E diel, 20 Shtator, 2020
30 C
Tirana

Khamenei: Presidenti Trump, thikë pas shpine për iranianët

Më të lexuarat

EMRI/ Arrestohet 34-vjeçari që ekzekutoi Emiljano Ramazanin dhe Regis Runajn

Një 34-vjeçar ka rënë sot në prangat e policisë, pasi akuzohet se është porositësi dhe ekzekutuesi i dy vrasjeve të ndodhura në muajin korrik...

Konflikt në Durrës/ Humb jetën 33-vjeçari, sherri nisi për një parakalim

Një 34-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në Durrës. Idajet Dulla, 33 vjeç, ka mbërritur në Urgjencën e Spitalit Durrës me plagë thike. Dyshohet...

FOTO/ Arrestohet këngëtarja shqiptare në Morinë, ja çfarë iu gjet në makinë

Policia Kufitare në Morinë ka arrestuar ditën e sotme këngëtaren e njohur shqiptare, Fjolla Morina. Bëhet me dije se këngëtarja nga Kosova është kapur me...

Mesdheu Lindor/ Macron mesazh në gjuhën turke për Erdogan

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka deklaruar se është pro dialogut mes Greqisë dhe Turqisë për Mesdheun Lindor. Përmes një postimi në Twitter, Macron i ka...

Bilanci/ Regjistrohet numër i lartë viktimash gjatë 24 orëve të fundit

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar 5 viktima nga koronavirusi në vend. Betejën me virusin e kanë...

Zbardhet shkaku i sherrit të dhunshëm me 1 të vdekur e 2 të plagosur në Durrës

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Durrës, ku i vrarë mbeti 39-vjeçari Armando Baboçi dhe u plagos djali...

Vrau me thikë në zemër 33-vjeçarin pasi u zunë për rrugën, arrestohet autori i dyshuar në Durrës

Policia e Durrësit ka arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes së djeshme ku ndërroi jetë 33-vjeçari, Idajet Dulla. Ai është shtetasi Arbër Kote, 26-vjeç,...

Deputeti kapet nga kamerat duke parë video erotike në parlament

Deputeti tajlandez, Ronnathep Anuwat, është filmuar nga kamerat duke parë një video me pullë të kuqe në Parlament. Mediat në Tajlandë shkruajnë se deputeti kishte...

Durrës: Vranë babain dhe plagosën të birin, 5 të arrestuar e 3 në kërkim

  Policia e Durrësit ka zbardhur ngjarjen e djeshme në Durrës, ku pas të shtënave me armë mbeti i vrarë një 39-vjeçar dhe u plagos...

U kap me armë në makinë, Fjolla Morina pranon autorësinë: Kisha harruar të ndërroja çantën

Këngëtarja Fjolla Morina, ka pranuar autorësinë e armës për të cilën u arrestua ditën e djeshme në doganën e Morinës në Kukës. Ajo ka...

Udhëheqësi suprem i Iranit foli me tone të ashpra kundër Presidentit amerikan Donald Trump, të cilin e quajti një “palaço” që vetëm shtiret sikur po ndihmon popullin iranian, por që në fakt po i godet ata pas shpine me “thikë të helmuar”.

Këto komente Ayatollah Ali Khamenei i bëri në lutjet e së premtes në Teheran. Është hera e parë pas tetë vjetësh që ai flet në lutjet e së premtes.

Ai tha se numri i njerëzve në varrimin e gjeneralit kryesor të Iranit, i cili u vra në fillim të muajit në një sulm ajror të Shteteve të Bashkuara, është tregues i mbështetjes së popullit iranian për Republikën Islamike, përkundër zhvillimeve të fundit.

Ai tha se vrasja në mënyrë “frikacake” e Kasem Soleimanit shënon fundin e njërit prej komandantëve më të mirë në luftën kundër “Shtetit Islamik”.

Si kundërpërgjigje, Irani sulmoi me raketa balistike trupat amerikane në Irak, incident që kaloi pa viktima. Zoti Khamenei tha se sulmi goditi “imazhin e Amerikës” si një superfuqi. Në kuadër të fjalimit të tij në gjuhën arabe gjatë lutjeve të së premtes, ai tha se “ndëshkimi i vërtetë” është të detyrohen ShBA të tërhiqen nga Lindja e Mesme.

Ndërsa pritej kundërpërgjigjja e Shteteve të Bashkuara, që në fakt nuk ndodhi, Garda Revolucionare e Iranit rrëzoi aksidentalisht një aeroplan ukrainas pak pasi ishte ngritur në ajër nga aeroporti ndërkombëtar i Teheranit, duke vrarë të 176 udhëtarët, shumica iranianë.

Autoritetet fshehën rolin e tyre në këtë tragjedi për tri ditë, duke ia hedhur fajin problemeve teknike për rrëzimin e avionit. Pranimi i përgjegjësisë shkaktoi protesta në rrugë për disa ditë, të cilat u penguan nga forcat e sigurisë me municion dhe gaz lotsjellës.

