Presidenti Ilir Meta i ftuar në emisionin “Kojshia Show” në RTV21 ka folur sot në mbrëmje edhe për krizën e rëndë politike në Shqipëri, duke përsëritur thirrjen e tij drejtuar të gjithë politikanëve për të vënë interesat e vendit mbi interesat e tyre personale. Sipas Metës, e vetmja zgjidhje për krizën e rëndë janë zgjedhjet.
Gazetari: A e keni shkelur ndonjëherë Kushtetutën për shembull?
Presidenti Meta: Asnjëherë në botë, nëse keni parasysh këto lajmet e fundit. Si mund të shkelet Kushtetuta, kur e gjithë Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë bazohet mbi pluralizmin politik dhe mbi të drejtën e zgjedhjes. Të gjitha veprimet e mia kanë qenë konform Kushtetutës dhe parimeve të saj themelore dhe kjo nuk është vetëm një përpjekje e imja, por edhe Presidentë të tjerë në të kaluarën në momente krizash kanë bërë gjithçka për të evituar zgjedhje pa opozitën.
Sepse kuptohet, kjo është mjaft e rëndë për çdo vend demokratik, aq më tepër për një vend si Shqipëria që 45 vjet vuajti aq shumë nga zgjedhjet njëpartiake, nga votimet moniste, që siç e dimë të gjithë nuk ishin zgjedhje.
Gazetari: Ju jeni ekonomit në profesion apo jo?
Presidenti Meta: Po, unë kam studiuar për ekonomi.
Gazetari: Nëse nuk do të ishit bërë ekonomist, a do të kishit dëshirë të bëheshit doktor apo piktor?
Presidenti Meta: Nuk mendoj se kam ndonjë talent të veçantë në fushën e pikturës. Ndoshta do të kisha dashur të isha inxhinier, do të më pëlqente në fakt. Mes këtyre dy profesioneve do të zgjidhja të bëhesha doktor, sepse shëron dhe ndihmon njerëz.
Gazetari: A do të thotë kjo që do të ishte më i rëndësishëm nëse do të rikthehej Sali Berisha në këto momente të vështira. Cili do të ishte më i mirë për politikën shqiptare, Doktori apo Piktori?
Presidenti Meta: Nuk do të dëshiroja të bazohesha tek individët, te karakteristikat e tyre. Shqipëria ka nevojë për një…
Gazetari:…Cili do të ishte më i nevojshëm për Shqipërinë?
Presidenti Meta: Për Shqipërinë është e nevojshme që të gjithë politikanët të vënë interesat e vendit mbi interesin e agjendave të tyre afatshkurtra. T’i shërbejnë stabilitetit të vendit, dialogut politik, forcimit të institucioneve demokratike, sidomos institucioneve të pavarura.
Shqipëria po vuan një largim serioz të të rinjve, të gjeneratës më krijuese dhe më të domosdoshme për zhvillimin e vendit dhe kjo ndodh për shkak të këtij konflikti që vazhdon në Shqipëri në një mënyrë skizofrenike do të thoja, edhe pas 30 vjetësh.
Është një konflikt tërësisht artificial dhe që është një këmbanë alarmi për të reflektuar të gjithë urgjentisht. Nuk mund të jetë Shqipëria, për të gjithë shqiptarët kudo ku jetojnë, një shembull frymëzimi dhe pozitiv, në këtë mënyrë siç zhvillimet e fundit kanë ndodhur në vendin tonë për fat të keq.
Gazetari: A mos po e shohin Presidentin si në aplikacion që shkarkohet në internet?
Presidenti Meta: Presidenti është institucion që, jo vetëm nuk shantazhohet, por përkundrazi është edhe më i motivuar për t’u shërbyer atyre qëllimeve kombëtare që ka për detyrë: të angazhohet dhe të mbrojë demokracinë e pluralizmin politik në vend në një situatë tërësisht anormale, po të kemi parasysh situatën në Parlament, situatën e fundit para dhe pas 30 qershorit, por njëkohësisht edhe faktin që vendi është pa institucionet kryesore të drejtësisë apo me institucione tërësisht tranzitore dhe të kontestuara. Pra kur vendi është në situatë dëshpëruese.
Megjithatë, unë kam bindjen që kjo situatë me një reflektim më të gjerë të të gjithë shoqërisë dhe me një reflektim të të gjithë palëve, duke filluar tashmë nga opozita, do të mund të ecë në drejtimin e duhur, megjithëse me shumë vonesë dhe me kosto të tmerrshme.
Gazetari: Meqenëse jemi te zgjedhjet në Shqipëri. Ju keni thënë se “zgjedhjet janë zgjidhja”…
Presidenti Meta: Nuk ka zgjidhje tjetër përveç zgjedhjeve. Vetëm përmes tyre mund të rivendoset demokracia në shinat e saj. Po kështu mund të funksionojë një drejtësi e pavarur dhe një ekonomi për të gjithë shqiptarët, jo vetëm për atë që unë e quaj një pakicë që nuk njeh rotacion dhe që përfiton me të gjitha qeveritë, duke bërë ligje të veçanta, për persona të veçantë dhe për interesa të veçanta, në dëm të interesit publik dhe të funksionimit të shtetit të së drejtës.
