Koronavirusi ka futur në krizë shumë vende të botës, të cilat janë detyruar të izolohen për shkak të përhapjes së Covid-19.
Kryebashkiaku i New York-ut, Bill de Blasio paralajmëroi se të dielën tjetër në qytet pritet të mbarojnë furnizimet kritike mjekësore, përfshirë ventilatorët.
“Këtu në New York, jemi si në një kohë lufte. Kjo do të jetë një krizë e gjatë”, tha de Blasio për CNN.
New York është një nga vendet më të prekura nga koronavirusi në SHBA. Më shumë se 52,000 raste janë evidentuar në këtë shtet, që është e barabartë me një të tretën e të gjitha rasteve në SHBA.
Vetëm në New York kanë humbur jetën të paktën 672 persona nga ky virus.