Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Kanë arsye që të ndjehen të trembur

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Drejtësia e 2018-tës

Nga: Alfred Peza

Për propogandën opozitare, çfarëdo që të ndodhi këto ditë, nuk ka temë më të rëndësishme për të diskutuar sesa ajo e krijimit të partive të reja në anën e djathtë e spektrit politik shqiptar. Pavarësisht se shumë nga mitet e rreme të krijuara rreth tyre, kanë nisur që të qartësohen, ajo që mbetet është frika se era e tyre do u mohojë fitoren më 25 prill.

Vetëm dy forca politike mbeten të pashqetësuara nga krijimi i realiteteve të reja politike, gjatë këtyre javëve apo muajve të fundit, përpara fushatës së re elektorale: PS dhe LSI. Përsa i përket të parës, kjo është e kuptueshme, sepse Edi Rama me koshiencë e ka vendosur vetën dhe forcën politike që drejton, kundër të gjitha partive të tjera në qarkullim. Duke patur aleat të vetëm në gjithë këtë histori, qytetarët shqiptarë. Votuesit. Zgjedhësit. Sovranin.

Ndërsa LSI duket e pashqetësuar, madje duket sikur po lumturohet nga klima e re politike e krijuar në opozitë, për shkaqe të kundërta. Mbi të gjitha, sepse lindjen e partive të Jozefina Topallit, Myslym Murrizit, Astrit Patozit, Rudina Hajdarit dhe të të tjerëve që pritet sëshpejti, duket se i sheh si një mundësi të artë për mbijetesë pas 2021. Për aq kohë sa partitë e reja, për shkak të profilit të liderëve të tyre, kanë më shumë gjasë që të marin vota të djathta dhe nga PD.

Kjo është një nga shkaqet se përse brenda përbrenda Partisë Demokratike dhe “Opozitës së Bashkuar”, ndjehen të trembur, për shanset e shtuara të humbjes së radhës që i pret. Por arsyeja kryesore, është diçka tjetër, akoma edhe më e madhe. Në kushtet kur Lulzim Basha nuk ia doli që të bashkojë të djathtën në veçanti dhe opozitën në përgjithësi përballë Edi Ramës, kuptohet se ai ka një problem shumë të madh si lider i tyre.

Thelbin e tij, e “preku” paksa në seancën e fundit plenare në Parlament, Kryeministri. I cili e cilësoi Lulzim Bashën, si një lider që ka një projekt biologjik, për rikthimin e opozitës në pushtet. Që do të thotë se Kryetari i PD nuk ka një projekt politik. Nuk ka një projekt elektoral. Nuk ka një program qeverisës për të ardhmen e vendit. Nuk ka një alternativë të re, ndryshe nga ajo aktualja që mishërohet tek mazhoranca socialiste.

Për rrjedhojë Lulzim Bashës i mungon ai dimension që i bën të gjithë liderët e së ardhmes, që të frymëzojnë masat. Të krijojë frymën e ndryshimit të madh që e pret popullin e tij në zgjedhjet e ardhshme. Në pamundësi që të kenë mbi krye një njeri që e përgatit të ardhmen të vijë, një lider që e bën ndryshimin motorrin e madh të brendshëm të frymëzimit të të gjithëve drejt pushtetit, opozitarët tanë e kanë bërë llogarinë mbi pritshmëritë e tyre për Lulzim Bashën.

E shumta që ofron Kryetari i Partisë Demokratike, është pritshmëria se herët ose vonë, për një arsye apo një tjetër, Edi Rama në mos sot, nesër do të iki një ditë nga pushteti. Ndaj edhe Lulzim Basha nuk ka pse të lodhet. Pse të udhëheqë opozitarët përmes kauzash të forta dhe të mëdha, në përballjen me mazhorancën. Me pushtetin. Me qeverinë. Përmes ngritjes peshë të zemrës, mendjes dhe ndjenjave të popullit opozitar, përballë qeverisë së Kryeministrit Edi Rama.