Intervista e plotë:
Gazetari: Faleminderit që pranuat ftesën zoti President! Ilir Meta, a ndihesh krenar që të gjithë shqiptarët kanë prejardhjen prej emrit tënd, domethënë ilirëve?
Presidenti Meta: Jo, emri im vjen nga prejardhja e të gjithë shqiptarëve, kështu që kjo është rruga më e saktë për të bërë interpretimin e duhur dhe padyshim që jam krenar.
Gazetari: Si po ndiheni në Prevallë?
Presidenti Meta: Është një kënaqësi e jashtëzakonshme të rikthehem në Prevallë pas pushimeve që pata këtu një vit më parë. Fakti që jam rikthyer do të thotë se ndihem shumë mirë….
Gazetari: Rikthim në përrallë, siç e keni shkruar në Facebook. Çfarë do të thotë kjo?
Presidenti Meta: Po, për mua është një përrallë, sepse është një bukuri e jashtëzakonshme, me një klimë mjaft çlodhëse dhe inkurajuese. Në të gjitha drejtimet këtu njeriu, jo vetëm çlodhet, por edhe frymëzohet, edhe merr forca të reja.
Gazetari: Zoti President, këtu në Prevallë thonë që bëhet bashkimi i disa rrymave ajrore. A do të thotë kjo që nëse vijnë të gjithë liderët politikë këtu mund të bëhet edhe bashkimi i tyre?
Presidenti Meta: Padyshim, pse jo. Prevalla është në një pozicion strategjik në të gjitha drejtimet, jo vetëm të klimave apo të rrymave ajrore, por shumë pranë Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe gjithashtu është fqinje me disa bukuri të tjera përrallore, siç është Brezovica dhe shumë të tjera.
Gazetari: Kam një kritikë për ju. Nëpër intervista Ju i përshëndesni vetëm qytetarët, neve katunarëve nuk na përmendni kurrë. A jemi pjesë e këtij vendi? “Të nderuar katunarë”, mund të thoni….
Presidenti Meta: Unë vetë jam malësor sepse kam lindur në lartësi shumë të madhe mbi nivelin e detit, në malet e Skraparit. Nëse them qytetarë kjo është pa bërë dallime të tilla sa i takon origjinës, por unë gjithmonë e kam shprehur se jam krenar që jam malësor.
Gazetari: Më kanë thënë që gjatë jetës së tij në politikë Ilir Meta nuk i ka humbur kurrë zgjedhjet. E vetmja gjë që ka humbur është pesha…
Presidenti Meta: Në politikë nuk mund të fitosh gjithmonë si në çdo fushë të jetës, pra ka edhe dështime, ka edhe humbje, por e rëndësishme është që edhe nga humbjet të mësosh për të ardhmen dhe unë jam përpjekur të mësoj, jo vetëm nga dështimet e mia, por edhe të kundërshtarëve të mi.
Gazetari: Por kryesorja është që keni humbur peshë së fundmi…
Presidenti Meta: Padyshim dhe jam shumë i lumtur. Ngjitja nëpër male, aktiviteti fizik më ndihmon shumë për këtë qëllim. I jam shumë mirënjohës Prevallës, sepse vjet pas 12 ditësh këtu, me ecje intensive, pata kënaqësinë dhe mundësinë të ngjitesha në majën e Jezercës, që është pika e dytë më e lartë e Shqipërisë dhe maja më e lartë e Bjeshkëve të Namuna.
Dhe sivjet pas këtyre dy javëve në Prevallë kam objektiv të ngjis majën e Korabit, që është maja më e lartë e Shqipërisë. Kjo më jep një kënaqësi të veçantë, sepse dashuria për malet është e lindur, meqenëse kam lindur në malet e Skraparit.
Duhet të jemi më krenar për malet tona, për bukuritë që kemi, që na i mësuan më shumë çekët, polakët dhe turistët e tjerë që t’i rivlerësojmë.
Unë jam i lumtur që u jam rikthyer maleve dhe përpiqem t’i promovoj bukuritë e Shqipërisë, apo edhe të Kosovës e të rajonit.
Gazetari: Është mirë që keni humbur peshë, sepse nuk mund t’u akuzojë kush se po e hani buxhetin e shtetit, në rastin tuaj kjo akuzë nuk vlen…
Presidenti Meta: Të gjithë duhet të përpiqemi të jemi sa më sportivë, sa më aktivë në jetën e përditshme, për një jetë sa më të shëndetshme, por edhe për të përballuar me optimizëm sfidat që i ka secili në profesionin e tij.
Gazetari: A jeni vozitës i mirë në politikë?
