Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Keqpërdorimi i fundit i të rinjve nga liderët tanë politikë

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant

Nga: Alfred Peza

Liderët politikë të opozitës në Shqipëri, përdorin një “strategji” të ngjashme me atë të përallës së njohur, kur personazhit iu kërkua që të numëronte gomerët të cilit në fund i dilte gjithmonë një magnut. Kur i numëronte i hipur edhe mbi samar, i dilte një më pak dhe vetëm kur zbriste me këmbët në tokë, i dilnin tamam. Dihet tashmë se përse: Nuk numëronte asnjëherë, gomarin ku kishte hipur vetë!

Në rastin tonë, liderët politikë shqiptarë duke dashur që të deklarojnë gjëra që besojnë se kanë qejf të dëgjojnë shqiptarët prej tyre, harrojnë vetëm të llogarisin edhe veten e tyre si një nga shkaktarët kryesorë të problemeve që adresojnë për zgjidhje. I tillë është sëfundi, edhe ai i raportit të partive politike dhe liderëve tanë opozitarë, me të rinjtë.

Presidenti Ilir Meta tha se pas një takimi me përfaqësuesit e Rrjetit Kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri, “theksova domosdoshmërinë që rinia të jerë e bashkuar, të shkundet nga apatia dhe me guxim e kurajë të detyrojë çdo institucion “të shurdhët” të dëgjojë zërin e tyre. Do jem përherë në krah të tyre,- përfundoi ai,- për ta fituar me çdo mjet demokratik këtë luftë të përbashkët, që garanton të ardhmen europiane të Shqipërisë, sepse rrugë tjetër nuk mund të ketë.”

Sigurisht që ka një rrugë tjetër, shumë më efikase për të zgjidhur disa nga problemet e të rinjve e për ti bërë ata, pjesë e vendimarrjes në pushtetin qëndror e lokal dhe ndërtimin e të ardhmes së përbashkët në Shqipëri. Një nga këto rrugë, është që liderët e vjetër politikë, që kanë plot 30 vjet në krye të punëve të këtij vendi, të largohen për ti hapur rrugën të resë.

Një prej atyre që mund ta hedhi këtë hap, ose të detyrohet me votë që ta bëjë këtë pas zgjedhjeve të ardhshme, është edhe Sali Berisha edhe Ilir Meta vetë. Ata kanë patur funksionet më të larta politike dhe qeverisëse në tri dekadat e fundit në këtë vend dhe janë përgjegjës më shumë se kushdo tjetër, për problematikat e bartura. E për rrjedhojë, janë kësisoj, edhe të parët që duhet të largohen për ti hapur rrugën progesit dhe integrimit të rinisë në drejtimin e jetës së vendit.

Por Ilir Meta ka parasysh në deklaratat e tij, gjithkënd tjetër, përveç vetes së tij. Sepse ai vazhdon të mendojë se gjithkush tjetër është problemi, ndërsa ai vetë, shpëtimtari i vetëm. E mjafton të rendisësh disa fjalë të bukura, sa për të përkëdhelur egon e të rinjve, por ai e Sali Berisha le të vazhdojnë të na drejtojnë edhe për 30 vitet e ardhshme pas kësaj.

Në diskursin e tyre publik, politikanë si Ilir Meta kanë parasysh të gjithë rivalët, por në asnjë mënyrë veten e vet. Ndaj në vend që të ofrojë zgjidhje, siç pretendon me fjalë, në praktikë kjo lloj qasje e vështirëson akoma edhe më shumë zgjedhjen e problemit. Sepse elitat e postkomunizmit janë ndërruar dhe rifreskuar kudo në ish vendet e lindjes komuniste të Europës, përveçse në Shqipëri.

Këtu janë të njëjtët që nga dhjetori 1990, që vazhdojnë edhe në këtë dhjetor, të thonë të njëjtin sllogan: E duam Shqipërinë si gjithë Europa! Ndërkohë që nuk shohin tek vetja asnjë përgjegjësi, e jo më të japin llogari. E aq më pak, të hapin krahun për ata që kanë përballë, të cilëve u predikojnë të njëjtat gjëra prej tridhjetë dhjetorësh me radhë.

