E hënë, 1 Mars, 2021
11 C
Tirana

Vëllavrasja, haremi dhe ekzekutimet: Sekretet e errëta të Perandorisë Osmane

Për gati 400 vite, Perandoria Osmane dominoi Evropën Juglindore, Turqinë, dhe Lindjen e Mesme. E themeluar nga kalorësit turq, perandoria e humbi shpejt vitalitetin e saj të hershëm, duke degraduar në një shtet me një lloj mosfunksionimi të çuditshëm, që fshihte brenda të gjitha llojet e sekreteve më të errëta.

Vëllavrasja

Sulltanët e hershëm osmanë nuk e praktikonin parimin e së drejtës së të paralindurit, ku djali i madh trashëgon gjithçka. Për rrjedhojë, disa vëllezër pretendonin të njëjtin fron. Për t’i shpëtuar eliminimit ata gjenin strehë në shtetet armike, dhe do t’i shkaktonin për vite me radhë probleme vëllezërve atyre që ishin në krye të perandorisë.

Kur Mehmet Pushtuesi rrethoi Kostandinopojën, xhaxhai i tij luftoi kundër tij. Mehmeti e zgjidhi problemin me mizorinë e tij të zakonshme. Kur mori fronin, ai ekzekutoi pjesën më të madhe të të afërmve meshkuj, duke përfshirë edhe një vëlla që e mbyti qëkur ishte foshnje në djep.

Kafazet

Politika e vëllavrasjes u braktis kur Ahmeti I vdiq papritmas në vitin 1617. Nga ai moment, trashëgimtarët e mundshëm për fronin mbylleshin në Pallatin Topkapi në Stamboll, në apartamente që njiheshin si ”kafazet”. Një princ i Perandorisë Osmane mund t`a kalonte gjithë jetën e tij i burgosur në kafaz, i monitoruar vazhdimisht nga rojet. Ai kishte një burgim zakonisht luksoz, por i zbatuar në mënyrë rigoroze. Shumë princër u çmendën nga mërzia ose u bënë të varur nga alkooli.

Ekzekutimet

Qeveria osmane kishte pushtetin e jetë sapo vdekjes së nënshtetasve të perandorisë.

Oborri i parë i Pallatit Topkapi, ku mblidheshin vizitorët, ishte një vend i tmerrshëm. Aty ndodheshin 2 shtylla ku ekspozoheshin kokat e prera, teksa kishte një çezme të posaçme ku xhelatët lanin duart.

Osmanët nuk krijuan një trupë xhelatësh profesionistë. Ekzekutimet kryheshin nga kopshtarët e pallatit, që e ndanin kohën e tyre mes vrasjeve që kryenin dhe krijimit të shumë prej luleve të bukura që njohim sot. Shumicës së viktimave të tyre u pritej koka.

Por ishte e ndaluar që të derdhej gjaku i familjes mbretërore dhe zyrtarëve të nivelit të lartë. Prandaj, ata eliminoheshin përmes mbytjes me një tel që lidhej rreh qafës.

Por gradualisht këto standarde u shkelën. Në fakt, guvernatori i shekullit XIX, Ali Pashë Tepelena, luftoi aq shumë kundër ushtrisë të sulltanit, saqë u vra me armë në kështjellën e tij, dhe më pas koka iu dërgua sulltanit në Stamboll.

Gara e vdekjes

Në Perandorinë osmane, një zyrtar besnik kishte vetëm një mënyrë për t’i shpëtuar zemërimit të sulltanit. Duke filluar nga fundi i shekullit XVIII, u bë zakon që një vezir i madh i dënuar, t’i shpëtonte fatit tragjik, duke mundur një kopshtar në një garë vrapimi nëpër kopshtet e pallatit.

Zyrtari thirrej në një takim me krye-kopshtarin dhe pas përshëndetjes, vezirit do t’i dorëzohej një gotë me sherbet dhe e mbuluar me akull. Në qoftë se ajo ishte e bardhë, sulltani i kishte ofruar atij edhe një shans. Po të ishte e kuqe, ai do të ekzekutohej. Sapo shihte sherbetin, veziri duhej të niste menjëherë vrapin. Ai vraponte nëpër kopshtet e pallatit, nëpër hijet e selvive.