Të dielën e votimit, mbushen plot dy vjet që opozitarët tanë nuk janë thirrur në asnjë protestë kundër mazhorancës. Opozitarët tanë nuk kanë në dorë, as tani kur duhen edhe 5 muaj për të shkuar drejt kutive të votimit, asnjë program për qeverisjen e së ardhmes. Ata kanë në krye një njeri që është bërë simboli i dembelizmit, i gjumit letargjik, i pritjes që fruti i pushtetit të këputet vetë nga pema për të rënë direkt e në gojën e Lulzim Bashës, që e pret me duart dhe sytë lart nga qielli.

Duke patur përballë PS, partinë politike më të madhe, më moderne e më të organizuar në vend, opozitarët nuk po mallokojnë këto ditë thjeshtë dhe vetëm partitë e reja. As Jozefina Topallin, Myslym Murrizin, Astrit Patozin dhe Rudina Hajdarin. Por fatin e tyre të keq, që u ra të kishin për pjesë një lider si Lulzim Basha.

Kjo është arsyeja se përse ndjehen kaq të trembur. Partitë e reja më shumë se u mohojnë fitoren në pranverën e ardhshme, po i bëjnë të kuptojnë që tani në vjeshtë, humbjen e madhe që i pret!

Tags: Alfred PezaopozitaPDZgjedhjet

TË LIDHURA

Ambasadori Gonzato i përgjigjet ‘akuzave’ për njëanshmëri: Raporti i progresit është busulla ime
Editorial - Opinione

Ambasadori Gonzato i përgjigjet ‘akuzave’ për njëanshmëri: Raporti i progresit është busulla ime

09:04 | 02/12/2025
“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…
Politikë

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
A e di Marta Kos që burri i Elisa Spiropalit është nën hetim nga SPAK?
Editorial - Opinione

A e di Marta Kos që burri i Elisa Spiropalit është nën hetim nga SPAK?

13:19 | 21/11/2025
Next Post
“Donin të më çonin në komisariat”, moderatorja e njohur shpërthen ndaj policisë

“Donin të më çonin në komisariat”, moderatorja e njohur shpërthen ndaj policisë

Kush ishte Herri Hudini, magjistari më i madh i të gjitha kohërave (VIDEO)

Kush ishte Herri Hudini, magjistari më i madh i të gjitha kohërave (VIDEO)

Shokuese/ Tërmeti në Izmir, shikoni si mbahet në “këmbë” pallati nga 3 vinça

Shokuese/ Tërmeti në Izmir, shikoni si mbahet në “këmbë” pallati nga 3 vinça







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025
U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni

U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni

21:28 | 30/11/2025




TË FUNDIT

Masakër në Afrikën e Jugut/ 11 të vrarë, mes tyre një fëmijë 3 vjeç
Bota

Masakër në Afrikën e Jugut/ 11 të vrarë, mes tyre një fëmijë 3 vjeç

by mirseda
22:05 | 06/12/2025
0

Të paktën 11 persona, përfshirë një fëmijë 3-vjeçar, u vranë dhe 14 të tjerë u plagosën në...

Zelensky: Kemi përparim në bisedimet me SHBA-në për planin e paqes

Zelensky: Kemi përparim në bisedimet me SHBA-në për planin e paqes

21:51 | 06/12/2025
Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Nder, sfidë dhe Përgjegjësi!

Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Nder, sfidë dhe Përgjegjësi!

20:49 | 06/12/2025
Tragjedi në Kretë/ Gjendet varka e fundosur, 18 emigrantë humbin jetën

Tragjedi në Kretë/ Gjendet varka e fundosur, 18 emigrantë humbin jetën

20:28 | 06/12/2025
Aksident në Qafën e Koshovicës në Fier, përplasen dy automjete, pamje nga vendngjarja

Aksident në Qafën e Koshovicës në Fier, përplasen dy automjete, pamje nga vendngjarja

20:02 | 06/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com