Shokuese/ Tërmeti në Izmir, shikoni si mbahet në “këmbë” pallati nga 3 vinça

Pa mbushur 24 orë nga momenti i lëkundjeve të forta me magnitudë 6.6 të shkallës Rihter, forcat e kërkim-shpëtimit në qytetin e Izmirit, janë duke luftuar me kohën për të nxjerrë sa më shumë të gjallë nga rrënojat e ndërtesave. Më shumë se 1 200 punonjës janë përfshirë në operacionet e kërkim-shpëtimit në Izmir, qytetin e tretë më të madh turk.

Lëkundjet e forta shkaktuan edhe një minicunam, që përmbyti Izmirin dhe Samosin. Sipas USGS, tërmeti që u ndje deri në Athinë e Stamboll, kishte një thellësi prej 10 kilometrash, ndonëse zyrtarët turq thanë se ishte 16 kilometra nëntokë.

Tërmeti shembi 3 katetet e para të një pallati, ku dyshohet se mund të ketë edhe persona të bllokuar. Për të mbajtur ndërtesën në këmbë, deri në momentin kur të mbyllet operacioni i kërkim shpëtimit, autoritetet kanë përdorur 3 vinça.