Komisioneri për Zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi, ka folur sot gjatë konferencës për paketën e zgjerimit të BE 2020 dhe Planin e Investimeve për Ballkanin Perëndimor. Komisioni Europian ka propozuar 9 miliard euro per Ballkanin për periudhën 2021-2027. Këtë e deklaroi komisioneri Oliver Varhelyi para Komisionit të punëve të jashtme në Parlamentin Europian.
“Këshilli po konsideron vendimin për negociatat me Shqipërinë dhe MV. Shqipëria është shumë pranë përmbushjes së kushteve për konferencën e parë ndërqeveritare. Kemi përgatitur planin ekonomik për rajonin. Duhen më shumë grante se sa kredi.
KE ka dhënë 20 mld euro në Ballkanin Perëndimor, dhe uroj që të marrë dritën jeshile për konferencën e parë ndërqeveritare. Këto vende janë fokusi kryesor i BE. KE propozon 9 mld euro të tjera për Ballkanin Perëndimor për periudhën 2021-2027”, ka thënë gjatë fjalës së tij Varhelyi.