Presidenti Meta: Përpiqem të mos bëj aksidente të paktën…
Gazetari:…A e keni shkelur ndonjëherë Kushtetutën për shembull?
Presidenti Meta: Asnjëherë në botë, nëse keni parasysh këto lajmet e fundit. Si mund të shkelet Kushtetuta, kur e gjithë Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë bazohet mbi pluralizmin politik dhe mbi të drejtën e zgjedhjes.
Të gjitha veprimet e mia kanë qenë konform Kushtetutës dhe parimeve të saj themelore dhe kjo nuk është vetëm një përpjekje e imja, por edhe Presidentë të tjerë në të kaluarën në momente krizash kanë bërë gjithçka për të evituar zgjedhje pa opozitën.
Sepse kuptohet, kjo është mjaft e rëndë për çdo vend demokratik, aq më tepër për një vend si Shqipëria që 45 vjet vuajti aq shumë nga zgjedhjet njëpartiake, nga votimet moniste, që siç e dimë të gjithë nuk ishin zgjedhje.
Gazetari: Ju jeni ekonomit në profesion apo jo?
Presidenti Meta: Po, unë kam studiuar për ekonomi.
Gazetari: Nëse nuk do të ishit bërë ekonomist, a do të kishit dëshirë të bëheshit doktor apo piktor?
Presidenti Meta: Nuk mendoj se kam ndonjë talent të veçantë në fushën e pikturës. Ndoshta do të kisha dashur të isha inxhinier, do të më pëlqente në fakt. Mes këtyre dy profesioneve do të zgjidhja të bëhesha doktor, sepse shëron dhe ndihmon njerëz.
Gazetari: A do të thotë kjo që do të ishte më i rëndësishëm nëse do të rikthehej Sali Berisha në këto momente të vështira. Cili do të ishte më i mirë për politikën shqiptare, Doktori apo Piktori?
Presidenti Meta: Nuk do të dëshiroja të bazohesha tek individët, te karakteristikat e tyre. Shqipëria ka nevojë për një…
Gazetari:…Cili do të ishte më i nevojshëm për Shqipërinë?
Presidenti Meta: Për Shqipërinë është e nevojshme që të gjithë politikanët të vënë interesat e vendit mbi interesin e axhendave të tyre afatshkurtra. T’i shërbejnë stabilitetit të vendit, dialogut politik, forcimit të institucioneve demokratike, sidomos institucioneve të pavarura.
Shqipëria po vuan një largim serioz të të rinjve, të gjeneratës më krijuese dhe më të domosdoshme për zhvillimin e vendit dhe kjo ndodh për shkak të këtij konflikti që vazhdon në Shqipëri në një mënyrë skizofrenike do të thoja, edhe pas 30 vjetësh.
Është një konflikt tërësisht artificial dhe që është një këmbanë alarmi për të reflektuar të gjithë urgjentisht.
Nuk mund të jetë Shqipëria, për të gjithë shqiptarët kudo ku jetojnë, një shembull frymëzimi dhe pozitiv, në këtë mënyrë siç zhvillimet e fundit kanë ndodhur në vendin tonë për fat të keq.
Gazetari: A mos po e shohin Presidentin si në aplikacion që shkarkohet në internet?
Presidenti Meta: Presidenti është institucion që, jo vetëm nuk shantazhohet, por përkundrazi është edhe më i motivuar për t’u shërbyer atyre qëllimeve kombëtare që ka për detyrë: të angazhohet dhe të mbrojë demokracinë e pluralizmin politik në vend në një situatë tërësisht anormale, po të kemi parasysh situatën në Parlament, situatën e fundit para dhe pas 30 qershorit, por njëkohësisht edhe faktin që vendi është pa institucionet kryesore të drejtësisë apo me institucione tërësisht tranzitore dhe të kontestuara.Pra kur vendi është në situatë dëshpëruese.
Megjithatë, unë kam bindjen që kjo situatë me një reflektim më të gjerë të të gjithë shoqërisë dhe me një reflektim të të gjithë palëve, duke filluar tashmë nga opozita, do të mund të ecë në drejtimin e duhur, megjithëse me shumë vonesë dhe me kosto të tmerrshme.
Gazetari: Meqenëse jemi te zgjedhjet në Shqipëri. Ju keni thënë se “zgjedhjet janë zgjidhja”…
Presidenti Meta: Nuk ka zgjidhje tjetër përveç zgjedhjeve.
Vetëm përmes tyre mund të rivendoset demokracia në shinat e saj. Po kështu mund të funksionojë një drejtësi e pavarur dhe një ekonomi për të gjithë shqiptarët, jo vetëm për atë që unë e quaj një pakicë që nuk njeh rotacion dhe që përfiton me të gjitha qeveritë, duke bërë ligje të veçanta, për persona të veçantë dhe për interesa të veçanta, në dëm të interesit publik dhe të funksionimit të shtetit të së drejtës.
