Ish-deputeti i PD Ervin Salianji dhe avokati i njohur Spartak Ngjela janë përplasur ashpër mbrëmjen e sotme teksa flisnin për protestat e opozitës.
Ishte Salianji ai që nxiti debatin me avokatin, duke thënë se Ngjela ka thyer vet ligjin në komunizëm ndaj ka bërë dhe burg. Nuk mund të mungonte këtu reagimi i avokat Ngjelës, i cili tha se ai është ndër të vetmit të dënuar që nuk ka kërkuar pafajësi për dënimin që ka vuajtur.
DEBATI I PLOTË:
Salianji: Pse nuk i ka respektuar vet rregullat e shtetit diktarorial zotëria se shtet ishte dhe ai.
Ngjela: Dëgjo këtu, ore dëgjo këtu… Nuk kam kërkuar pafajësi. Dëgjo se nuk je në fshatrat e Korçës këtu, je në Tiranë.
Salianji: Ky që në 2011 thoshte të vriteshin 400 veta se 4 janë pak.
Ngjela: Dëgjo këtu të të them një gjë… Bën gabim që sjell njerëz paintelekt profesional në studio (I drejtohet Eni Vasilit)
Vasili: Sipas jush avokat.
Ngjela: Profesioni është intelekt, mbaje mend ta dish. Jam i vetmi që nuk kam kërkuar pafajësi, kam kërkuar rrëzimin e regjimit. U bë ai të më thotë mua nga këto.
Salianji: Jo mor stë dëgjoj ty se boll të kam dëgjuar 30 vite.
Ngjela: Ata që vriten për liri janë dëshmorë zotëri. Ik vidh misër të kryetari koperativës.
Salianji: Fytyrë nuk ju ka mbetur për të dalë përpara qytetarëve.
Ngjela: Ja do marrë maskën tënde dhe do dal. Zonjë ti mund të marrësh çdo njeri të pashkolluar dhe ta sjellësh këtu. Çdo shtet ka dëshmorët e vet, 400 janë pak, dhe 4000 mijë janë pak. Që nga Enver Hoxha deri te Saliu skam pranuar asnjë autoritet.
Salianji: Me ty, me personale s’merrem unë, se e di që një i çmendur çmendet komplet.