Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Kishte bërë ‘kërdinë’ me vjedhjen e bankomateve e bankave, pranga 31-vjeçarit (VIDEO)

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant
Kishte bërë ‘kërdinë’ me vjedhjen e bankomateve e bankave, pranga 31-vjeçarit (VIDEO)

Si rezultat i operacionit policor “ATM”, janë zbardhur 15 raste të vjedhjes dhe tentativës për vjedhje të bankomatëve dhe filialeve të bankave të nivelit të dytë, këmbimit valutor, karburanteve e argjendarive.

Në pranga ka rënë shtetasi me inicialet A. R. alias R. P., 31 vjeç, banues në Fushë-Krujë. Ky shtetas rezulton i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

31-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Kavajë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, si autor i dyshuar për disa vjedhje të filialeve të bankave të nivelit të dytë dhe bankomateve (ATM).

Njoftimi

Tiranë

Finalizohet operacioni policor “ATM”, për zbardhjen e vjedhjeve me dhunë, armë dhe eksploziv, të ndodhura më parë.

Si rezultat i një pune profesionale dhe hetimore zbardhen dhe dokumentohen me prova ligjore 15 raste të vjedhjes dhe tentativës për vjedhje të bankomatëve dhe filialeve të bankave të nivelit të dytë, këmbimit valutor, karburanteve e argjendarive.

Vjedhjet me dhunë e armë, të ndodhura më parë në qarqet Tiranë, Durrës e Berat.

Vihet në pranga autori i dyshuar i këtyre ngjarjeve të dokumentuara me prova të pakontestueshme.

Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve me dhunë, armë dhe eksploziv, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, evidentimin dhe kapjen e autorëve, si rezultat i një pune intensive dhe të mirorganizuar me prova ligjore të pakontestueshme, nga Sektori i Krimeve Ndaj Jetës dhe Pronës, në bashkëpunim me Sektorin e Operacioneve Speciale dhe Kërkimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë dhe Komisariatin e Policisë Kavajë, në koordinim nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, u bë i mundur finalizimi me sukses i operacionit policor “ATM”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë i mundur lokalizimi dhe kapja e autorit të dyshuar, shtetasit A. R. alias R. P., 31 vjeç, banues në Fushë Krujë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Kavajë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë, më datë 15.05.2020, në bazë të provave të siguruara nga puna profesionale dhe hetimore e strukturave të Policisë, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, si autor i dyshuar për disa vjedhje të filialeve të bankave në nivelit të dytë dhe bankomatëve (ATM).

Nga hetimet dhe provat e siguruara rezulton se ky shtetas është autori kryesor i dyshuar për disa vjedhje me dhunë, armë e eksploziv në Qarkun e Tiranës, konkretisht:

I vjedhjes me armë zjarri të një sasie vlere monetare në filialin e një banke të nivelit të dytë, ngjarje e ndodhur më datë 02.03.2018, rreth orës 03:50, në fshatin Kashar, Tiranë;

I tentativës për vjedhje me thyerje të filialit të një banke të nivelit të dytë, ngjarje e ndodhur më datë 27.12.2018, rreth orës 04:20, në rrugën “Dritan Hoxha”, lagjja Laprakë, Tiranë;

I tentativës për vjedhje me eksploziv të vlerave monetare në bankomatin (ATM) e filialit të një banke të nivelit të dytë në Bulevardin Blu, Bashkia Kamzë, Tiranë;

I vjedhjes me eksploziv të një shume parash në një bankomat të filialit të një banke të nivelit të dytë, ngjarje e ndodhur më datë 17.01.2019, rreth orës 04:30, në rrugën “Rinia”, Bashkia Vorë, Tiranë.

I vjedhjes me eksploziv të një sasie vlerash monetare në një bankomat të një filiali të një banke të nivelit të dytë, ngjarje e ndodhur më datë 26.08.2019, rreth orës 03:22, në lagjjen nr. 5 të qytetit të Kavajës.