Gazetari: Mos ndoshta situata politike në Shqipëri është ekuacion me dy të panjohura dhe zgjedhjet janë vetëm e panjohura e parë? E panjohura e dytë faktikisht nuk dihet. Kush është fajtori tjetër?
Presidenti Meta: Situata në Shqipëri është pasojë e një krize artificiale, ku pa asnjë diskutim përgjegjësinë kryesore e ka Kryeministri aktual me politikën e tij të qartë për të kontrolluar gjithë pushtetet në vend dhe për të asgjësuar demokracinë, dialogun politik, të drejtat e opozitës dhe të pakicave, lirinë e medias, pavarësinë e gjithë institucioneve të tjera, për të kapur edhe sistemin e ri të drejtësisë për fat të keq.
Njëkohësisht nuk mund të mbetet pa përgjegjësi edhe opozita, që në vlerësimin tim ka ndjekur një strategji të gabuar, atë të djegies së mandateve, të mosmarrjes pjesë në zgjedhjet vendore, pra të mosregjistrimit në kohë, por edhe të delegjitimimit të çdo institucioni, ndërkohë që mund të kishte ndjekur një politikë tjetër.
Atë të paraqitjes së një alternative që mund të ndihmonte në parandalimin e kësaj drame institucionale dhe demokracie që ne sot kemi në vend, ku praktikisht sistemi i llogaridhënies është asgjësuar si në nivel qendror, në parlament, si në nivel vendor.
Për fat të keq, Shqipëria po përjeton një rrëmujëhane institucionale.
Gazetari: Si arrihet ekuilibri në politikë në Shqipëri, zoti President? Ju jeni edhe ekonomist në profesion, në ekonomi arrihet ekuilibri kur kërkesa i afrohet ofertës…
Presidenti Meta: Situata në Shqipëri është rezultat i përjashtimit të qytetarëve nga mundësia për të ndikuar dhe për të thënë fjalën e tyre në qeverisjen e vendit, si në nivel qendror, si në nivel vendor.
Rrënjët e kësaj krize që ka ndodhur apo që ka kulmuar kohët e fundit në Shqipëri, gjenden në ndryshimet e befasishme të Kushtetutës së Shqipërisë në vitin 2008, kur u ndryshua dhe sistemi zgjedhor dhe u vendos sistemi me listat e mbyllura, që praktikisht e ktheu vendin nga një Republikë parlamentare, në një Republikë kryetarësh, si dhe asgjësoi lidhjen e deputetëve me qytetarët dhe mundësinë e qytetarëve për të zgjedhur apo për të përkrahur atë deputet, te të cilët ata kishin besim që do të mbronin të drejtat e tyre.
Praktikisht gjatë këtyre 11 vjetëve demokracia në Shqipëri ka ardhur duke degraduar dhe kjo është vënë re te parlamenti, te të gjithë institucionet e tjera dhe mbi të gjitha te mënyra se si realizohet vendimmarrja e qeverisë dhe së fundi se si parlamenti përdoret thjesht për të mbuluar paligjshmërinë e akteve të qeverisë.
Pra, bëhen ligje për persona të veçantë në kundërshtim me Kushtetutën, në kundërshtim me detyrimet që Shqipëria ka nga Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit me BE-në, në kundërshtim me konkurrencën, në kundërshtim me parimet e mosdiskriminimit, që është një parim kushtetues e kështu me radhë.
Gazetari: Po mendoja teksa ju flisnit, inshallah nuk flisni keq për opozitën, se përndryshe nuk keni vend në shtëpi…
Presidenti Meta: Opozita ka përgjegjësi shumë të mëdha, sepse në radhë të parë opozita nuk është vetëm tërësia e partive që nuk ndodhen në pushtet.
Opozita në një demokraci është institucioni më i rëndësishëm demokratik që ka një vend, sepse është aspirata e qytetarëve për një qeverisje më të mirë nesër.
Opozita është ajo forcë që nuk garanton vetëm të drejtat e atyre që votojnë për opozitën, por garanton përmes rolit të saj në Kuvend, në pushtet vendor, në të gjitha institucionet e tjera, edhe të drejtat e atyre që kanë votuar për shumicën.
Në kushtet kur opozita largohet nga parlamenti, në kushtet kur opozita nuk merr pjesë në zgjedhjet vendore dhe e lë fushën bosh, lë pa mbrojtje të gjithë qytetarët e Shqipërisë nga abuzivizmi i atyre që drejtojnë dhe të cilët duhet të jenë edhe nën kontrollin institucional të opozitës për interesat e qytetarëve.
Gazetari: Sa është e vështirë zoti President që të jetosh me opozitën? Sepse ju faktikisht jeni në një shtëpi me opozitën. Ju dhe zonja Monika….
Presidenti Meta: Kjo është një çështje që unë e zgjidh shumë kollaj. Por fjala vjen, Prevalla na ndihmon për të qenë më pranë njëri-tjetrit dhe për të qenë më të dashur me njëri-tjetrin….
