Tuesday, May 17, 2022
21.5 C
Tirana

Kamp refugjatësh në Shqipëri? Manja: Lajmi është spekulim

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka hedhur poshtë raportimet nga mediat britanike se në Shqipëri do të instalohet një kamp refugjatësh. Manja tha për mediat se vendi ynë nuk do të jetë asnjëherë një vend strehimi për refugjatët. Ai bëri me dije se sot është kaluar me vendim qeverie marrëveshja e bashkëpunimit me Mbretërinë e Bashkuar, për transferimin e personave të dënuar. Manja deklaroi se kjo nuk ka lidhje me atë që është publikuar në mediat britanike, se në Shqipëri do të ndërtohet një kamp për refugjatët.

“Sot kaluam në KM një marrëveshje bashkëpunimi me Mbretërinë e Bashkuar për transferimin e personave të dënuar. Eliminon pengesat që ka ndërmjet dy sistemeve ligjore.

Ka pasur sot spekulime që kjo një marrëveshje në fakt përfshin të gjithë personat që janë refugjatë atje. Por në fakt është spekulim mediatik. Kjo marrëveshje lidhet tërësisht dhe ka të bëjë për bashkëpunimin në fushën e çështjeve penale, dhe jo me ato kategori hallexhinjsh për tu trajtuar si kamp refugjatësh.

Shqipëria nuk e ka menduar në asnjë moment që të trajtojë emigrantë, që s’kanë asnjë problem me këto vende. Shqipëria nuk ka qenë duke biseduar dhe as nuk do të bisedojë për refugjatë, që kanë lënë vendet e tyre për çështje tërësisht ekonomike”, tha Manja.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Energjia, 37 për qind e faturave nuk u paguan në kohë nga konsumatorët

Të paktën 37 për qind e faturave të energjisë nuk janë paguar në kohë nga konsumatorët, dhe nga ana e Operatorit të Shpërndarjes së...

Kushi me përfaqësues të Bankës Botërore/Digjitalizimi siguron sistem të qëndrueshëm arsimor

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, priti në një takim përfaqësuesit e Bankës Botërore në Shqipëri, z. Emanuel Salinas dhe z. Nalin Jena,...

Nga bananet tek qymyri, zbulohen 53 pako me lëndë narkotike në portin e Durrësit

Gjatë viteve të fundit, porti i Durrësit është kthyer në një "strehë" për trafikantët. Lënda narkotike shpesh fshihet në kamionët me banane. Por tashmë...

Pompeo nderohet me titullin “Honoris Causa”, përfaqësuesit e Berishës: Erdhi në këmbim të lekëve

Vizita e ish-Sekretarit të Trump, ka trazuar ujërat brenda "Foltores" së drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, ku kanë shpërthyer në akuza ndaj tij. Një ditë...

Vlorë/ Shkrumbohet mjeti në pronësi të një 58-vjeçari

Një automjet tip “Mercedes-Benz” është shkrumbuar plotësisht nga flakët rreth orës 02:35, në lagjen “Hajro Çakërri” në Vlorë. Burimet zyrtare të policisë bëjnë me dije...