Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Kan*bisi vret! Po ashtu edhe politika e keqe!

3 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Pollo: Zgjedhjet e lira për normalitetin demokratik

Nga: Genc Pollo

Edi Rama nuk synon kanabisin mjekësor në kuptimin strikt. Ai do që të hapë deriçkën ligjore për kanabizimin e më gjerë drogizimin e vendit. Atë që realizoi përmes Saimir Tahirit në v.2016, edhe pse ligji e ndalonte dhe e dënonte.

Nëse Rama nuk frenohet, atëherë vala e kanabisit dhe e drogave të rënda që pasojnë
kanabisin, do të sjellë pasoja të rënda në shumë aspekte. Në radhë të parë për shëndetin e popullsisë; veçanërisht të rinisë. Më poshtë gjeni një shënimin tim të paradokohshëm “Kanabisi vret! Po ashtu edhe politika e keqe!!”. Dy të rinj u vranë para një jave pranë Razmës në Malësinë e Madhe për shkak të kanabisit të mbjellë e tregtuar dhe mosmarrëveshjeve nga ky “biznes”. Kjo fjalë e fundit lipset të nënvizohet, pasi prej gjashtë vitesh dëgjoj nga zëra privatë, por edhe publikë se tregtia me kanabisin e legalizuar do të ishte një minierë ari për ekonominë shqiptare të anemizuar në ekstrem.

I pari zë publik ishte deputeti KK, mik i ngushtë e i hershëm i Kryeministrit Rama, i cili në 2014 vazhdimisht u referohej praktikave të ndryshme, përgjithësisht eksperimentale në Amerikën e Veriut. Askush nga partia e tij nuk i doli kundër deputetit: as Rama, të cilit kjo thirrje dukej se i vinte për osh dhe as deputetët e tjerë, të cilët druanin se kolegu i kanabist fliste me leje nga lart. Vetëm një zë e kundërshtoi atëherë dhe ky ishte ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili foli kundër një ligji të tillë pa shprehje ironie a nënqeshjeje në fytyrë. I fundit person publik që foli pro kësaj ideje ishte vetë Edi Rama, i cili në maj të këtij viti premtoi legalizimin e kanabisit (mjekësor) brenda sesionit parlamentar (dmth brenda korrikut 2020).

VRASJE PA FUND
Me vrasjen e dy të rinjve kumboi për herë të fundit një kambanë që bie prej kohësh. Një kambanë që apelon se biznesi i drogës nuk është një biznes thjesht shumë më fitimprurës se ai i bimëve bujqësore të zakonshme. Biznesi i drogës është thjesht vdekjeprurës. Kjo jo vetëm sepse dimë që nuk vritet kështu robi për parcela me domate e kastravecë apo për zetorë të ngarkuar me këto zarzavate. Por sepse marrëdhëniet që krijohen me “biznesin” e kanabisit nën legjislacionin penal shqiptar dhe europian (BE mbetet tregu primar për “biznesin”) janë banditeske, kriminale e mafioze dhe herët a vonë çojnë në vrasje si ajo më sipër, që tragjikisht u konsumua edhe mes dy kushërinjve. Kambana ka rënë edhe më herët për këdo që ka veshë e nuk don t’i dyllosë ato si Uliksi homerian: numri i vrasjeve për çështje droge është shumëfishuar që nga viti 2016 kur ministri i Brendshëm krijoi e menaxhoi tok me një grup të strukturuar policësh rilindistë Kanabistanin në Shqipëri. Mjafton të kujtojmë se sipas prokurorit të Vlorës në qytet gjatë këtyre katër viteve janë regjistruar disa duzina persona të zhdukur, shumica syresh të rinj në moshë. Më së shumti vrasjet lidhen me drogat e rënda si kokaina, në biznesin ndërkombëtar të së cilës bandat shqiptare u futën pasi kryen shkollën e Kanabistanit dhe investuan paratë e bëra në 2016.

OLIGARKI EDHE NË PARANË E ZEZË
Ata që mendojnë sinqerisht se paraja nuk mban erë (pecunia non olet) dhe se shumat e mëdha nga shitja e drogës në Europë do të rigjallërojnë ekonominë e drobitur nëse investohen në Shqipëri, do të duhet të konsiderojnë dy gjëra: së pari përvoja e ngjashme në shtetet e Amerikës Latine jo vetëm nuk çoi në lulëzim të ekonomisë e shoqërisë, por thelloi më tej dallimet sociale dhe avancoi më tej paligjshmërinë e kriminalizmin në shoqëri; së dyti milionat e drogës që po investohen në ndërtime në Tiranën e Lali Erit dhe gjetiu janë përqendruar në pak duar; ato janë një lloj pasqyre e strukturës oligarkike të përfituesve nga buxheti i shtetit.

Ndërtimet me euro të pista përgjithësisht mbeten pa shitur ndërsa çfarë nuk investohet në këtë fushë shkon për të blerë, zaptuar apo nxjerrë nga tregu sipërmarrje legjitime duke rënduar edhe më keq ekonominë aktive. Pa shtet ligjor legalizimi është humor (i zi) Ata që mendojnë se legalizimi i kanabisit si drogë (disa përfshijnë këtu edhe kokainën, heroinën etj.) e zgjidh problemin e vrasjeve dhe të krimit, duhet të kenë parasysh se në ato pak vende perëndimore ku është tentuar ky legalizim industria e kanabisit realizohet me procedura strikte. Zbatimi strikt i këtyre procedurave strikte garantohet nga një shtet ligjor funksional, i cili atje ekziston. Në Shqipëri edhe rilindisti më i paepur nuk e nxjerr më nga goja një llaf të tillë.