Gazetari: A mund të ndodhin dhe ngatërresa të tipit “duhet t’i shpallësh zgjedhjet sa më shpejt”…?
Presidenti Meta: Këto nuk funksionojnë me mua.
Vendimet e mia janë publike, janë në interes të vendit dhe nuk kanë asnjë lidhje me këtë raport familjar.
Unë gjithmonë kam ditur t’i ndaj pozicionet e mia, pozicionin shtetëror nga një pozicion personal apo shoqëror. Në këtë drejtim të jeni fare të qetë, që vendimet e mia do të jenë gjithmonë në interes të kombit.
Gazetari: Si mendoni, a do t’ju lejojë Monika të ktheheni përsëri në LSI?
Presidenti Meta: Kjo nuk është beteja ime për të ardhmen. Beteja ime për të ardhmen është rivendosja e vendit në rrugën e demokracisë, sepse ka dalë nga kjo rrugë. Së dyti, në rrugën e kushtetueshmërisë dhe të funksionimit të institucioneve në mënyrë demokratike.
Beteja ime kryesore sot si President, por edhe nesër nëse do të jetë e nevojshme kur të mos jem President, do të jetë për rikthimin e sovranitetit të qytetarëve shqiptarë, të cilët kanë humbur kontrollin e tyre mbi parlamentin, mbi qeverinë, mbi pushtetin vendor, mbi të gjitha institucionet që duhet të jenë në shërbimin e tyre dhe duhet të jenë të kontrolluara prej tyre.
Kjo është beteja ime kryesore dhe nuk është kurrsesi rikthimi në Lëvizjen Socialiste për Integrim.
Gazetari: Zoti President, si mund të arrihet bashkimi kombëtar, që është ëndërr e të gjithë shqiptarëve, duke vendosur taksë 5 Euro për Rrugën e Kombit, raporte të ftohura mes dy kryeministrave, produktet e Kosovës nuk blihen shumë në Shqipëri?
Presidenti Meta: Padyshim ky është një problem mjaft i madh. Marrëdhëniet mes dy vendeve tona duhet të jenë më komplementare me njëra-tjetrën, duhet të plotësojnë ato boshllëqe apo mangësi që vijnë për shkak të karakteristikave të ndryshme të potencialeve, të burimeve të zhvillimit ekonomik, qoftë të Shqipërisë apo të Kosovës.
Në këtë drejtim duhet të krijojmë sa më shumë lehtësira. Ju e dini qëndrimin tim për taksën e Kalimashit, që është një taksë mjaft e gabuar dhe dekurajuese, qoftë edhe nga ana psikologjike, duke pasur parasysh se sa i rëndësishëm është edhe për Shqipërinë dhe për Kosovën ky qarkullim pa pengesa midis qytetarëve tanë.
Jo vetëm për qytetarët, por edhe për tregtinë, po të kemi parasysh se sa e kushtueshme është sidomos për të vënë në funksion të Kosovës edhe portet e Shqipërisë në të ardhmen.
Janë bërë mjaft mbledhje dhe ka pasur mjaft shpresa se gjërat do të ecin më mirë, por kemi vënë re që nuk është treguar ai vizion dhe ajo vendimmarrje e duhur për t’iu përgjigjur pritshmërive të qytetarëve në të dyja anët, të Shqipërisë dhe Kosovës.
Gazetari: E lëmë pak mënjanë politikën, ndalemi te një temë pak më relaksuese….
Presidenti Meta: Ndalemi te futbolli më mirë?
Gazetari: Ju jeni fans i futbollit apo jo?
Presidenti Meta: Jam duke u bërë gjithnjë e më shumë tifoz i Kosovës, por edhe i “Celtic”-ut.
Por sidomos i Kosovës, sepse vërtetë ka shkëlqyer në ndeshet e fundit dhe është një shpresë e madhe për të gjithë në vitet që vijnë.
Gazetari: Ndalemi tek situata politike në Kosovë. Jeni pro korrigjimit të kufijve apo kundër korrigjimit të kufijve të Kosovës?
Presidenti Meta: Çështja është si do të përmbyllet dialogu Kosovë-Serbi në mënyrën më të mirë për të dyja vendet, por edhe për të gjithë rajonin, pasi është një çështje mjaft kyçe që mund t’i përshpejtojë apo t’i ngadalësojë të gjitha proceset europianizuese të rajonit tonë.
Në këtë drejtim qëndrimi im që dëshiroj t’ju sqaroj ju është pikërisht ky. Përsa u takon marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Serbisë, unë kam qenë dhe jam për t’i zhvilluar ato në njëmënyrë sa më aktive, pasi marrëdhëniet dypalëshe Serbi-Shqipëri, por edhe bashkëpunimi dypalëshnë kuadër të bashkëpunimit të rajonit tonëështë mjaft i rëndësishëm. Dhe këtë unë e kam treguar më së miri që në vitet 2000. Që në fillesat e para kur kam qenë kryeministër duke bashkëpunuar me ish-kryeministrin Xhinxhiç. Edhe më pas në funksione të tjera, edhe sot e kësaj dite kam qenë dhe jam shumë i hapur për këtë gjë, por kam thënë gjithmonë dhe sot e theksoj akoma edhe më me forcë: Shqipëria nuk mund të jetë pjesë e dialogut Kosovë-Serbi!
