Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Kina mund të godasë SHBA-së brenda 30 minutave, a është zgjuar “gjiganti i fjetur”?

6 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant
Kina mund të godasë SHBA-së brenda 30 minutave, a është zgjuar “gjiganti i fjetur”?

Kina zbuloi të martën “armën e apokalipsit”, gjatë njërës prej paradave më të mëdha ushtarake të organizuaruara ndonjëherë në vend. Super-arma e tmerrshme bërthamore, u ekspozua në pjesën qëndrore të një vitrine të madhe armësh të vendosura në Sheshin Tiananmen në Pekin, për të kremtuar 70 vjetorin e sundimit komunist.

Dongfeng-41, është një raketë balistike ndërkontinentale. Ajo arrin një shpejtësi prej 12.346 km/h, duke pasur rrezen më të madhe të veprimit nga çdo raketë tjetër bërthamore. Raketa kineze mund të arrijë në SHBA për 30 minuta. Partia Komuniste e Kinës, e festoi 70 vjetorin e saj në pushtet, përmes një paradë ushtarake që ekspozoi raketën DF-41, bashkë me armët e tjera më të përparuara që ka sot vendi.

Mijëra ushtarët me helmeta dhe veshje luftarake bërtisnin “Përshëndetje udhëheqës!”, dhe “I shërbejmë popullit!”. Ndërkohë formacione avionësh luftarakë fluturuan mbi kryeqytet, duke lëshuar nga pas një tym shumëngjyrësh.

Qeveria kineze, është e prirur të pohojë dominimin e saj në Azi, dhe veçanërisht në Detin e Kinës së Jugut, ku është angazhuar në ndërtimin e ishujve të militarizuar në ujërat ndërkombëtare. Dhe mesazhi i qartë për SHBA-në, është se Kina po i afrohet çdo ditë e më shumë barazimit të kapaciteteve ushtarake.

Një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes, deklaroi pak ditë më parë se Pekini nuk synon të “tregojë muskujt e tij”. Përkundrazi, ai është i prirur të tregojë një “Kinë paqësore dhe të përgjegjshme”.  Por, presidenti Xi Jinping paralajmëroi në paradën e të martës:“Asnjë forcë nuk mund të tronditë statusin e atdheut tonë të madh. Dhe asnjë forcë nuk mund të ndalë përparimin e popullit dhe kombit kinez”.

Ushtria Çlirimtare e Popullit (PLA), është më e madhja në botë, me 2 milionë burra dhe gra nën uniformë. Ajo ka futur në përdorim një grup të madh armëve të reja, si raketa Dongfeng-21D. E prezantuar fillimisht në një paradë ushtarake në vitin 2015, ajo është krijuar për të goditur anijet luftarake në det nga një distancë prej deri 1.500 km.

Ndërkohë, Kina prezantoi dje edhe raketën e saj me rreze të mesme veprimi DF-26, i quajtur ndryshe “Vrasësi i Guamit”, duke iu referuar bazës amerikane në ishullin me të njëjtin emër në Paqësor.

Një nga armët që u pa më me interes të martën ishte raketa Dongfeng-17. Analistët e huaj, thonë se ajo është krijuar enkas për të manovruar përmes shpejtësisë të lartë, dhe shmangur kësisoj sistemet raketore mbrojtëse. Raketa hipersonike DF-17, mund të tejkalojë shumë herë shpejtësinë e zërit, duke e bërë jashtëzakonisht të vështirë ndalimin e saj.

Nozomu Joshitomi, një gjeneral japonez në pension, thotë se DF-17 vë në pikëpyetje serioze efektivitetin e sistemit rajonal të mbrojtjes raketore, që po ndërtojnë aktualisht SHBA-ja dhe Japonia. “Ekziston mundësia, që nëse nuk kemi një sistem mbrojtës më të sofistikuar ndaj raketave balistike, për SHBA-në dhe Japoninë do të jetë e pamundur të reagojnë”- tha ai.

Paradën e hapën 16 avionët që kishin gati raketat balistike ndërkontinentale DF-41. Ato janë arma kryesore që ka sot Kina për të frenuar një sulm bërthamor nga një vend armik. Dongfeng-41, besohet se ka një rreze veprimi deri në 15.000 km, çka do ta bënte atë raketën ushtarake me rrezen më të gjatë në botë.

Analistët thonë se ajo mund të jetë në gjendje që të mbajë deri në 10 bomba bërthamore, për të goditur objektiva të veçanta. Mediat shtetërore kineze, thanë se 40 për qind e armëve të paraqitura në paradë, u shfaqën për herë të parë në publik. Tek armët e reja, përfshiheshin versione të përmirësuara të raketave, si silurët YJ-18A me rreze të gjatë, që lëshohen nga luftanijet.

