E hënë, 16 Maj, 2022
27.5 C
Tirana

Vrasja e Mateos/Muzhaqi: Jam vonë, duhet të iki. PD i kërkon dorëheqjen (VIDEO)

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, nuk ka pasur asnjë koment sot lidhur me vrasjen tragjike të një fëmije 8-vjeç në Fier. Në kohën ku opinioni publik ka reaguar ndjeshëm, e po kështu edhe klasa politike, nga ana e ministres Muzhaqi ka ardhur një përgjigje e prerë.

Ajo ju shmang pyetjes së gazetarëve, duke thënë se nuk kishte kohë: “Jam shumë vonë e më duhet të lëviz”. Muzhaqi i kujtoi edhe kompetencat gazetarëve.

Gazetarja: Donim t’ju bënim disa pyetje mbi abuzimet

Bora Muzhaqi: Jam shumë vonë, më duhet të lëviz

Gazetarja: Mund të përgjigjeni se dy minuta ju marrim. Kjo është përgjigjia juaj? Drejtoni një institucion…

Bora Muzhaqi: Institucioni im nëse do të kishit lexuar VKM-në që tregon përgjegjësitë e mia, do e kishit kuptuar përgjigjen time.

Sa i takon këtij qëndrimi, një reagim ka ardhur nga deputetja demokrate Ina Zhupa, e cila i ka kërkuar dorëheqjen ministres, duke theksuar se sipas saj nuk është e denjë për atë pozicion që mban. Sipas Zhupës, Muzhaqi nuk është e denjë të bëjë politika për fëmijët.

“Dy realitete krejt të ndryshme kishte sot në Tiranë. Familjarët e Mateos, të dërrmuar nga dhimbja, që kërkojnë ndihmën e qytetarëve për të firmosur kthimin e dënimit me vdekje dhe Ministrja e Edi Ramës për fëmijët, që shpërfill me buzëqeshje dhimbjen e pamasë për vrasjen makabre të vogëlushit.

Bora Muzhaqi ikën pa thënë asnjë fjalë për të, pa treguar aspak dhimbsuri, përulësi dhe përgjegjshmëri për detyrën e saj. Kur të shihni videon, jam e sigurtë se do të revoltoheni njësoj si unë. Dhe nuk e them këtë, sepse unë jam deputete e opozitës, që shoh më të këqijat tek qeveria. Jam e revoltuar si nënë dhe si qytetare, kur shoh Ministren për Fëmijët të na përplasë në fytyrë VKM-në e detyrave të saj.

Zonja Ministre! Ju sot duhet të jepni dorëheqjen, sepse nuk jeni e denjë të bëni politika për fëmijët tanë!  Jeta dhe mirëqenia e një fëmije është çështje shumë më e madhe sesa një VKM. Por ju këtë zonja Ministre nuk mund ta kuptoni, sepse jeni në atë detyrë jo për meritën tuaj, por sepse Edi Ramës i duhet buzëqeshja juaj!”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Strategjia detare 2035

NGA GJENERAL PIRO AHMETAJ Shqipëria jonë është e bekuar me mbi 450 km vijë bregdetare, ndërsa hapësira e interesave detare (det i brendshëm dhe territorial)...

Deklaratat për SPAK/ Hajdari: Politika të qëndrojë larg drejtësisë, “peshqit e mëdhenj” janë në rrjetë

Në daljet e fundit për mediat, kryeministri Rama është shprehur se po pret me padurim që SPAK-u të godasë nga të katër anët. Duket...

Plagoset ish kandidati për kreun e PS-së, ngjarja në lokalin e reperit të njohur

Ish-kandidati për kreun e Partisë Socialiste në Durrës, Ardit Kërtusha, është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur në një lokal në...

Gazeta austriake zbulon skandalin e madh, stafi i Metës vihet në lëvizje. Ja çfarë do ndodhë

Presidenca ka reaguar pas artikullit në gazetën austriake "Kronen Zeitung", duke i cilësuar si shpifje dhe gënjeshtra të fabrikuara. Reagimi është përcjellë nga ana...

SPAK mes PD dhe PS

Dikur PD e drejtuar nga Lulzim Basha nuk besonte te SPAK, por më pas jo vetëm depozitoi disa denoncime por kërkoi i pari që...