SHËNDETI MBI TË GJITHA
Avokatët e legalizimit të kanabisit kanë pretenduar se kanabisi i konsumuar lirshëm nuk dëmton shëndetin, madje në disa raste mund të jetë edhe kurativ. Këto pohime ishin empirike, madje edhe hamendje pasi janë bërë në kushtet e kanabisit të paligjshëm. Autori amerikan Alex Berenson në librin e tij “Marijuana, Mental Illness and Violence” (janar 2019), pasi studion të dhënat nga shtetet e SHBA ku ishte legalizuar kanabisi, konkludon se përdorimi i lirshëm e i pakufizuar i kësaj droge të lehtë i ka bërë konsumuesit të vuajnë nga psikoza deri në skizofreni si dhe të dhunshëm deri në vrasje. Po ashtu, i ka shtyrë ata drejt drogave të rënda me pasoja të ditura si tragjike e fatale.

DAMKA NDËRKOMBËTARE
Në kulmin e Kanabistanit 2016 e mbaj mend Edi Ramën në foltoren e Kuvendit, afro 15 metra larg meje, tek i mohonte me të madhe parcelat me kanabis anembanë Atdheut, e fajësonte opozitën si shpifëse e denigruese. Ai solli edhe një “argument” shtesë: “Po të kishte kanabis, si thoni ju do të kishte folur ambasadorja e BE-së!”. Zonja ambasadore vërtet heshti për motive që nuk i di, e kam siklet t’i hamendësoj; por Rama ia doli ta paraqesë atë para publikut shqiptar si “shahite të rreme” që flet me heshtje. Gjithsesi, tentativa e dytë për të lënë kopilin e drogës në derë të Europës duke lançuar legalizimin e kanabisit më 9 maj (festa e Europës) gjatë një fjalimi në krah të ambasadorit tjetër iu kthye në bumerang: pak orë më vonë delegacioni i BE-së njoftoi publikun se nuk kishte asnjë lidhje me nismën kanabiste. Përtej episodeve anekdotike kushti për të luftuar drogën ka qenë një refren i qartë nga BE, veçanërisht katër vitet e fundit. Këtij iu shtua në mars 2020 edhe pastrimi i parave (kushti nr. 4 nga 15 syresh).

Le të shtojmë këtu edhe diçka që nuk matet e blihet me para por që vlen më shumë se miliona: imazhin e reputacionin e vendit. Mund të mos na pëlqejë kur Shqipërinë e quajnë shtet mafioz narkotrafikatësh siç bëri të martën një eurodeputet identitar ekstremist në takimin me Komisionerin e Zgjerimit, apo siç ka bërë rëndom një segment i medias në Serbi e vende të tjera. Por para se t’u hakërrehemi atyre të shtyrë nga lëndimi i krenarisë kombëtare, do të ishte më e dobishme të kuptojmë se atyre ua kemi lëvruar ne vetë argumentet. Përmes qeverisë që kemi, e cila ndryshohet me votë!

*Ish-ministër e deputet

Tags: edi ramaGenc Pollokanabisi mjekesor

TË LIDHURA

Dëmet reale dhe ato kolaterale të drejtësisë
Analizë

Dëmet reale dhe ato kolaterale të drejtësisë

21:10 | 11/07/2025
A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?
Editorial - Opinione

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

22:35 | 05/07/2025
Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD
Editorial - Opinione

Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD

20:59 | 02/07/2025
Next Post
E pyeti për inceneratorët, reagon Berisha: Kur i përmendet afera, ia mbath

"PD duhej të kishte shkuar në djall", Berisha ia kthen Ramës

Dëmi është bërë njësoj, cilido qoftë vendimi për Ilir Metën

Meta nuk ndalet, paralajmëron Ramën

Arrestimet/Rama: S’mbaj përgjegjësi dhe s’jap shërbime avokatie për ministrat

Arrestimet/Rama: S’mbaj përgjegjësi dhe s’jap shërbime avokatie për ministrat

JU REKOMANDOJMË

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

18:09 | 10/07/2025
‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

14:16 | 15/07/2025
Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

08:31 | 14/07/2025
”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

21:24 | 15/07/2025




TË FUNDIT

Politikë

Lëvizja e radhës e Lapajt, kërkesë KQZ: Mandati të shpërndahet sipas listës së hapur

by mirseda
17:54 | 17/07/2025
0

Kryetari i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka ndërmarrë një hap të ri në përpjekje për të garantuar...

Seanca e dosjes “Plumbi i Artë” shtyhet për në 2 Shtator, zbardhet arsyeja

Seanca e dosjes “Plumbi i Artë” shtyhet për në 2 Shtator, zbardhet arsyeja

17:52 | 17/07/2025
Sarandë/ Një shtetase amerikane gjendet e pajetë në banesë. Pritet analiza mjeko-ligjore për shkaqet e vdekjes

Sarandë/ Një shtetase amerikane gjendet e pajetë në banesë. Pritet analiza mjeko-ligjore për shkaqet e vdekjes

17:27 | 17/07/2025
E ardhmja e Xhakës, një ekip tërhiqet nga gara

E ardhmja e Xhakës, një ekip tërhiqet nga gara

17:06 | 17/07/2025
Urdhri i prerë i Ramës ra në vesh të shurdhët, ja kush nga PS e injoroi

Urdhri i prerë i Ramës ra në vesh të shurdhët, ja kush nga PS e injoroi

16:39 | 17/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com