Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Kjo është maskarada 30 vjeçare e politikës që shkatërroi arsimin

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Kikia: PD e PS kanë shpërdoruar pushtetin sa u ka ngrënë krahu

Nga: Mentor Kikia

Përgjimet e bëra publike dje, lidhur me zgjedhjet në Dibër, përtej maskaradës elektorale, tregojnë maskaradën e sjelljes së politikës me arsimin. Një horr, me mandat politik, vë përpara në rresht të gjithë mësuesit e një qarku. I urdhëron të deklarojnë votën, të marrin familjet e tyre e të bëjnë të njëjtën gjë.

I kërcënon me përjashtim nga puna, e madje se do të shkojnë edhe në “p… të nënës”, nëse nuk binden. Epiqendra e gjithë skandalit është për fat të keq një drejtor arsimi, një mësues. Ai u bindet verbërisht urdhrave. I telefonon njëri pas tjetrit drejtorët e shkollave, dhe i përsërit si një papagall kërcënimin. Pastaj drejtorët e shkollave marrin mësuesit, prindërit e nxënësve, ish nxënësit…

Atë horrin që kërcënon zyrtarët lokalë “e kuptoj”. Por drejtorin e arsimit kurrë. Një mësues, që shndërrohet në vegël kundër kolegëve të tij. Nuk janë rastësi këto që ndodhin në shoqërinë tonë. Njerëz pa pikë integriteti, për një karrige shndërrohen në servilë ordinerë, në palaço, në vegla të ndyra që kërcënojnë me vendin e punës kolegët e tyre. Ai drejtor arsimi duhej të kishte kurajën e të thoshte: Jo, unë nuk i kërcënoj mësuesit. Merreni çelësin e zyrës! Paçka se ne fund e shkarkuan pasi e perdoren.

Mos u habisni. Nuk është hera e parë. Arsimi shqiptar u shkatërrua pikërisht nga dhuna verbale e politikës ndaj mësuesve. Drejtuesit e arsimit në çdo qytet kanë qenë vazhdimisht vegla të partive, dhe përmes kërcënimeve i ngarkonin mësuesit si delet në autobusë për të mbushur mitingjet e partive.

Emërime dhe shkarkime vetëm sipas listave të partive, e bënë shkollën nga një institucion arsimi në një magazinë shumice votash, ku mësuesit duhet të garantonin edhe votën e prindërve të nxënësve. Sot ne kemi një nivel mjeran të cilësisë së mësimdhënies, pasi drejtorët e shkollave detyrë parësore kanë votat dhe jo menaxhimin e shkollës.

Ndaj ajo që ne dëgjuam për Dibrën, por që ka ndodhur në çdo Bashki e çdo fshat, në çdo proces zgjedhor, është më shumë se një maskaradë elektorale. Eshtë maskarada mbi shkollën dhe sistemin arsimor, pasojat e degradimit të të cilit do ti vuajmë për dekada.

 

Tags: Bildmentor kikiapergjimet

TË LIDHURA

Arrestohet shqiptari në Itali/ Shpërndante kokainë në Ankona, policia i zbulon drogë të groposur
Aktualitet

Arrestohet shqiptari në Itali/ Shpërndante kokainë në Ankona, policia i zbulon drogë të groposur

22:33 | 07/03/2026
Zgjidhet kryetari i degës së PD-së për qytetin e Durrësit, Adrian Gashi mori 586 vota
Politikë

Zgjidhet kryetari i degës së PD-së për qytetin e Durrësit, Adrian Gashi mori 586 vota

21:57 | 07/03/2026
Braho: Do godasim krimin e organizuar dhe zyrtarët që e ndihmojnë
Aktualitet

Braho: Do godasim krimin e organizuar dhe zyrtarët që e ndihmojnë

18:29 | 07/03/2026
Next Post
Voltana Ademi u jep urdhrin e prerë shkollave: Jo persona të paautorizuar

Voltana Ademi u jep urdhrin e prerë shkollave: Jo persona të paautorizuar

Vasili nxjerr videon e Ramës: Kryeministri gënjeu pak javë më parë

Vasili nxjerr videon e Ramës: Kryeministri gënjeu pak javë më parë

Të enjten Tirana pa drita, ja zonat dhe oraret

Të enjten Tirana pa drita, ja zonat dhe oraret







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

12:00 | 02/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026




TË FUNDIT

Netanyahu: Izraeli është afër kontrollit të plotë të hapësirës ajrore të Iranit
Bota

Netanyahu: Izraeli është afër kontrollit të plotë të hapësirës ajrore të Iranit

by mirseda
22:46 | 07/03/2026
0

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha në një fjalim të shtunën në mbrëmje se Izraeli dhe Shtetet e...

Arrestohet shqiptari në Itali/ Shpërndante kokainë në Ankona, policia i zbulon drogë të groposur

Arrestohet shqiptari në Itali/ Shpërndante kokainë në Ankona, policia i zbulon drogë të groposur

22:33 | 07/03/2026
Meloni: Italia nuk është pjesë e luftës dhe nuk do të futet në konflikt

Meloni: Italia nuk është pjesë e luftës dhe nuk do të futet në konflikt

22:10 | 07/03/2026
Zgjidhet kryetari i degës së PD-së për qytetin e Durrësit, Adrian Gashi mori 586 vota

Zgjidhet kryetari i degës së PD-së për qytetin e Durrësit, Adrian Gashi mori 586 vota

21:57 | 07/03/2026
Irani sulmon me raketë ambasadën amerikane në Bagdad

Irani sulmon me raketë ambasadën amerikane në Bagdad

21:39 | 07/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com