Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Karantina për emigrantët shqiptarë në Greqi e Maqedoni, Meta: Akt diskriminues

5 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
‘Sirenat’ që tërheqin Ilir Metën drejt Vlorës

Komiteti Teknik i Ekspertëve, vendosi ditën e djeshme që çdo emigrant shqiptar që vjen nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut duhet të qëndrojë në karantinë për një periudhë dyjavore.

Pas këtij vendimi ka reaguar edhe Shoqata e Emigrantëve shqiptarë në Greqi, të cilët e cilësojnë një akt diskriminues vendimin e Komitetit Teknik.

Ndërkohë, Presidenti i Republikës, Ilir Meta duke marrë shkas nga reagimi i kësaj shoqate, i ka bërë thirrje Këshillit të Ministrave që të marrin masa të menjëhershme për të mos krijuar pengesa të tilla dhe për të shfuqizuar këtë vendim.

”Pas nismës së bërë publike nga Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta ku u kërkohet qytetarëve të denoncojnë çdo parregullsi në lidhje me kryerjen e krimeve elektorale gjatë periudhës së fushatës zgjedhore, pranë Institucionit të Presidentit të Republikës është administruar në rrugë elektronike peticioni i shoqatave të emigrantëve shqiptarë në Greqi .

Sipas ankesës, shoqata shpreh indinjatën e thellë ndaj propozimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve në Shqipëri, për vendosjen e një periudhe karantine dy javore, për emigrantët shqiptarë në Greqi që kthehen në Shqipëri përpara zgjedhjeve të përgjithshme. Sipas shqetësimit të tyre, kjo masë e propozuar pengon dhe u mohon të drejtën e votimit emigrantëve shqiptarë, që duan të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar. Gjithashtu kjo gjë është cilësuar si një akt diskriminues ndaj shqiptarëve në Greqi, pasi emigrantët e vendeve të tjera lejohen të hyjnë në Shqipëri, ndërsa ata nga Greqia jo. Aleanca bën me dije se, rastet me Covid-19 në Greqi janë 30 për 1 milion banorë, ndërsa në Shqipëri 45 për 1 milion, ndaj ky fakt ngre dyshime se kjo masë është marrë për arsye politike dhe jo shëndetësore.

Nga të dhënat e bëra publike , rezulton se, ditën e djeshme, në datë 19 prill 2021, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur që për dy javët e ardhshme, personat që vijnë nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia bëjnë karantinë, për të kufizuar përhapjen e COVID-19, nisur nga situata në këto vende si dhe për shkak të lëvizjes së shtuar të pritshme, nga pashkët ortodokse. Vendimi tjetër i Komitetit Teknik lidhet me rikthimin e mësimit të kombinuar në gjimnaze.

Një vendimmarrje e tillë, që ngjan edhe si diskriminim për besimtarët ortodoksë, nuk u shoqërua me kufizime të ngjashme për javën e pashkëve katolike. Ky fakt është një tregues më shumë se kjo vendimmarrje, që përkon me këtë kufizim të vendosur pikërisht një javë para ditës së zgjedhjeve të përgjithshme për Kuvendin e Shqipërisë, në datën 25 prill 2021, bëhet për arsye të pengimit të emigrantëve shqiptarë për të ushtruar të drejtën e tyre të votës. Për më tepër, kur Greqia dhe Maqedonia e Veriut, janë vendet më të afërta prej ku emigrantët shqiptarë në këto vende e kanë më të lehtë të vijnë për të votuar.

Për sa më sipër, Institucioni i Presidentit të Republikës, ju përcjell me shqetësim maksimal këtë shkresë dhe peticionin e ardhur nga shoqatat e emigrantëve shqiptarë në Greqi, duke ju kërkuar jo vetëm vlerësimin e tij menjëherë, por edhe marrjen e masave të menjëhershme për të mos krijuar pengesa të tilla artificiale, të pambështetura në të dhëna të vërtetuara shkencore të ekspertëve të fushës, dhe që çojnë në cenimin direkt të së drejtës së votës.

Nëse një masë e tillë lihet në fuqi, dhe bëhet pengesë për emigrantët që duan të votojnë për të ardhmen e Shqipërisë, ky rast do të ngrihet në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, si një masë e karakterit politik me qëllime direkte partiake për të cenuar zgjedhjet që duhet të jenë të lira e të ndershme.”, thuhet në denoncimin e plotë të publikuar nga presidenca.

Tags: emigranteilir metaKARANTINA

TË LIDHURA

Hoxha: Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist
Aktualitet

Hoxha: Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist

20:51 | 04/04/2026
Berisha “djeg” Florian Binajn për Tiranën: Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer
Aktualitet

Berisha “djeg” Florian Binajn për Tiranën: Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer

20:50 | 04/04/2026
Plagoset emigranti në Shkodër, ndryshon dëshminë: tha se ishte futbollist i KF Shirokës
Aktualitet

Plagoset emigranti në Shkodër, ndryshon dëshminë: tha se ishte futbollist i KF Shirokës

19:18 | 04/04/2026
Next Post
Prokuroria e Kukësit shpall në kërkim ndërkombëtar Fjolla Morinën

Prokuroria e Kukësit shpall në kërkim ndërkombëtar Fjolla Morinën

Basha nga Pogradeci: Mbylljani derën Ramës, votoni ndryshimin

Basha nga Pogradeci: Mbylljani derën Ramës, votoni ndryshimin

Pse kjo betejë nis nga Njeriu?

S’ka pse burgoset Ndriçim Jonuzi?







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026




TË FUNDIT

Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin
Showbizz

Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin

by mirseda
23:18 | 04/04/2026
0

Greta Kazazi, ish-banore e Big Brother VIP, hapi zemrën duke rrëfyer njohjen me partnerin e saj dhe...

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:15 | 04/04/2026
Irani i kthen paralajmërimin Trumpit: I gjithë rajoni do të kthehet në ferr për ju, do të fundoseni!

Irani i kthen paralajmërimin Trumpit: I gjithë rajoni do të kthehet në ferr për ju, do të fundoseni!

23:08 | 04/04/2026
“Ka treguar disrespekt ndaj familjes së saj”/ Miri dhe Rogerti përplasen me Selin

“Ka treguar disrespekt ndaj familjes së saj”/ Miri dhe Rogerti përplasen me Selin

23:06 | 04/04/2026
“Ferri do të mbretërojë”, Trump ultimatum 48-orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit

“Ferri do të mbretërojë”, Trump ultimatum 48-orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit

22:14 | 04/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com