urdhrit të qeverisë, përballen me një dënim me 3 muaj burg, ose gjobë deri në 206 euro.

“Në aspektin ligjor, nëse nuk i përmbahemi këtij rregulli, jemi duke kryer de fakto një krim”- shprehet Marko Mikeli, avokat në Bolonja. Në dallim nga një kundërvajtje, e cila mund të zgjidhet me një gjobë, kjo shkelje kërkon një proces gjyqësor.

Autoritetet italiane, kanë ngritur akuza kundër më shumë se 40.000 njerëzve për shkeljen e rregullave të izolimit. Në Milano, 5 të rinj në të 20-at që u kapën në rrugë “duke pritur një mik” dhe duke mos respektuar distancën sociale, u akuzuan për shkelje të nenit 650 të Kodit Penal, që merret me ndëshkimin për mosrespektimin e një urdhri qeveritar.

Dhe bërja e një deklarate të rreme para oficerëve të policisë – si pretendimi se po shkon për të blerë ushqime, ndërsa ndodhesh më shumë se 400 metra larg shtëpisë – dënohet me 1-2 vjet burg. Në Aosta, në veriperëndim të Italisë, u hap një hetim kundër një njeriu për “përpjekje të rënduar për të përhapur epideminë”, pasi iu nënshtrua një operacioni plastic, ndërsa shfaqte simptoma të koronavirusit.

Më vonë rezultoi pozitiv me Covid-19, dhe do të përballet me akuzën e përhapjes së virusit.

Por autoritetet druhen se këto masa nuk kanë qenë efektive në dhënien e rezultatit të dëshiruar. Kryeministri Xhuzepe Konte, kishte paralajmëruar se efektet e dobishme të karantinës do të ndjeheshin brenda 2 javësh nga vendosja e saj, pasi koronavirusi mbart një periudhë inkubacioni nga 2-14 ditë.

Por ndërsa italianët hynë të premten në ditën e tyre të 11-të të karantinës, rezultatet ishin të pakta. Midis të mërkurës dhe të enjtes, numri i çështjeve të reja u rrit nga 28.710 në 33.190, me një rritje mesatare prej 3.000 rastesh në ditë.

Të dhënat anonime të gjurmuara përmes kartave telefonike, të siguruara nga Vodafone dhe TIM – dy kompanitë kryesore të telefonisë celulare në Itali – zbuluan se rreth 40 përqind e banorëve në rajonin verior të Lombardisë, ende vazhojnë të lëvizin më larg se rrotull shtëpive të tyre.

Për këtë arsye, qeveria italiane tani po mendon të marrë masa të reja, në përputhje me madhësinë e përhapjes së epidemisë. Ministrja e Brendshme, Luçiana Lamorgeze la të hapur mundësinë e ndërhyrjes së ushtrisë për të zbatuar karantinën. Masat e mëtejshme kufizuese që po mendohen të ndërmerren, mund të jenë drastike duke lejuAr vetëm një person nga familja që të kryej detyrat e nevojshme, siç janë blerja e ushqimeve, apo dhe lëshimi e një leje për aktivitete fizike jashtë shtëpisë.

TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria



Të fundit

“SHBA, krenare që janë aleate me Shqipërinë”, Yuri Kim bën njoftimin e rëndësishëm

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka publikuar një mesazh në Facebook, ku shprehet se Shtetet e Bashkuara janë krenare që janë aleate...

Shtirej si pjesë e ‘Europolice’, pranga 42-vjeçarit që përdori dokumente false

Një shtetas është vënë në pranga, pasi lëvizte me dokumente të falsifikuara, për t’i shpëtuar karantinës. Policia, në vijim të kontrolleve për zbatimin e...

11 vite nga anëtarësimi në NATO, Basha: Ne nuk jemi vetëm, bashkë do t’ia dalim (VIDEO)

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka kujtuar sot arritjen historike të futjes së Shqipërisë në NATO. Kryedemokrati ka publikuar një video, teksa shkruan se kujton...

E kishte blerë për të birin, gruaja nga Vlora ia dhuron spitalit respiratorin 20 mijë euro

Në kohën kur koronavirusi ka goditur edhe vendin tonë, një grua e moshuar nga Vlora ka bërë një gjest mjaft prekës për të shpëtuar...

“Pikat kufitare do jenë të mbyllura”, kryeinspektori Shkëlqim Hajdari: Gjoba kush thyen rregullat 

Referuar situatës nga pandemia globale, Kryeinspektori i Përgjithshëm, Shkëlqim Hajdari është shprehur se aktualisht në terren janë grupe pune që monitorojnë se si i...
Kthehu
WhatsApp KONTAKTO TT