pusulabet girişcasino siteleritaraftarium24avrupabettaraftarium24betpuantaraftarium24taraftarium24taraftarium24matadorbetmobilbahisjojobetjojobetpusulabet girişsüperbetinholiganbetromabetpasacasinograndpashabettipobettipobetligobetmarsbahiscasibomhititbetcasibomjojobet girişMeritbetgrandpashabetjojobetinterbahistipobetpashagamingdoedajojobetgrandpashabetbahiscasinograndpashabetmarsbahis1winholiganbet girişpalacebet girişbetpuan girişcashwincashwinwbahis girişpusulabetjojobetpusulabetbetebetholiganbetbetgit girişradissonbetpalacebetbetebetbetpuancashwin girişpalacebetimajbeturfa konteynerşanlıurfa konteynersuperbetinbetciopusulabetkavbetPusulabet güncel girişPusulabet giriştophillbetjojobetjojobetjojobetdeneme bonusujojobettaraftarium24extrabettaraftarium24taraftarium24betpuangrandpashabet girişgrandpashabet girişcasibommarsbahis girişpusulabet güncel girişVDCasinopusulabet girişsuperbetin girişVDCasinobahiscasino1win1winbetgitromabetgameofbetradissonbetcratosroyalbetholiganbetjojobetjojobetDeneme Bonusu Veren Sitelercasibombahiscasinopalacebet girişcasibomAvrupabetsahabetgrandpashabetholiganbetpusulabetsekabetbetciosekabetjojobetmarsbahiscasinoroyalmatbetimajbetteosbetonwin girişsahabet girişpornowbahisŞans CasinoGrandpashabetgrandpashabetpusulabet girişbetwooncasibomjojobetjojobet girişjojobet güncel giriş
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Kina rrit influencën për shkak të koronavirusit

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha

E vërteta më e preferuar e autokratëve është ajo që ata vetë e shpikin. Kur në pranverën e vitit të kaluar, erdhi papritur pandemia në Europë, presidenti serb, Aleksandar Vuçiç u tall dhe e minimizoi atë. Pas një kohe ai e kuptoi, se kjo mund t’i bëhej vërtet e rrezikshme. Ai vendosi lockdownin, kaq të fortë, sa askund në Europë. Pak muaj më vonë ai deklaroi fitoren mbi pandeminë, gjë që lidhej me zgjedhjet parlamentare.

Ndërkohë Vuçiç e ka filluar sërish luftën kundër Coronës. Dhe mediat e kontrolluara nga regjimi i tij trumbetojnë: Serbia ndodhet në një situatë më të mirë se gati të gjithë europianët – falë udhëheqjes së mençur të Vuçiçit.

Mbrojtësi i popullit

Të gjitha këto kthesa, kërcime dhe shifra të shpikura nga Beogradi mund t’i bënte vëzhguesit të talleshin, nëse pandemia nuk do të ishtë kërcënim serioz deri në vdekje. Kush ecën këto ditë nëpër rrugët e kryeqytetit serb, mund të mendonte, se si përmes një mrekullie, pandemia ka bërë një rrotullim të madh dhe e ka mënjanuar këtë vend ballkanik: kafenetë dhe restorantët janë të hapur, njerëzit qëndrojnë në radhë ngjitur me njëri-tjetrin në qendra tregtare. Shumica pa maskë, por edhe sikur ta mbajnë ajo varet poshtë hundës.

Serbët i inkurajon furnizimi me 1 milionë doza vaksine nga Kina. Rusia ka premtuar po ashtu të furnizojë vendin me vaksinën e zhvilluar. Presidenti Vuçiç përditë sillet para kamerave si mbojtësi i popullit, njeriu që kontakton 24 orë me radhë qeveritë, koncernet farmaceutike apo autoritetet për të siguruar vaksina të jera. Ai flet, – me gabime në fakte dhe me ton të papërshtatshëm – për “luftën” e kombeve për vaksina. Kështu ai e inskenon veten si hero para popullit të tij.

Ka líderë politikë narcistë që kjo u nevojitet për egon e tyre. Por e sëkëlldishme bëhet, kur në të njëjtën kohë ata shohin nga lart poshtë shtete të tjera, fqinjë ose jo. Sistemi shëndetësor i Serbisë, për të cilin Vuçiç është përgjegjës, nuk është aspak ai sistem, me të cilin do mund të krenoheshe. Edhe shifrat zyrtare të Coronës nuk i beson askush.