Kjo lloj qasje nuk është e para, është thjeshtë keqpërdorimi i fundit, që liderët tanë politikë po mundohen ti bëjnë të rinjve shqiptarë. E ta mendosh, se jo më larg se para ca ditësh paguan (siç tha ambasadorja e SHBA Yuri Kim) fëmijë, adoleshentë e të rinj për ti përdorur në luftën e tyre politike përballë mazhorancës në pushtet. E çfarë ishte më e tmerrshmja, e bënë këtë, në emër të gjoja dhimbjes, për vdekjen tragjike të një 25 vjeçari në Laprakë.

Keqpërdorimi që i është bërë të rinjve, nis nga sistemi i gabuar që krijojnë këta lloj liderësh, përmes promovimit pa meritë të disa prej tyre. Duke kërkuar të joshin përmes këtij “modeli” dhjetra, qindra e mijëra të tjerë, në fund kanë garantuar për ta zhgënjimin e sigurtë nga ëndrrat iluzive që u kanë shitur. Në këtë prag fushate elektorale për zgjedhjet e 25 prillit 2021, me këtë gjuhë po flasin edhe Lulzim Basha e Monika Kryemadhi.

Të rinjtë shqiptarë, si vërsnikët e tyre kudo në botë, kanë fituar vetëm kur kanë ndjekur instiktin e tyre, kauzat e tyre të drejta, jashtë ndikimit manipulativ të liderëve të vjetër të politikës, të cilët janë vetë problemi dhe jo zgjidhja e tij.

Tags: Alfred Pezailir metatë rinjtë

TË LIDHURA

BE e bindur për arritjen e objektivit klimatik 2035 për automjetet elektrike
Bota

BE e bindur për arritjen e objektivit klimatik 2035 për automjetet elektrike

12:35 | 12/09/2025
Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime
Aktualitet

Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime

12:07 | 08/09/2025
Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët
Analizë

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët

22:41 | 11/08/2025
Next Post
Greqi/Pranga 3 infermiereve shqiptare, s’kishin licencë për ushtrim profesioni

Greqi/Pranga 3 infermiereve shqiptare, s'kishin licencë për ushtrim profesioni

Reportazh i panjohur i gazetarit rumun në 1934-ën

Reportazh i panjohur i gazetarit rumun në 1934-ën

Ndodhet në arrati, por nuk ndalet. Ja çfarë paralajmëron Stresi (VIDEO)

Ndodhet në arrati, por nuk ndalet. Ja çfarë paralajmëron Stresi (VIDEO)

JU REKOMANDOJMË

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

19:17 | 26/09/2025
Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

17:52 | 27/09/2025
“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

22:50 | 27/09/2025
Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

19:55 | 27/09/2025




TË FUNDIT

Laguna e Karavastasë kthehet në moçal, ngo*dhin gjallesat/ Bashkia s’ka naftë të hapë kanalin
Aktualitet

Laguna e Karavastasë kthehet në moçal, ngo*dhin gjallesat/ Bashkia s’ka naftë të hapë kanalin

by mirseda
22:48 | 29/09/2025
0

Në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta, një prej pasurive më të mëdha natyrore të vendit, është krijuar një situatë...

Plani i paqes në Gaza, Hamas: Akoma nuk jemi njohur me të, por duket se do të jetë afër vizionit të Izraelit

Plani i paqes në Gaza, Hamas: Akoma nuk jemi njohur me të, por duket se do të jetë afër vizionit të Izraelit

22:42 | 29/09/2025
Dyshim për atentat/ I Vendoset tritol makinës së administratorit të Njësisë Administrative të Fushë-Krujë

Dyshim për atentat/ I Vendoset tritol makinës së administratorit të Njësisë Administrative të Fushë-Krujë

22:38 | 29/09/2025
Zgjidhet kryetar i Asamblesë së shoqatës “Tirana”, Shkëlqim Hajdari: Do jem zëri i autoktonëve! Kemi dhënë shumë, por jemi vlerësuar pak

Zgjidhet kryetar i Asamblesë së shoqatës “Tirana”, Shkëlqim Hajdari: Do jem zëri i autoktonëve! Kemi dhënë shumë, por jemi vlerësuar pak

22:03 | 29/09/2025
FOTO/ Sarandë, dy kroçera me rreth 464 turistë vizituan qytetin bregdetar

FOTO/ Sarandë, dy kroçera me rreth 464 turistë vizituan qytetin bregdetar

21:58 | 29/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com