E premte, 26 Shkurt, 2021
10 C
Tirana

Urgjenca Kombëtare: Moshat më të prekura nga koronavirusi janë 15-35 vjeç

Ditët e fundit, vendi ka regjistruar shifra të larta të viktimave dhe infektimeve nga Covid-19, ndaj dhe Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi ditën e  sotme që masat kufizuese të mos ndryshojnë.

Por, Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore ngre shqetësimin se te moshat 15-24 dhe 25-35 vjeç ka një rritje të numrit të infektimeve, pasi është shtresa më aktive dhe e pakujdesshme.

QKUM i bën thirrje qytetarëve që të reskepktojnë rregulat bazë për të mbrojtur veten dhe të tjerët nga Covid-19.

Postimi i QKUM në rrjetin social, Facebook

Rreth 52000 thirrje janë regjistruar vetëm gjatë muajit JANAR drejt numrit unik 127, pranë Njësisë së Koordinimit në Qendrën Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, 9500 prej të cilave kanë qenë thirrje COVID. Gjithashtu, janë regjistruar nga rreth 1800-2000 në ditë, nga te cilat rreth 390-400 në ditë kanë qenë COVID.

Vetëm gjatë muajit janar nga ekipet e terrenit të urgjencës mjekësore, janë kryer rreth 12000 misione, 2600 prej të cilave kanë qenë misione COVID. Ajo që mbetet për tu shqetësuar në këto momente është rritja e numrit të të infektuarve në moshat 15-24; 25-35 vjeç. Është është shtresa më aktive dhe e pakujdesshme. Ka rritje të numrit të infektuarve te të rinjtë.

Duke parë nr në rritje të infektimeve QKUM, ju bën thirrje të respektoni rregullat bazë për të mbrojtur veten tuaj dhe të tjerët nga COVID-19. Të respektoni distancën dhe të mbani maskë, të lani shpesh duart dhe të distancoheni nga grumbullimet.

Por çfarë duhet të bëni nëse simptomat tuaja #COVID19 janë të lehta ose mesatare?

Qëndroni në shtëpi

Mos përdorni #antibiotikë

Pushoni, ushqehuni, pini normalisht

Telefononi 127 ose mjekun tuaj të familjes nëse simptomat tuaja përkeqësohen.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Bardhi kallëzon Ballën në SPAK: Vartësit e tij kërcënojnë qytetarët për votën

Drejtuesi politik i PD në Elbasan, Gazment Bardhi, ka kallëzuar penalisht në SPAK rivalin e tij në këtë qark, Taulant Ballën. Gjatë intervistës në emisionin...

UNICEF sjell në Kosovë shiringa për vaksinën kundër Covid-19

Shefi i zyrës së UNICEF-it (Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijë) në Kosovë, Murat Sahin përmes një postimi në llogarinë e tij në...

Kush do i fitojë zgjedhjet e 25 prillit? Del sondazhi i IPSOS

Top Channel në bashkëpunim me gjigantin botëror të sondazheve, kompaninë IPSOS, publikon të dhënat e sondazhit për zgjedhjet e 25 Prillit në emisionin “Open”...

Studimi i ri: Ja çfarë ndikimi ka mbajtja e maskës në rrahjet e zemrës

Studiuesit në Spitalet Universitare Rainboë Babies & Children (UH Rainbow), botuan të mërkurën të dhënat e një studimit të ri, që tregon se mbajtja...

Çfarë fshihet pas dorëheqjes së Bamir Topit nga FRD? Bardhi zbardh detaje

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, njëherazi drejtues politik në Qarkun e Elbasanit, Gazment Bardhi, komentoi mbrëmjen e sotme largimin e Bamir Topit nga...