Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Stil

Këshilla të fuqishme nga një 24-vjeçar që i kanë mbetur pak ditë jetë

7 vjet ago
in Stil, Të Gjitha, TT, W-Instant
Këshilla të fuqishme nga një 24-vjeçar që i kanë mbetur pak ditë jetë

Shumica prej nesh çdo ditë që kalon e merr për të mirëqenë, si një eksperiencë e cila duhet përjetuar dhe kaq! Të rrëmbyer furishëm nga rutina e përditshme, pa një plan konkret në kokë, duke harruar që po ecim përmes një bote magjike që quhet “jetë”.

Po, shumica prej nesh natën vonë mendon se çfarë thonë njerëzit për të, mundohet të planifikojë veprime për të përmirësuar marrëdhëniet me dikë. Ndër të tjera, mendon: Po sikur të kisha shumë para, si të bëj shumë para, si do e shijoja jetën nëse do të kisha shumë para. Por prit! Asnjëra nga ato që sapo lexuat nuk mund të realizohet nëse ka diçka madhore që nuk shkon me shëndetin tuaj.

Si mund të harroni faktin, ose më saktë si mund të harrojmë faktin që në këtë jetë jemi thjesht disa kalimtarë dhe jeta s’është gjë tjetër veçse një rrugë me shumë e shumë stacione, të cilat në fund të fundit do na dërgojnë drejt…vdekjes.

Njerëz, po lundrojmë të gjithë në të njëjtën anije, anije e cila një ditë do fundoset, ashtu, pa e kuptuar.

Pas kësaj, ndoshta të gjithëve ne, ditët prapë se prapë do na duken, të ZAKONSHME, por me shumë gjasë këshillat e një 24-vjeçari i cili është në prag të vdekjes, do na bëjmë të reflektojmë.

Mesazhi i tij: “Jam vetëm 24 vjeç dhe e kam zgjedhur që tani kollaren që do të vë për herë të fundit. Po flas për atë që do kem në funeralin tim, pas disa ditësh apo muajsh. Ndoshta nuk do më përshtatet shumë me kostumin, por mendoj se për rastin në fjalë do jetë perfekt.

Kanceri, dita-ditës po më shpie drejt vdekjes, por megjithatë e mira në mes të kësaj është se kam menduar që të lë pas meje diçka të mirë, të dobishme.

Kështu që, po iu drejtohem juve, për një arsye egoiste. Tani dua më shumë se kurrë t’i jap kuptim jetës sime duke iu dhënë juve disa këshilla…

Mos e harxho kohën tënde të çmuar, duke bërë një punë që nuk të pëlqen. Është e dukshme që kurrsesi s’mund të jesh i suksesshëm në diçka që nuk e honeps dot. Është tërësisht absurde të kesh frikë nga mendimet e atyre që të rrethojnë. Frika, të qenurit i dobët, do të të “paralizojë”. Nëse e ushqen veten vazhdimisht me panik, ai do bëhet aq i madh sa do të të sundojë e pushtojë një ditë.

Dëgjo zërin tënd të brendshëm dhe bëj çfarëdolloj gjëje që ai të thotë, mjaft ngurove! Do ketë njerëz që do të të quajnë të çmendur, por ama do ketë edhe nga ata që do të të kujtojnë si një legjendë.

Merri frerët e jetës tënde TI në dorë. Mëso të mbash përgjegjësi të plotë për gjërat që ke bërë.

Mundohu të limitosh veset e këqija dhe bëj një jetë të shëndetshme.

Lëre JETËN tënde të formësohet nga vendimet që ti ke marrë, jo nga ato që hezitove t’i ndërmarrësh.

E dini çfarë? Në këto ditë të fundit të jetës sime nuk jam aspak i shqetësuar sepse tashmë, në fund, mësova se si t’i jap asaj kuptim. Mendoj se çdo njeri në këtë botë ka shumë potencial brenda vetes, ama duhet kurajë që ta vendosësh atë në punë.

Të lutem, bëj që jeta jote të ketë vlerë! Vendi ku po jetojmë në këto çaste është një kopsht i bukur ku gjithçka është e mundur. Por prapë se prapë, ne nuk do jemi këtu përgjithmonë…” /Përshtati: Migena Dani

/Tirana Today

Tags: 24jetekeshillavdekje

TË LIDHURA

Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme me tatim 5% – Çfarë duhet te dini
Aktualitet

Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme me tatim 5% – Çfarë duhet te dini

14:31 | 24/02/2026
Sot dita e dashurisë! Çfarë është festa e Shën Valentinit dhe nga e ka prejardhjen?
Kuriozitete

Sot dita e dashurisë! Çfarë është festa e Shën Valentinit dhe nga e ka prejardhjen?

08:51 | 14/02/2026
WhatsApp denoncon përpjekjen e autoriteteve ruse për të “bllokuar plotësisht” funksionimin e saj
Kuriozitete

WhatsApp denoncon përpjekjen e autoriteteve ruse për të “bllokuar plotësisht” funksionimin e saj

09:15 | 12/02/2026
Next Post
Negociatat me BE-në/ Cakaj: Procesi nuk varet vetëm nga ne, kemi avantazh

Negociatat me BE-në/ Cakaj: Procesi nuk varet vetëm nga ne, kemi avantazh

“Pleqtë dhurojnë pensionin”/ Hajdari: Ja cilët janë bamirësit më të mëdhenj në vend!

“Pleqtë dhurojnë pensionin”/ Hajdari: Ja cilët janë bamirësit më të mëdhenj në vend!

Raport për një palë zgjedhje të paligjshme

Raport për një palë zgjedhje të paligjshme







JU REKOMANDOJMË

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

14:02 | 27/02/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

Bombarduesit iranianë rrëzohen pak para sulmit ndaj bazës amerikane në Katar
Bota

Bombarduesit iranianë rrëzohen pak para sulmit ndaj bazës amerikane në Katar

by mirseda
20:47 | 05/03/2026
0

Një sulm i madh i planifikuar nga Irani ndaj një baze amerikane në Katar është shmangur në...

Macron: Do dërgojmë automjete të blinduara në Liban për të shmangur luftën

Macron: Do dërgojmë automjete të blinduara në Liban për të shmangur luftën

20:30 | 05/03/2026
Kosovë/ Kalojnë në Komision amandamentet për zgjedhjen e presidentit nga populli

Kosovë/ Kalojnë në Komision amandamentet për zgjedhjen e presidentit nga populli

20:11 | 05/03/2026
LAJMI I FUNDIT: Balliu tenton t’i mbyllë mikrofonin Ballës, tensione në Kuvend

LAJMI I FUNDIT: Balliu tenton t’i mbyllë mikrofonin Ballës, tensione në Kuvend

19:27 | 05/03/2026
Agron Shehaj: Në Rrjoll po shkruhet historia e protestave, “Mundësia” në krah të qytetarëve

Agron Shehaj: Në Rrjoll po shkruhet historia e protestave, “Mundësia” në krah të qytetarëve

19:25 | 05/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com