Kina ka shprehur kundërshtimin ndaj shpërdorimit të fuqisë ushtarake nga SHBA në Irak pas sulmit ajror ku u vra komandanti i Forcave Kuds të Gardës Revolucionare të Iranit, Qasem Soleimani.
Agjencia e lajmeve Xinhua njofton se deklarata e ministrit të Punëve të Jashtme të Kinës, Wang Yi, vjen pas bisedës telefonike që ai e zhvilloi me homologun e tij rus Sergey Lavrov, ku u diskutua për tensionet në Lindjen e Mesme.
Wang nxiti SHBA-të kundër aventurizmit ushtarak dhe shpërdorimit të fuqisë, për të cilën ai paralajmëroi të rrezikon përshkallëzimin e tensioneve në rajon.
Ai tha se aventurizmit ushtarak ishte i papranueshëm dhe i bëri thirrje Washingtonit që të respektojë sovranitetin e Irakut.
Sipas agjencisë Xinhua, Wang gjithashtu bisedoi edhe me ministrin e Punëve të Jashtme të Iranit, Javad Zarif, ku u diskutua rreth situatës aktuale në rajon.
Wang tha se veprimet e rrezikshme ushtarake të SHBA-ve shkelin normat bazike të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe përkeqësojnë tensionet rajonale.
Nga ana tjetër, nga agjencia njoftojnë se Zarif ka informuar homologun kinez se Teherani i ka dërguar letër Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, duke shpresuar se Pekini do të luajë rol të rëndësishëm në parandalimin e përshkallëzimit të mëtejmë.
Vrasja e Soleimanit shënon një përshkallëzim dramatik në tensionet mes SHBA-ve dhe Iranit, të cilat shpesh kanë qenë të përkeqësuara që kur presidenti Donald Trump në vitin 2018 zgjodhi që të tërhiqte SHBA-të në mënyrë të njëanshme nga marrëveshja bërthamor që fuqitë botërore e nënshkruan me Teheranin.
Të shtunën, presidenti amerikan Donald Trump u kërcënua se do të sulmonte caqe iraniane në përgjigje të çdo hakmarrjeje ndaj shtetasve ose pronave amerikane.//AA