Shqipëria njeh, dhe është nga vendet e para që ka njohur dhe respekton pavarësinë e Kosovës dhe institucionet e saj. Por dialogu me Serbinë është një temë që u takon institucioneve të Kosovës.
Çdo ndërhyrje e Shqipërisë në këtë dialog apo në tema të caktuara të këtij dialogu, praktikisht është një cenim i pavarësisë dhe i legjitimitetit që kanë këto institucione.
Cili është roli i Shqipërisë dhe cili ka qenë dhe është qëndrimi i saj? Roli i Shqipërisë është që të kontribuojë për të nxitur institucionet dhe faktorët politikë të Kosovës për një bashkëpunim sa më të ngushtë me njëri-tjetrin në mënyrë që të arrijnë një konsensus për temat kryesore dhe për zgjidhjet më të mundshme, qëdo të bënin realitet këtë moment historik të përmbylljes, të finalizimit të këtij dialogu dhe të njohjes reciproke. Njëkohësisht edhe të garancive se si Serbia, ashtu edhe Kosova do të jenë anëtare të Bashkimit Europian. Kjo është e para.
E dyta, mesazhi që unë ua kam shprehur të gjithë përfaqësuesve të Kosovës, si përfaqësuesve të institucioneve, ashtu edhe drejtuesve të opozitës, ka qenë i qartë: Jo vetëm duhet të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin, por duhet edhe një koordinim me partnerët tanë kryesorë, që na kanë mbështetur deri më sot për këto arritje që Kosova ka si shtet i pavarur. Padyshim në radhë të parëme Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si vend lider i NATO-s, i aleancës më të fuqishme që luajti rol kryesor për çlirimin e Kosovës, por edhe me Gjermaninë, sepse ajo është shtylla kryesore e Bashkimit Europian.
Nëse flasim se kjo marrëveshje, përveç konsolidimit të paqes dhe sigurisë duhet të garantojë edhe të ardhmen europiane si të Serbisë, ashtu edhe të Kosovës, kush më shumë se sa pikërisht Gjermania mund ta luajë këtë rol edhe në të ardhmen.
Ashtu sikurse duhet një koordinim edhe me vende të tjera që kanë kontribut të jashtëzakonshëm për çlirimin e Kosovës dhe për forcimin e pozitës së saj ndërkombëtare, si Britania e Madhe e vende të tjera.
Kjo mendoj se është më kryesorja.Pastaj për tema të tjera më konkrete, për mënyrën e zgjidhjes, kjo u takon institucioneve të Kosovës dhe unë as jam përfshirë, dhe as nuk pranoj të përfshihem në këto çështje.
Gazetari: Si arritët të qëndroni kaq gjatë në politikë? Si ju, ashtu edhe Presidenti Thaçi? Mos ndoshta keni të njëjtën recetë politike? Që të na e tregoni edhe ne recetën, sa t’i hedhim, sa përzierje?
Presidenti Meta: Unë përpiqem të jem gjithmonë koherent me disa çështje themelore, sepse nuk mendoj se ka politikanë të pagabueshëm. Por mendoj se është e rëndësishme se në raport me interesin kombëtar dhe forcimin e demokracisë, të jem gjithmonë në funksion të këtyre interesave dhe padyshim të integrimit europian të Shqipërisë.
E gjithë jeta ime që nga student i Dhjetorit 1990 me Lëvizjen “E duam Shqipërinë si e gjithë Europa”, dhe në vijimësi është e lidhur me këtë perspektivë të Shqipërisë dhe mendoj se kam qenë gjithmonë koherent në këto drejtime.
Gazetari: Keni një recetë politike si presidentë?
Presidenti Meta: Mendoj se kemi që të dy përvoja të ndryshme, por edhe të ngjashme në shumë aspekte.
Por nuk mendoj se kohëzgjatja në politikëështë më e rëndësishmja për një politikan. Unë jam në politikë për aq kohë sa do të jem i dobishëm, për aq kohë sa do të jem vërtet një garanci që Shqipëria do të vazhdojë të ecë në këtë rrugë. Në momentin kur unë do ta ndiej se mund të isha bërë një pengesë padyshim që do të isha tërhequr, sepse kurrsesi nuk do të dëshiroja të cenoja këto qëllime të jetës sime politike.
Gazetari: Të rrimë prapë te Presidenti Thaçi. Në samitin e fundit qëështë mbajtur në Shqipëri, ju e keni ftuar Presidentin Thaçi për drekë dhe ai nuk erdhi.
