Blutë e Shkodrës kanë arrestuar në flagrancë një 39-vjeçar. Ai mbante pa leje një armë zjarri pistoletë.
Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, dhe të atyre që qarkullojnë me armë pa leje, është bërë i mundur arrestimi i shtetasit Fatjon Bajami.
Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrolleve të befasishme në një lokal, këtij shtetasi iu gjet një armë zjarri pistoletë tip “Zastava” me krehër me 6 fishekë, dhe një fishek në fole.
Dyshohet se shtetasi Fatjon Bajami ka qëlluar me armë zjarri në ajër, në lagjen “Perash” Shkodër.