Gara përfundonte tek Porta e Tregut të Peshkut, në anën tjetër të pallatit. Nëse veziri mbërrinte tek porta përpara krye-kopshtarit, ai thjesht dërgohej me dëbim. Por krye-kopshtari ishte më i ri dhe më i fortë, dhe shpesh ndodhte që ai mbërrinte i pari në finish. Kësisoj shumë pak vezirë ia dilnin të mbijetonin.

Haremi

Haremi perandorak, përbëhej nga 2000 femra, shumica e tyre të blera ose të rrëmbyera si skllave, që shërbenin si gratë e Sulltanit. Ato u mbajtën të mbyllura për një kohë të gjatë. Haremi ruhej dhe menaxhohej nga i ashtuquajturi shefi eunuk.

Kushtet në harem ndryshonin në varësi të rastit. Por një perandor Sulejmani i Madhërishëm ra në dashuri me një nga gratë e haremit të tij, e quajtur Rokselana dhe u martua me të. Gjithashtu e bëri atë këshilltare kyçe. Ndikimi i Rokselanës ishte shumë i madh. Por ishte Sulltanesha Kosem që pati ndikim më të madh se Rokselana. Por Kosem u mbyt nga vajza e bashkëshortit të saj.

Jeniçerët dhe skllavëria

Një nga karakteristikat më famëkeqe të sundimit të hershëm osman ishte “koleksionimi”, pra kontributi i disa djemve të rinj nga vendet e krishtera të Perandorisë. Shumica e tyre regjistroheshin në korpusin e Jeniçerëve, ushtria e skllevërve-ushtarë që ishin pjesë e pushtimeve osmane.

Djemtë merreshin në moshën 12-14 vjeç nga Greqia, Shqipëria dhe vende të tjera të Ballkanit. Zyrtarët osmanë thërrisnin të gjithë djemtë në fshat dhe i kontrollonin emrat e tyre nga kishat e zonës. Më pas zgjidhnin më të fortët, dhe merrnin një djalë nga çdo 40 familje. Djemtë më të pashëm dhe më inteligjentë dërgoheshin në pallat, ku trajnoheshin për t’iu bashkuar elitës perandorake. Këta djem mund të aspironin për të arritur gradat më të larta, shpesh duke u bërë pashallarë ose vezirë.

Ndërkohë skllavëria mbeti një tipar kyç i sistemin otoman deri në fundin e shekullit XIX.

Shumë skllevër vinin nga Afrika apo nga Kaukazi, ndërsa kishte edhe një mori skllevërish rusë, ukrainas, madje edhe polakë. Ata që nuk ishin myslimanë detyroheshin të konvertoheshin.

Burimi i lajmit: https://listverse.com/2016/07/13/10-dark-secrets-of-the-ottoman-empire/

Përshtatur nga TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

”Nuk ishte vetëm”/ Flet kamerieri që i shërbeu kafenë e fundit Behar Sofisë

Personi që i shërbeu kafenë e fundit Behar Sofias, kamerieri i lokalit me inicialet K.Gj., ka treguar se 66-vjeçari nuk ishte vetëm ditën që...

Kreu i OBSH: Shtetet bëjnë gabim të madh nëse mbështeten vetëm te vaksina

Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi se rritja e madhe e rasteve të reja me koronavirus në 57 shtete, vjen si pasojë e varianteve të...

Kreu i PE: Të gatshëm të ndihmojmë Shqipërinë në luftën kundër Covid-19

Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli ka reaguar pas takimit në Bruksel me kryeministrin Edi Rama. Sipas Sassoli, institucioni që ai drejton dha “ok”-in për...

Kosova në pritje të konfirmimit nga COVAX për marrjen e vaksinave

Ministria në detyrë e Shëndetësisë në Kosovë tha se është në pritje të “konfirmimit final” nga COVAX për marrjen e dozave të para të...

Ukraina hedh në plehra vaksinat anti-covid, mjekët refuzuan t’i marrin

Ukrania ka hedhur poshtë disa doza vaksina anti-covid pasi mjekët kanë refuzuar që t’i marrin. Në lidhje me këtë ka folur edhe kreu i Partisë...