Fundjava pritet të jetë nën ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme. Ditën e shtunë, moti parashikohet me vranësira dhe intervale të shkurtëra kthjellimi. Reshje shiu të herëpashershme me intensite të ulët në zonat malore e reshje shiu me intensitet të ulët të karakterit lokal në qendër dhe jugperëndim të vendit. Në majat e maleve në verilindje dhe juglindje reshje të dobta bore.
Ditën e diel moti parashikohet me alternime vranësirash dhe intervale kthjellimi. Reshje shiu deri në orët e mëngjes në jug dhe qendër të vendit me intensitet mesatar, ndërsa në veri me intensitet të ulët të karakterit lokal. Gjatë ditës, reshjet e shiut do të mbeten prezente me intensitet të ulët përgjatë zonave bregdetare të vendit.
Era nga verilindja –veriperëndimi me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 15m/sek. Valëzimi në dete i forcës 2-3 ballë.