Gjithashtu, po nga puna hetimore u bë e mundur zbardhja edhe e një sërë ngjarjeve të tjera të ndodhura më parë në qarqet Tiranë, Durrës e Berat, si vjedhje me dhunë, armë e eksploziv të bizneseve, bankomatëve dhe argjendarive, konkretisht:

  • Vjedhja e një shume parash në një pikë karburanti në autostradën Tiranë-Durrës, ndodhur më 05.11.2018;
  • Vjedhja e një sasie parash në një ATM (bankomat) të një filiali të një banke të nivelit të dytë, ngjarje e ndodhur në Ura Vajgurore, Berat, më 04.01.2019;
  • Tentativa për vjedhje të ATM (bankomat) të një filiali të një banke të nivelit të dytë në Shijak, Durrës, ngjarje e ndodhur më 27.12.2018;
  • Vjedhja e një shume parash në një ATM (bankomat) të një filiali të një banke të nivelit të dytë në Shijak, Durrës, ndodhur më 14.02.2019;
  • Vjedhja e një shume parash në një ATM (bankomat) të një filiali të një banke të nivelit të dytë, ndodhur më 09.06.2019, në lagjjen nr. 14, Durrës;
  • Tentativa për vjedhje në një ATM (bankomat) të një banke të nivelit të dytë, ndodhur më 09.06.2019 në lagjen nr. 13, Durrës;
  • Tentativa për vjedhje në një dyqan të këmbimit valutor Exchange, ndodhur në Durrës, më 31.07.2019;
  • Vjedhja e së një sasi bizhuterish në një argjendari në një qendër tregtare, ndodhur më 01.01.2019;
  • Tentativa për vjedhje të parave në një ATM (bankomat) të një filiali të një banke të nivelit të dytë, në Shkozet, Durrës, ndodhur më 17.01.2019;

Vijon puna për kapjen edhe të bashkëpunëtorëve të tjerë të këtij shtetasi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit” e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajta pa leje a armëve dhe municioneve luftarake”.

 

Tags: bankabankomattiranevjedhje

TË LIDHURA

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë
Aktualitet

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë

22:36 | 09/02/2026
Fajtor për korrupsion zgjedhor, Edison Memolla vetëdorëzohet në policinë e Kavajës
Aktualitet

Fajtor për korrupsion zgjedhor, Edison Memolla vetëdorëzohet në policinë e Kavajës

22:32 | 09/02/2026
Rama paralajmëron ndryshime ligjore për të shmangur pezullimin e ministrave
Politikë

Rama paralajmëron ndryshime ligjore për të shmangur pezullimin e ministrave

21:50 | 09/02/2026
Next Post
India evakuon miliona njerëz në prag të një stuhie të fuqishme

India evakuon miliona njerëz në prag të një stuhie të fuqishme

Dokumenti për Ramiz Alinë: Nga 1536 objekte kulti funksionale, 294 janë monumente kulture

Dokumenti për Ramiz Alinë: Nga 1536 objekte kulti funksionale, 294 janë monumente kulture

U vetëdorëzua në polici, jepet masa e sigurisë për Jaeld Çelën

U vetëdorëzua në polici, jepet masa e sigurisë për Jaeld Çelën







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë
Aktualitet

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë

by mirseda
22:36 | 09/02/2026
0

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka lëshuar një paralajmërim për qytetarët amerikanë lidhur me protestën...

Fajtor për korrupsion zgjedhor, Edison Memolla vetëdorëzohet në policinë e Kavajës

Fajtor për korrupsion zgjedhor, Edison Memolla vetëdorëzohet në policinë e Kavajës

22:32 | 09/02/2026
Rama paralajmëron ndryshime ligjore për të shmangur pezullimin e ministrave

Rama paralajmëron ndryshime ligjore për të shmangur pezullimin e ministrave

21:50 | 09/02/2026
Rama takohet me presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa në Bruksel

Rama takohet me presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa në Bruksel

21:31 | 09/02/2026
Nga sfida në lot: Luizi nuk i mban emocionet gjatë këngës së Shpat Kasapit në BBVA

Nga sfida në lot: Luizi nuk i mban emocionet gjatë këngës së Shpat Kasapit në BBVA

21:22 | 09/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com