Sikundër ishte paralajmëruar më herët, opozita parlamentare ka nisur një takim me ambasadoren amerikane në Shqipëri, Yuri Kim. Deputetët Myslym Murrizi, Nimet Musai dhe Edmond Stoiku kanë mbërritur në rezidencën amerikane, ku po zhvillojnë një takim me ambasadoren Yuri Kim për Reformën Zgjedhore.
Bashkë me ta mësohet se ka shkuar edhe përfaqësuesja e opozitës parlamentare dhe njëkohësisht bashkë-kryetarja e Këshillit Politik, Rudina Hajdari dhe Ralf Gjoni. Përveç tyre, në takim merr pjesë edhe ambasadori për BE-në në Shqipëri, Luigi Soreca.
Dje, deputeti Myslim Murrizi deklaroi votën kundër, ndërsa e quajti marrëveshjen pazar të pisët.