Solidariteti brenda BE nuk është vënë në dyshim

Në perëndim vaksinat nga Kina apo Rusia nuk janë lejuar. Në të njëjtën kohë është trishtuese dhe vështirë e durueshme, që në BE dhe SHBA ka probleme me prodhimin e vaksinës kundër Coronës. Kjo do të kushtojë jetë njerëzish. Prandaj me të drejtë qeveritë, edhe ajo në Gjermani, janë nën presionin qytetar. E megjithatë: Solidariteti në BE nuk është vënë në dyshim. Gjermania si vendi më i madh dhe më i pasur nuk shtyhet për të dalë e para që të përshpejtojë procesin e vaksinimit për qytetarët e saj dhe tregon vëmendje për vendet më të vogla.

Serbia nuk është anëtare e BE. E megjithatë Brukseli ka transferuar miliona për të mbështetur vendet e Ballkanit në drejtim të luftimit të pandemisë. Kjo është diçka që Beogradi me dëshirë e injoron këto ditë. Me furnizimin e vaksinës, Kina e forcon qeverinë e Beogradit. Duhet të jesh shumë naiv që të besosh, se kjo ndodh për arsye humanitare, apo si kërkim faljeje për atë që virusi e kishte origjinën në Kinë. Pekini mendon në perspektivë. Nëse ka vështirësi për të hyrë sipërmarrje të mëdha në vende si Gjermania, Britania e Madhe, SHBA, në vende si Serbia apo Hungaria kjo mund të arrihet me pak para. Sipas këtij modeli Kina vepron me kohë në vendet e Afrikës apo Amerikës Jugore.

Gabimi strategjik i perëndimit

Që bota e lirë e sheh këtë pa pjesëmarrje dhe me indiferencë mund dhe duhet të kritikohet. Reputacioni i qeverisjes komuniste në Kinë po shtohet në Ballkan, Hungari apo diku tjetër. Me furnizimin e vaksinës, Pekini nuk premton vetëm ndihmë, ai e ofron atë praktikisht.

Lënia e Ballkanit Perëndimor në influencën kineze apo ruse në rritje, është një gabim strategjik i perëndimit. BE duhet të paktën të përshpejtonte anëtarësimin e Malit të Zi. Aty qytetarët i shfuqizuan pjesë të aparatit të vjetër komunist. Nëse angazhimi për demokraci ia vlen, atëherë Brukseli mund të jepte këtu një sinjal të qartë./DW/

Tags: influencëkinakoronavirus

TË LIDHURA

Bota

Spanja përgatitet për valën e tretë të të nxehtit, temperaturat pritet të kalojnë 45°C

22:38 | 18/07/2026
Bota

Presidenti i Hungarisë firmos amendamentin, i jep fund mandatit të tij

21:32 | 18/07/2026
Bota

Zbulohet laboratori i drogës në Hagë, arrestohen 4 persona. Evakuohen dhjetëra familje

20:05 | 18/07/2026
Next Post

Vëllavrasja, haremi dhe ekzekutimet: Sekretet e errëta të Perandorisë Osmane

Urgjenca Kombëtare: Moshat më të prekura nga koronavirusi janë 15-35 vjeç

Vuçiç dhe Macron: Shpresojmë në zgjidhje kompromisi për Kosovën







JU REKOMANDOJMË

Çamëria gurëthemel i Shqipërisë etnike

15:44 | 24/06/2022

Mos i injoroni shenjat! 8 sëmundje të rënda që sinjalizon lëkura juaj

22:50 | 06/01/2018

Zgjidhet e ardhmja e yllit të Ajax, do ti bashkohet që në janar gjigantit të…

16:51 | 10/01/2019

Moment tensioni mes Arben Kolës dhe një qytetareje në protestë

21:37 | 15/07/2026




TË FUNDIT

Bota

Spanja përgatitet për valën e tretë të të nxehtit, temperaturat pritet të kalojnë 45°C

by mirseda
22:38 | 18/07/2026
0

Spanja pritet të përballet me një valë të re të fortë të të nxehtit, me temperaturat që...

Sekretet e Argjentinës drejt Botërorit të radhës, Messi nuk heq dorë nga bestytnitë

22:21 | 18/07/2026

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmet

22:16 | 18/07/2026

Kosova drejt zgjedhjeve të reja? Afati kushtetues po mbaron, partitë ende pa marrëveshje

22:07 | 18/07/2026

Presidenti i Hungarisë firmos amendamentin, i jep fund mandatit të tij

21:32 | 18/07/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com