Presidenti Meta: Ky është më tepër një muhabet vape, por që nuk shkon këtu në freskun e Prevallës. Ne kemi patur një samit shumë të mirë në Tiranë…
Gazetari: Po për drekë nuk ka ardhur. A është e vërtetë?
Presidenti Meta: Në Samitin e Brdo-Brijunit, Presidenti Thaçi ka qenë mjaft aktiv. Kemi patur jo vetëm një bashkëpunim shumë të mirë gjatë samitit. Kemi patur një takim shumë të mirëedhe përpara samitit, edhe në vazhdimësi. Pastaj gjatë samiteve ka dreka, ka darka, ka takime dypalëshe, e kështu me radhë.
Gazetari: Ai nuk e ha mishin. Nuk është merakli mishi.
Presidenti Meta: Mos bini viktimë e portaleve, që gjithmonë duan të krijojnë lajme të rreme, “fake news”!
Gazetari: Ndoshta ka qenë në dietë. Përse zgjedhjet në Shqipëri dhenë Kosovë faktikisht po bien në të njëjtën kohë? Po mendoj që do të bien. Mos ndoshta është problemi i njëjtë si në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri?
Presidenti Meta: Ajo që dua të them, me bindje të plotë, është se kjo krizë artificiale në të cilën ndodhet Shqipëria dhe që nuk e meriton populli shqiptar, padyshim që për mendimin tim ka një lidhje edhe me zhvillimet në Kosovë, me dialogun Kosovë-Serbi.
Për mua ka qenë dhe mbetet shqetësuese: përse kërkohet patjetër ky konflikt në Shqipëri?! Nuk mund ta teproj ndoshta edhe po të them: përse kërkohet edhe një gjakderdhje në Shqipëri?!
Dhe unë i kam bërë publike motivet eshfuqizimit të datës 30 qershor për zgjedhjet vendorenë kuadër të tensionimit të jashtëzakonshëm dhe të mosreagimit të të dyja palëve pas apelit që i bëja vazhdimisht për një dialog dhe për të caktuar një datë tjetër gjithëpërfshirëse të zgjedhjeve vendore.
Pra kjo krizë është aq artificiale në vlerësimin tim dhe duket që ka një interes që Shqipëria të duket keq. Në momentin kur Shqipëria duket keq, kjo nuk e ndihmon as Kosovën, as shqiptarët në përgjithësi si një faktor që mund të imponohen më suksesshëm në kërkesat e tyre të drejta dhe legjitime. Sepse kërkohet patjetër të provohet se ne shqiptarët e kemi të vështirë të bëjmë shtet.
Kurse unë mendoj se kemi të bëjmë me lojëra të individëve të caktuar, të cilët janë kyçur në skenare që nuk i shërbejnë as stabilitetit të Shqipërisë, dhe as afirmimit të saj si një faktor stabilizues, europianizues në rajonin tonë.
Gazetari: Sërish te zgjedhjet në Shqipëri. Reforma dhe “Ramaforma”. Dallimi thelbësor mes reformës dhe “Ramaformës”?
Presidenti Meta: Qëllimi im ka qenë për të bërë dallimin e qartë midis asaj se çfarëështë në të vërtetë reforma në drejtësi, – një reformë madhore, e domosdoshme, që ubë në Kushtetutën e Shqipërisë, që u votua më 21-22 korrik 2016, para tri viteve, -dhe të zbatimit aktual, ku siç e dini edhe ju, ne kemi një paralizim total të të gjithë sistemit të drejtësisë që thuhet se ka ardhur prej vetting-ut. Por nuk është kjo e vërteta.
Thuhet se Shqipëria është pa Gjykatë Kushtetuese për shkak të vetting-ut. Nuk është kjo e vërteta!
E vërteta është se në mënyrë arbitrare Këshilli i Emërimeve në Drejtësi u bllokua për më shumë se dy vite, edhe në vitin 2017, edhe në vitin 2018, për shkak se kryeministrit tonë nuk i pëlqeu shorti mjaft transparent, i hedhur në përputhje me ligjin për KED, që bën përzgjedhjen e kandidatëve për vendet vakante të Gjykatës Kushtetuese dhe për Inspektorin e Lartë të Drejtësisë.
Ndërkohë që në qoftë se do të kishte funksionuar që më 2017-n, do të kishte funksionuar në 2018-n, absolutisht që nuk mund të ndodhte kurrë që Shqipëria sot të mos ketë asnjë anëtarë të Gjykatës Kushtetuese!
Se thuhet qëështë një anëtar dhe formalisht është, por ka tri vite që kësaj zonje të nderuar i ka mbaruar mandati. Pra praktikisht ajo qëndron atje për shkak se është një zonjë dinjitoze dhe nuk dëshiron ta lerë institucionin pa asnjë lloj pranie dhe përfaqësimi. Por kjo është tërësisht e pajustifikueshme!
