E mërkurë, 24 Nëntor, 2021
7.5 C
Tirana

Rinas/ Testi i faksifikuar për Covid-19, procedohen 9 persona

Tentuan të kalojnë me test Covid të falsifikuar në Rinas, procedohen penalisht 9 persona. Sipas njoftgimit të policisë, këta persona  kanë qenë pasagjerë të linjave me destinacion Brukselin, Vjenën dhe Romën dhe gjatë përpunimit të dokumentacionit janë konstatuar nga shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, me test të COVID-19 të dyshuar të falsifikuar. Ndërkaq, sipas uniformave blu, tre persona të tjerë janë proceduar  gjithashtu për kalim të paligjshëm të kufirit.

Njoftimi i policisë:

Procedohen penalisht 9 shtetas, nga këta 6 për tentativë të kalimit të kufirit me test të falsifikuar të COVID-19 dhe 3 shtetas për kalim të paligjshëm të kufirit.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, shërbimet e Policisë Kufitare Rinas kanë proceduar penalisht, për veprën penale  “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, shtetasit: R. P., 47 vjeçe dhe R. Sh., 23 vjeç, banues në Shkodër; L. L., 21 vjeçe  dhe E. M., 39 vjeçe, banuese në Tiranë; D. G., 45 vjeç, banues në Berat dhe F. T., 37 vjeç banues në Burrel.

Këta shtetas kanë qenë pasagjerë të linjave me destinacion Brukselin, Vjenën dhe Romën dhe gjatë përpunimit të dokumentacionit janë konstatuar nga shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, me test të COVID-19 të dyshuar të falsifikuar.

Po nga shërbimet e Policisë Kufitare Rinas u proceduan penalisht, për veprën penale   ”Kalimi i paligjshëm i kufijve”, shtetasit E. Ç. dhe A. B., 29 vjeç, banues në Berat, pasi kanë tentuar të kalojnë për në Angli në mënyrë ilegale, si dhe shtetasi N. S., 33 vjeç, banues në Peqin, pasi ka tentuar të kalojë kufirin në mënyrë të kundërligjshme.

Policia Kufitare do intensifikojë kontrollet me qëllim goditjen e paligjshmërisë dhe rritjen e cilësisë së shërbimit për qytetarët.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Sherr mes adoleshentëve në Tiranë, plagoset 17-vjeçari

Një sherr për konflikte të dobëta ka ndodhur në zonën e Laprakës, në Tiranë. Një 17-vjeçar me inicialet A. S., ka përfunduar në spital...

Mbi modelin Ramiz Alia

Nga: Genc Pollo Në 31 mars 1991, katër muaj pas themelimit të Partisë Demokratike, u mbajtën zgjedhje parlamentare, të cilat, për herë të parë mbas...

Fuste në vend mallra “si ndihmë humanitare”, procedohet përfaqësuesi i shoqatës

Dogana ka goditur një skemë mashtrimi. I referohemi një rasti me mallra të importuara “si ndihmë humanitare”. Nga skema e ngritur, përfaqësuesi ligjor i...

Ringjall fantazmën Millosheviç/Meta sulmon ‘Open Balkan’ dhe ‘shigjeton’ Ramën

Nisma e "Ballkanit të Hapur" nga Prishtina është sulmuar nga kreu i shtetit, Ilir Meta. Për të, kjo nismë rivalizon procesin e Berlinit dhe...

“VIDEO 3D” e aksidentit në Bullgari, si u përplas autobusi

Në mediat maqedonase është publikuar një video 3D ku tregon skenën si ndodhi aksidenti tragjik me 46 të vdekur në Bullgari. Aktualisht ka komente...