Zoti Khamenei e quajti rrëzimin e aeroplanit një “aksident të hidhur” që pikëlloi dhe gjunjëzoi iranianët, ndërsa gëzoi armiqtë. Ai tha se armiqtë e Iranit përfituan nga rasti duke vënë në pikëpyetje Republikën Islamike, Gardën Revolucionare dhe forcat e armatosura.

Ai sulmoi vendet perëndimore, duke thënë se ato janë tepër të dobëta për të “gjunjëzuar Iranin”. Ai i cilësoi Britaninë, Francën dhe Gjermaninë si qeveri të “neveritshme” dhe “shërbëtore” të Shteteve të Bashkuara, pasi ato krijuan një mekanizëm për ta rikthyer Iranin te marrëveshja bërthamore e vitit 2015.

Lexo edhe :   Trump: Do të ketë mjaftueshëm vaksina për të gjithë
Lexo edhe :   Kosova dekoron Trump me medaljen “Urdhëri i Lirisë”, djali i presidentit i kushton dedikim

Ai tha se Irani është i gatshëm të negociojë, por jo me Shtetet e Bashkuara. Khamenei është udhëheqës i vendit që nga viti 1989 dhe thotë fjalën e fundit për çdo vendim të rëndësishëm.

Udhëheqësi 80 vjeçar vajtoi në funeralin e gjeneralit Soleimani dhe paralajmëroi “hakmarrje të ashpër” kundër Shteteve të Bashkuara.

Mijëra njerëz që morën pjesë në lutjet e së premtes, e ndërprenë shpesh fjalimin e tij me thirrjet “Zoti është i madh!” dhe “vdekje Amerikës!”.

Tensionet midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara u përshkallëzuan që kur Presidenti Donald Trump tërhoqi ShBA-në nga marrëveshja e vitit 2015 midis Iranit dhe fuqive botërore. Marrëveshja vendosi kufizime në programin bërthamor të Iranit në këmbim të heqjes së sanksioneve ndërkombëtare.

Që atëherë, ShBA vendosi sanksione të rënda mbi Iranin, duke përfshirë edhe industrinë e naftës dhe gazit, duke e çuar vendin drejt një krize ekonomike që ka ndezur protesta të paplanifikuara dhe pa udhëheqës.

Zoti Trump ka inkurajuar hapur protestuesit, madje edhe duke postuar në Twitter në persisht, me shpresën se protestat dhe sanksionet do të sjellin ndryshime rrënjësore në Iran.

Pas vrasjes së Soleimanit, Irani njoftoi se nuk do të respektojë më kufizimet e vendosura nga marrëveshja bërthamore. Shtetet evropiane që u munduan të shpëtojnë marrëveshjen, u përgjigjën duke krijuar një mekanizëm që mund të sjellë më shumë sanksione.

Khamenei e ka parë gjithmonë me dyshim marrëveshjen bërthamore, duke thënë se Amerikës nuk mund t’i zihet besë. Megjithatë ai i lejoi Presidentit Hassan Rouhani që të arrinte marrëveshjen e vitit 2015 me Presidentin Barack Obama.

Që nga tërheqja që urdhëroi zoti Trump, Khamenei ka thënë vazhdimisht se nuk mund të negociohet me Shtetet e Bashkuara, shkruan “Voa”.

Hera e fundit që Khamenei drejtoi lutjet e së premtes ishte në shkurt të 2012-s, kur e quajti Izraelin “tumor kanceroz” dhe bëri thirrje që të mbështetet kushdo që e kundërshton atë.

Ai gjithashtu ka paralajmëruar se nëse ShBA sulmojnë Iranin për programin e tij bërthamor, ShBA do ta paguajnë “dhjetëfish”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

VIDEO/ Lëshonin thirrje raciste kundër shqiptarëve, dasmorët në Shkup sprapsin grupin e maqedonasve

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur ditën e djeshme në Shkup, ku në lagjen "Gjorce Petrov" një grup të rinjsh kanë brohoritur "shqiptar i...

Tetë javë në terapi intensive, Indriti fiton betejën me C*vid

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka ndarë një lajm pozitiv ditën e sotme. Pas 8 javësh në terapi intensive, Indriti ia ka dalë të...

Haradinaj: Spektakël dashakeq me dosjet e Speciales, kjo nuk e ndihmon Kosovën

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shprehur shqetësim lidhur me zhvillimet e fundit me dosjet e Gjykatës Speciale duke thënë...

Studimi/ Personat me syze preken më pak nga koronavirusi

Në një spital në Suizhou të Kinës, 276 pacientë ishin pranuar në një periudhë prej 47 ditësh, por vetëm 16 pacientë ishin të diagnostikuar...

Vrau 34-vjeçarin se i zuri rrugën, Arbër Kote: Më qëlloi me grushte, mbrojta veten

Arbër Kote u arrestua sot si autori i vrasjes së 34-vjeçarit Idajet Dulla, ditën e djeshme në Durrës. Mësohet se autori ka thënë se...