Për të mos folur pastaj për të gjitha zhvillimet që ju i dini, me zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm, që u zgjodh me 69 vota nga 84 vota që nevojiteshin, që e kishte mënyrën e zgjedhjes shumë të qartë Kushtetuta e Shqipërisë. Pra u bë një ligj për të dalë mbi Kushtetutën. Ju, jo vetëm ju, por kushdo që na ndjek, e di qëështë Kushtetuta, pastaj vijnë ligjet.
Këta shpikin një ligj për të dalë mbi Kushtetutën dhe përdorin 69 vota për të rrëzuar 140 vota, që ishin me konsensus të plotë për një reformë të vërtetë e për të sjellë një drejtësi të pavarur.
Në rast se reforma në drejtësi do të kishte ecur në frymën e Kushtetutës, absolutisht që Shqipëria kurrë nuk do të ishte në këtë krizë, sepse as opozita nuk do të kishte asnjë mundësi që të justifikohej, nëse do të kishte Gjykatë Kushtetuese që të largohej nga parlamenti, sikurse u largua, gabimisht.
Gazetari: A jua pret mendja se sikurse ky fëmija që vrapon këtu, ashtu po vrapojnë edhe udhëheqësit politikë pas posteve?
Presidenti Meta: Po vrapojnë…?
Gazetari: Udhëheqësit politikë pas posteve. Edi Rama? Lulzim Basha? Kështu po vrapojnë, pas karriges.
Presidenti Meta: Ne duhet të mendojmë më shumë për të ardhmen e këtyre fëmijëve, dhe sidomos atyre të rinjve, që kundër dëshirës së tyre, duan të vrapojnë për t’u larguar nga Shqipëria për arsye se nuk ndiejnë siguri për të ardhmen e tyre dhe se ky konflikt artificial i ka lodhur kaq shumë dhe ua ka vrarë shpresat.
Ky është shqetësimi, alarmi kryesor që duhet t’i bëjë të gjithë, – duke filluar nga kryeministri i pari, dhe padyshim nga zoti Basha dhe përfaqësuesit e opozitës, të dytët, – për të reflektuar dhe për t’i thirrur mendjes, para se në Shqipëri të mos mbeten më njerëz për t’i votuar ata.
Gazetari: Pyetja e fundit për zgjedhjet në Shqipëri. Mendoni se do të ketë trazira?
Presidenti Meta: Shpresoj që në Shqipëri, pas këtyre ditëve të para të gushtit, të ketë reflektim me urgjencësi nga kryeministri Rama, ashtu edhe nga kryetari i Partisë Demokratike, zoti Basha.
Të punojmë urgjentisht që t’i japim vendit një zgjidhje këto ditë. Të mos presim shtatorin pasi përndryshe do të kemi një dështim të sigurt më 18 tetor dhe një penalizim për vendin tonë, që do të jetë përgjegjësi në radhë të parë e kryeministrit Rama, por së dyti, e kryetarit të Partisë Demokratike, zotit Basha dhe e gjithë atyre, të cilët nuk do të tregojnë vullnetin e duhur për një zgjidhje demokratike e gjithëpërfshirëse.
Pa zgjedhje të lira e të drejta, nuk mund të ketë kurrsesi çelje të negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Nuk mund të ndryshohen kriteret e Kopenhagës për kapriçot apo për interesat e caktuara të asnjë udhëheqësi shqiptar apo kudo tjetër në këtë rajon.
Kjo besoj se do të jetë shumë e qartë në ditët që vijnë.
Gazetari: Shkurt Zoti President, pse kanë lidhje zgjedhjet më 13 tetor dhe vendimit më 18 tetor? Çfarë është ky pesëditëshi?
Presidenti Meta: Në 17-18 tetor udhëheqësit e Bashkimit Europian do të marrin vendimin nëse do të çelen apo jo negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Një vendim që pritej të merrej në qershor, u shty për më 17-18 tetor. Ne prisnim ta merrnim provimin në qershor, por na e shtynë me mik për në vjeshtë.
Prandaj ne duhet të lëvizim shpejt, sepse studentëve që ngelen për në vjeshtë nuk u takon të bëjnë pushime të plota!
Duhet të përgatiten që të marrin provimin dhe këtu nuk bëhet fjala për disa individë e disa drejtues, por bëhet fjala për një vend të tërë. Nuk duhet të harrojmë që në vitin 2000 Shqipëria ka qenë në të njëjtin hap për integrimin europian me Kroacinë. Dhe ka qenë shumë përpara Serbisë dhe Malit të Zi. Ndërsa sot e dimë se sa vite u bënë që kur Kroacia është anëtare e Bashkimit Europian dhe e dimë se sa vite u bënë që Serbia dhe Mali i Zi kanë çelur negociatat me Bashkimin Europian. Kjo do të ishte një goditje e fortë për aspiratat e 99% të shqiptarëve, që duan të mos humbin më tepër kohë.