Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Katër vjet nga vdekja e Olldashit, fotot shokuese dhe një hetim komedi

9 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha

Në 20 nëntor 2013, humbi jetën ish-deputeti Sokol Olldashi. Disa muaj pas vdekjes në mënyrë konfidenciale me email-e në qarqe të ngushta qarkulluan tri foto shokuese që tregonin të ndjerin pas aksidentit.

Imazhe tepër të rënda për tu parë: Shformimi i kokës së deputetit është i jashtëzakonshëm, tronditës: asnjë prej tipareve nuk është në vendin e vetë, shkruan gazeta Dita.

Këto foto, të cilat gazeta i posedon minimalisht i japin një përgjigje pikëpyetjeve që shkaktoi nxitimi për të bërë varrimin e Olldashit. Në atë nivel dëmtimi homazhet nuk mund të kryheshin normalisht.

Por këto foto nga ana tjetër flasin për një dëmtim ekstrem tepër të rëndë që mund të jetë i shkaktuar ose nga një aksident shumë i rëndë ose nga një sulm dhe agresion shumë i rëndë.

Vendi i aksidentimit, makina e sigurt me të cilën udhëtonte Olldashi dhe dëmtimi fare modest i mjetit të tij duket se i bëjnë shumë të dyshimta rrethanat që mund të justifikonin një aksident kaq të egër.

Stafi i gazetës asokohe i kushtoi një vëmendje të veçantë kësaj ngjarje dhe kemi qenë media e parë që kemi publikuar raportin zyrtar autoteknik të aksidentit, por dhe media e vetme që u investua në hartimin e një raporti alternativ mbi dinamikën e aksidentit falë dhe bashkëpunimit të inxhinierit Arben Meçaj.

Por në çdo rast kemi mundësuar vetëm zbardhje të aspekteve të veçanta të këtyre rrethanave pasi informacioni nga organet kompetente është zero dhe këtë ngjarje të rëndë deri më tani më së shumti e karakterizojnë vetëm “legjendat urbane” dhe aludimet e pabazuara.

Sot rikthejmë për lexuesit tanë një përmbledhje shkurt mbi ato që dimë dhe ato që nuk dimë.

Gazeta nga investimi i saj vetjak ka mundur të zbulojë disa pasaktësi flagrante të raportit autoteknik zyrtar të hartuar për këtë ngjarje. Inxhinieri Arben Meçaj ka hartuar një studim mbi dinamikën e ngjarjes dhe ky raport i dytë ka nxjerrë në pah shumë pasaktësi në raportin zyrtar të administruar nga prokuroria.

Për më tepër inxhinieri Meçaj arriti të gjente në disa vende dhe piketa të rëndësishme të vendit të ngjarjes telajon dekoruese të makinës së Olldashit gati 3 javë pas ngjarjes. Pasi ky fakt u botua në Dita, vendi i ngjarjes u dogj dhe përpos djegies së shkurreve një fadromë kishte gërmuar dhe zhbërë rrugën dytësore ku u gjet automjeti.

Ne sot nuk dimë ende se ku ishte, nga vinte dhe me kë ishte Sokol Olldashi në momentin e aksidentimit.

Shumë bashkëpunëtorë të tij të afërt janë të bindur se autoritetet policore dhe prokuroria kanë “ndihmuar” figurën e tij duke shmangur për publikun prezencën e një femre në automjetin e tij natën e aksidentit.

Por edhe nëse kjo do të ishte e vërtetë do të ishte një ndër turpet dhe veprimet më të rrezikshme të kryera ndonjëherë nga një organ publik hetimor. Paranojat apo ngërçet pseudomorale të hetuesve dhe kolegëve të Olldashit nuk janë kurrsesi argument në një hetim zyrtar të rëndësishëm që duhet të dëshmonte mbi të gjitha seriozitet.

Sot si pasojë e këtij hetimi të mangët dhe rrethanave të dyshimta një pjesë e mirë e shoqërisë shqiptare ende bluan dyshimin se “Olldashin e kanë hequr qafe”.

Mediat dhe gazetarët i kanë të kufizuara mundësitë hetimore pasi janë autoritetet shtetërore ato që kryejnë veprimet në tërësi.

Media mund të mos ketë mundësi të dalë në konkluzion hetimor mbi ngjarjen, ama një konkluzion mbi hetimin mund ta japë me siguri: Hetimi për vdekjen e Olldashit ishte një komedi.

Një komedi që jo vetëm nuk bën aspak për të qeshur, por përkundrazi e vendosi publikun shqiptar nën terror psikologjik nga dyshimi mos Olldashin e kanë vrarë.

Tags: FotothetimkaterkomediOlldashitshokuesevdekjavjet

TË LIDHURA

Aktualitet

Vlorë/ Të shtëna me armë zjarri në fshatin Sevaster, një person mbetet i plagosur rëndë!

23:10 | 04/06/2026
Aktualitet

Eric Wendt kalon në Komitetin e Senatit, një hap larg postit të ambasadorit të SHBA në Shqipëri

22:31 | 04/06/2026
Aktualitet

Mbyllet protesta e pestë për Zvërnecin, 5 kërkesa: Dorëheqja e Qeverisë dhe anulimi i projektit

21:49 | 04/06/2026
Next Post

Ish-deputeti kujton Olldashin, poston foton e rrallë krah tij

Shqipëria dhe Mali i Zi, me stacion të përbashkët hekurudhor

Çako: “Forca e ligjit”, brenda dhe jashtë Shqipërisë







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Vlorë/ Të shtëna me armë zjarri në fshatin Sevaster, një person mbetet i plagosur rëndë!

by mirseda
23:10 | 04/06/2026
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qarkun e Vlorës në fshatin Sevaster, ku...

Zyrtare/ Andoni Iraola emërohet trajner i Liverpoolit

22:45 | 04/06/2026

Eric Wendt kalon në Komitetin e Senatit, një hap larg postit të ambasadorit të SHBA në Shqipëri

22:31 | 04/06/2026

Mbyllet protesta e pestë për Zvërnecin, 5 kërkesa: Dorëheqja e Qeverisë dhe anulimi i projektit

21:49 | 04/06/2026

47-vjeçari i dënuar me 25 vite burg gjendet i pajetë në institucionin e vuajtjes së dënimit

21:36 | 04/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com