E enjte, 20 Janar, 2022
12.5 C
Tirana

Vasili nxjerr videon e Ramës: Kryeministri gënjeu pak javë më parë

Ish-deputeti i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar lidhur me deklaratat e kryeministrit Rama, për mundësinë e rivendosjes së vizave.

Rama ironizoi sot presidentin Meta, teksa tha të mos shqetësohet për vizat por për vizën e tij. Vasili ka publikuar një video të Ramës, të disa javëve më parë, ku kryeministri shprehet se qeveria holandeze nuk do kërkojë rikthimin e vizave në Komisionin Evropian.

Sipas ish-deputetit të LSI, Rama po gënjen për vizat, pasi pretendon se po përpiqet të izolojë shqiptarët me çdo kusht.

Reagimi i plotë i Vasilit:

Edi Rama po na genjen prap per vizat,a ka turp ky!(VIDEO).

Edi Rama genjen shume, vazhdimisht dhe pacipesisht per vizat e shqiptareve.

Sot ne pergjigje te shqetesimit te z.Avramopulos per rrezikun e rikthimit te vizave per shqiptaret dhe preokupimit serioz te Presidentit Meta, Edi Rama na genjeu prap sot dhe tha:

“Ilir Meta mos shqetësohet për rikthimin e vizave (vizat nuk ka asnjë shans të rikthehen).”

Por ishte po ky Edi Rama, qe garantoi perpara parlamentit,se qeveria holandeze,sipas Rames, nuk do ta çonte ne BE kerkesen e Parlamenti Holandez per rivendosjen e vizave.(VIDEO).

Edi Rama po ben ç’mundet meqenese nuk e ndaloi dot liberalizimin e vizave ne vitin 2010,kur kercenonte qe 1 milion shqiptare do te shkonin ne Europe,tani po genjen me qellim,qe te arrije,qe te izoloje shqiptaret me cdo kusht.

Por e sigurte eshte qe shqiptaret do ta izolojne fort…Edi Ramen.

Shiheni videon se si genjente Edi Rama ne parlament.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Basha pritet me protesta në Laç, ndërhyn menjëherë policia

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, është pritur me protesta në qytetin e Laçit. Simpatizantë të Partisë Demokratike që nuk janë dakord me të, kanë...

Meta ia merr këngës me Bujar Qamilin në Shkodër (VIDEO)

Për pak çaste, kreu i shtetit ka harruar zhvillimet politike, duke iu dedikuar pak vetes. Presidenti Meta ia ka marrë këngës me këngëtarin e...

Përplasja te “5 Maji”, Rama: E mira e përbashkët nuk merret peng nga askush

Dje nisi aksioni për shembjen e banesave në lagjen “5 maji” në Tiranë. Forcat policore rrethuan zonën, pasi një pjesë e banorëve kundërshtuan shembjen...

Donaldi shpallet banori më i padëshiruar në “Big Brother” (VIDEO)

Dje në "Big Brother Vip", banorët zhvilluan një spektakël, ku secili rrëmbeu nga një çmim. Pas spektaklit, Egzona si moderatore i ndau çmimet, ku...

Shpërthimi në Tonga, 500 herë më i fuqishëm se bomba atomike e Hiroshimës

Kombi i vogël ishullor i Tongës humbi një nga ishujt e tij më të vegjël, pasi një shpërthim gjigant vullkanik copëtoi tokën në copa...