Të martën Kina prezantoi edhe avionë gjatë procesit të furnizimit me karburantit në ajër, helikopterin që fluturon deri në lartësi mesatare Z-20, të ngjashëm me version amerikanin të UH-60 Black Hawk. Sipas Institutit Ndërkombëtar të Kërkimit për Paqe në Stockholm (SIPRI), Kina ka rreth 280 bomba bërthamore, krahasuar me 6.450 që ka SHBA-ja, dhe 6.850 Rusia.

Vëni e theksit të paradës tek raketat dhe armët e tjera me rreze të gjatë, pasqyron dëshirën e Pekinit për të zhvendosur Shtetet e Bashkuara, si një forcë dominuese në rajonin e saj, dhe për të rivënë nën kontroll Tajvanin, Detin e Kinës së Jugut dhe territoret e tjera të diskutueshme.

Pas paradës, shumë analistë i sugjeruan presidentit amerikan Donald Trump, të ashpërsojë retorikën ndaj Pekinit. Të tjerë që të mos bjerë pre e provokimeve. Por, sipas shumë parashikimeve, deri në vitin 2050, ekonomia kineze do të jetë më e madhe se e SHBA dhe BE-së të marra së bashku. Ndoshta Napoleon Bonaparti pati të dikur të drejtë, kur tha: “Kina është një gjigant i fjetur. Lëreni të flejë, sepse kur zgjohet, do të tronditë botën…”./ TIRANA TODAY

 

Tags: “gjiganti i fjetur”30 minutaveBrendagodasëkinaSHBAzgjuar

TË LIDHURA

Bordi i Paqes ndan BE-në, vetëm Hungaria pranon
Bota

Bordi i Paqes ndan BE-në, vetëm Hungaria pranon

09:39 | 22/01/2026
Moti i keq në Greqinë/ Humb jetën një grua dhe roja bregdetare. Si ndodhën tragjeditë?
Rajoni

Moti i keq në Greqinë/ Humb jetën një grua dhe roja bregdetare. Si ndodhën tragjeditë?

09:29 | 22/01/2026
Nga Erdogan te Netanyahu: Misteri i pranimit të Putin-it në Bordin e Paqes së Trump
Analizë

Nga Erdogan te Netanyahu: Misteri i pranimit të Putin-it në Bordin e Paqes së Trump

09:16 | 22/01/2026
Next Post
Sulmohet me granatë Ambasada ruse në Athinë

Goditet banda kriminale në Greqi, kapet “koka” e grupit që sillte drogën nga Shqipëria

Vatikan, përurohet monumenti kushtuar emigrantëve të gjithë botës (VIDEO)

Vatikan, përurohet monumenti kushtuar emigrantëve të gjithë botës (VIDEO)

Ekzekutohet me armë zjarri 34-vjeçari në Mirditë, policia “blindon” zonën (Emri)

Ekzekutohet me armë zjarri 34-vjeçari në Mirditë, policia “blindon” zonën (Emri)







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

16:57 | 16/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026




TË FUNDIT

110 vota pro, asnjë kundër! Kuvendi miraton aderimin e Shqipërisë në “Bordin e Paqes” së Trump
Aktualitet

110 vota pro, asnjë kundër! Kuvendi miraton aderimin e Shqipërisë në “Bordin e Paqes” së Trump

by mirseda
15:51 | 22/01/2026
0

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar aderimin e Shqipërisë si anëtare në Bordin e Paqes, të themeluar nga...

Gjykata Kushtetuese kalon në seancë gjyqësore publike çështjen “McGonigal”

Gjykata Kushtetuese kalon në seancë gjyqësore publike çështjen “McGonigal”

15:17 | 22/01/2026
Pezullimi i Ballukut, përfundon seanca në Kushtetuese! Juria tërhiqet për vendim

Pezullimi i Ballukut, përfundon seanca në Kushtetuese! Juria tërhiqet për vendim

14:26 | 22/01/2026
Masa “detyrim paraqitje” e Sali Berishës kalon në seancë plenare të Kushtetueses

Masa “detyrim paraqitje” e Sali Berishës kalon në seancë plenare të Kushtetueses

14:21 | 22/01/2026
Ankimimi i Ramës për pezullimin e Ballukut, Prokurorja e SPAK në Kushtetuese

Ankimimi i Ramës për pezullimin e Ballukut, Prokurorja e SPAK në Kushtetuese

13:49 | 22/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com