Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil

“Kemi miliona lekë humbje”, Renis Gjoka sfidon qeverinë duke kënduar në drekë

5 vjet ago
in Stil, Të Gjitha, W-Instant
“Kemi miliona lekë humbje”, Renis Gjoka sfidon qeverinë duke kënduar në drekë

Këngëtari i njohur Renis Gjoka, në një lidhje skype për “News24” komentoi aktin normativ të qeverisë për mbylljen e lokaleve të natës me muzikë live, pas orës 20:00. Ai tha se një ndër zgjidhjet është edhe të kënduarit ‘live’ në drekë.

“Ne sot jemi duke u bërë gati për të kënduar në orët e drekës, jo si zakonisht, por kundër ligjit nuk dalim dot. Kërkojmë të shihet edhe një herë ligji, të sqarohet mirë. Nuk ka ende sot një përgjigje të saktë, pse muzika është ndaluar pas orës 20:00”, tha Gjoka.

“Të gjithë e shohim shumë mirë çfarë ndodh në autobusë, zyra shteti. Jemi artistë, jemi koshientë që këtu ka një problem shumë të madh. Virusi është nëpërkëmbë, nuk jemi kundër masave, kërkojmë që aktiviteti të vijojë brenda marrjes së masave.

Mesa di unë, hiq 2-3 raste, të gjithë kanë qenë kundrejt masave nga qeveria. Nuk arrij ta shpjegoj pse ky akt normativ. Kur u mbyll Shqipëria, nuk kishte pakënqësi kaq të madhe, sepse u mbyllën të gjithë. Halli ishte si do rimbursohemi, etj. Tani është një rast selektiv.

Sardelet që përmend kryeministri janë në autobus, dhe nuk janë fare në lokale. Inspektorët ndaj janë, të dalin në terren të shohin, po merren apo jo masat. Nuk mund të mbyllen të gjithë për 2-3 lokale që nuk zbatojnë masat. Kjo është të luash me populizmin, t’i biesh shkurt muhabetit, dhe nuk duan t’ia dinë fare që këtu është një zinxhir i gjatë që prek mijëra njerëz”.

Nëse nuk do punonit, sa është humbja?

Unë jam koshient, nuk jemi injorant, e dimë mirë, jetojmë me situatën. Po nuk është ky rasti, sepse kur u bë mbyllja e madhe, nuk doli ndonjë artist kundër. Tani shtohen rastet, hapet transporti publik. Sa i përket të ardhurave, janë të pallogaritshme, kemi 4 muaj pushim. Pastaj nuk është vetëm halli i verës, ne nuk na lejohet të këndojmë në ambjente të hapura. Teorikisht jemi të mbyllur deri në majin tjetër.

Sa ju penalizon në shifra kjo mbyllje?

Varet nga çmimet e artistëve, me miliona lekë patjetër. Po nuk është ky problemi. Le të rrimë edhe pa mundësi financiare, do e përballojnë. Por nuk ka sens, nuk funksionon kështu. Ç’a kuptimi ka mbyllja në orën 20:00?! Nuk mendojmë t’i bëjmë bisht ligjit. Por po gjejmë hapsirë të punojmë dhe të respektojmë ligjin. Shumë lokale po përshtaten për të vijuar në drekë.

Mund të sjellë kjo mos lejim edhe në drekë?

Nëse e ka me artistët, nëse është luftë qeveri-artist, është tjetër gjë. Flasim për dëshirën për të izoluar virusin, në të kundërt duhet të flas si artist që i pengohet e drejta e profesionit.

A jeni në një mendje për aktin normativ?

Nuk ka artist që nuk është dakord me këtë, nuk kam hasur. Nuk besoj të dalë ndonjë artist e të thotë shumë mirë, mos këndojmë ne. Nuk besoj ka person që e mbështet këtë akt.

Sot ruani distancën?

Ne do luajmë duke respektuar masat. Nuk jemi idiotë të kemi infektime e të bëhemi ne shkak. Nga 1 qershori deri në ditën e aktit normativ, kemi qenë brenda masave. Një dele e zezë brenda tufës, nuk mund të penalizojë të tjerët.

Tags: koronaviruslokalet e natesrenis gjioka

TË LIDHURA

Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur
Kuriozitete

Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur

21:57 | 12/07/2025
“Kafeja në verë, gabimi që ul cilësinë”
Kuriozitete

“Kafeja në verë, gabimi që ul cilësinë”

18:33 | 10/07/2025
Ja se si të shpëtoni nga dhjami në mëlçi
Kuriozitete

Ja se si të shpëtoni nga dhjami në mëlçi

22:44 | 09/07/2025
Next Post
“Ju kam besuar jo vetëm fytyrën, por edhe jetën”, Pëllumb Pipero sqaron videon pa maskë

“Ju kam besuar jo vetëm fytyrën, por edhe jetën”, Pëllumb Pipero sqaron videon pa maskë

Pro hapjes së listave, opozita e bashkuar: Rama ka frikë nga humbja e pushtetit

Pro hapjes së listave, opozita e bashkuar: Rama ka frikë nga humbja e pushtetit

PD publikon formatin: Ja si mund të jetë një fletë votimi (Foto)

PD publikon formatin: Ja si mund të jetë një fletë votimi (Foto)

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Meriton Mjekiqi dhe vëllai në kërkim nga policia – dyshohen për dh*në!
Showbizz

Meriton Mjekiqi dhe vëllai në kërkim nga policia – dyshohen për dh*në!

by mirseda
22:51 | 12/07/2025
0

Moderatori i njohur, Meriton Mjekiqi, bashkë me vëllain e tij ndodhet në kërkim nga organet e rendit....

Finalja e Kupës së Botës për Klube, trajneri i Chelseat: Jemi më gati se asnjëherë

Finalja e Kupës së Botës për Klube, trajneri i Chelseat: Jemi më gati se asnjëherë

22:07 | 12/07/2025
Trump Tower ndërtohet në Bukuresht, familja Trump zgjeron praninë në Europë

Trump Tower ndërtohet në Bukuresht, familja Trump zgjeron praninë në Europë

22:04 | 12/07/2025
Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

22:01 | 12/07/2025
Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur

Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur

21:57 | 12/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com