Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

KE synon hapjen e bisedimeve me Tiranën e Shkupin në mars

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
KE synon hapjen e bisedimeve me Tiranën e Shkupin në mars

Komisioni europian synon që hapja e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të mund të arrihet në muajin mars.

Në Tiranë, ku gjendet për një vizitë zyrtare, komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi tha gjatë një konference shtypi me kryeministrin Edi Rama, se “raporti i mëparshëm i Komisionit për Shqipërinë mbetet ende i vlefshëm, pra një vend i gatshëm për të hapur bisedimet dhe ne po punojmë që kjo të bëhet realitet para takimit të nivelit të Lartë të Zagrebit”, i cili parashikohet të mbahet në muajin maj.

Tetorin e kaluar, udhëheqësit e vendeve anëtare nuk arritën një konsensus për një vendim pozitiv për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, falë këmbënguljes së Francës, për nevojën e rishikimit më parë të të gjithë procesit të bisedimeve dhe të vetë zgjerimit.

“Me metodologjinë do të krijojmë një qasje të re, bazuar në katër parime. Së pari procesi të jetë më i besueshëm, më politik, më i parashikueshëm e për mua është përparësi ta bëjmë dhe më dinamik. Po përpilojmë një propozim që do marrë parasysh këto gjëra”, shpjegoi zoti Varhelyi, duke saktësuar se “po flas me shtetet anëtare që t’i bind se me këtë metodologji të re do të mund të biem dakord për çeljen e bisedimeve”.

Për kryeministrin Rama “ajo që përbën një arsye për t’u ndjerë të inkurajuar është qasja e komisionerit lidhur me nevojën, por dhe kushteve, për të adoptuar e pranuar të gjithë së bashku një metodologji më të përshtatshme, si rezultat i së cilës, mund të mendohet e arsyeshme dhe përfshirja e Francës në vazhdimin e procesit”.

Rama dhe komisioneri europian vizituan më pas disa zona në qytetin e Durrësit të goditura nga tërmeti i 26 Nëntorit. Komisioni europian, ka dhanë një ndihmë të parë prej 15 milioj eurosh, ndërsa me 17 Shkurt do të organizojë dhe një konferencë të madhe donatorësh.

“Ne do të qëndrojmë në krah të Shqipërisë e do vazhdojmë të ndihmojmë. Presim që nga konferenca e donatorëve të ketë rezultate shumë të mira. Do flasim me Shtetet anëtare e organizmat financiar ndërkombëtarë, që të japin kontributin e tyre”, tha zoti Varhelyi, ndërsa njoftoi se “në lidhje me punën e bërë deri më tani, nga fondet e para aderimit, unë kam mundësinë që nga autoriteti buxhetor të japim 28 milion euro për të ashtuquajturin “shpërblim për performancë”.

Miratimi i takon Parlamentit europian, i cili “ka një proces të caktuar, një procedurë që duhet ta ndjekë, por propozimin tashmë e kemi çuar në PE dhe besoj gjithçka do vazhdojë shumë shpejt”, u shpreh komisioneri Varhelyi, shkruan “Voa”.

Tags: bisedimeKEShkupiTirana

TË LIDHURA

Rama në 10-vjetorin e “Fundjavë Ndryshe”: “Lum kush jep; Arbër, ti je trajneri i disiplinës”.
Aktualitet

Rama në 10-vjetorin e “Fundjavë Ndryshe”: “Lum kush jep; Arbër, ti je trajneri i disiplinës”.

22:56 | 05/12/2025
Aksident në Unazën e Madhe në Tiranë, plagoset drejtuesi i motorrit
Aktualitet

Aksident në Unazën e Madhe në Tiranë, plagoset drejtuesi i motorrit

21:53 | 05/12/2025
Korçë, zbulohet një pikë bastesh në ambientet e një lokali
Aktualitet

Korçë, zbulohet një pikë bastesh në ambientet e një lokali

19:45 | 05/12/2025
Next Post
Basha: Zgjidhja e krizës dhe reforma janë dy objektiva madhore

Basha: Zgjidhja e krizës dhe reforma janë dy objektiva madhore

60% e shqiptarëve të pakënaqur me punën që kanë

60% e shqiptarëve të pakënaqur me punën që kanë

Ukraina nis hetime për mbikëqyrjen e dyshuar të ish-ambasadores amerikane

Ukraina nis hetime për mbikëqyrjen e dyshuar të ish-ambasadores amerikane







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025
Duar e këmbë të lidhura/ 18-vjeçarja vritet nga vëllezërit dhe flaket në kënetë pasi familja …

Duar e këmbë të lidhura/ 18-vjeçarja vritet nga vëllezërit dhe flaket në kënetë pasi familja …

09:42 | 29/11/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025




TË FUNDIT

Rama në 10-vjetorin e “Fundjavë Ndryshe”: “Lum kush jep; Arbër, ti je trajneri i disiplinës”.
Aktualitet

Rama në 10-vjetorin e “Fundjavë Ndryshe”: “Lum kush jep; Arbër, ti je trajneri i disiplinës”.

by mirseda
22:56 | 05/12/2025
0

Në një sallë plot me figura të njohura politike nga vendi dhe trojet, artistë dhe shumë personazhe...

Aksident në Unazën e Madhe në Tiranë, plagoset drejtuesi i motorrit

Aksident në Unazën e Madhe në Tiranë, plagoset drejtuesi i motorrit

21:53 | 05/12/2025
Shqipëria në grupin “e mallkuar” në Botëror, “njohim” vetëm një kundërshtar

Shqipëria në grupin “e mallkuar” në Botëror, “njohim” vetëm një kundërshtar

21:50 | 05/12/2025
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, publikohet marrëveshja e Vetëvendosjes me tri parti të tjera

Zgjedhjet e 28 dhjetorit, publikohet marrëveshja e Vetëvendosjes me tri parti të tjera

21:37 | 05/12/2025
Reuters: SHBA-të u japin afat anëtarëve evropianë të NATO-s për rritjen e mbrojtjes

Reuters: SHBA-të u japin afat anëtarëve evropianë të NATO-s për rritjen e mbrojtjes

21:10 | 05/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com