Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Kafja e Klodianit dhe ikja e Sandër Lleshajt

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Kafja e Klodianit dhe ikja e Sandër Lleshajt

Nga: Skënder Minxhozi

Nuk është dorëheqja e Sandër Lleshajt lajmi më i bujshëm i këtyre 24 orëve të çmendura që ka kaluar Shqipëria, pasi një polic anonim vrau një djalë të ri 25 vjeçar në periferi të Tiranës. Është vizita e Edi Ramës në shtëpinë e të ndjerit, menjëherë pas mbërritjes në Rinas, pas udhëtimit në SHBA.

Ishte ky gjesti i fortë i njohjes dhe pranimit të përgjegjësisë objektive që duhet të mbajë shteti, edhe kur këmbëzën e krimit nuk e tërheq ministri apo kryeministri. Këtu fillon dhe mbaron simbolikisht kjo ngjarje, mes shtetit dhe qytetarit që i kanë vrarë njeriun më të shtrenjtë. Lleshaj ra teksa Edi Rama dhe Qazim Rasha pinin kafen e mortit të Klodianit.

Pjesa tjetër, ajo që pamë jashtë asaj shtëpie modeste, me djegie, kërcënime, protesta të dhunshme, është e gjitha një përdorim i pastër dhe hipokrit për qëllime politike. Opozita e mori kauzën e dhimbshme të Klodian Rashës, si dikur arkivolin e Azem Hajdarit, për ta përdorur si municion kundër kryeministrisë. Kaq të ndryshme e të largëta mes tyre, këto dy ngjarje tragjike kanë të përbashkët përdorimin cinik të vdekjes.

Edi Rama ka bërë sot gjënë e drejtë, duke vendosur një standart të qartë me dy etapa, të cilin të tjerë para tij na kanë treguar se nuk kanë këllqe ta aplikojnë: së pari, shkeli personalisht në shtëpinë e mortit, duke u parë sy në sy me prindërit e të ndjerit Klodian Rasha dhe së dyti, pranoi largimin e ministrit më të rëndësishëm të qeverisë, ende pa dalë ekspertiza e ngjarjes tragjike dhe pa e marrë fjalën drejtësia, por vetëm për përgjegjësinë objektive që ai ka si drejtues madhor i trupës së policisë.

Të dyja këto veprime duan kurajo dhe ndërgjegjen e qetë. Sepse i kemi të tjerët, që sot shtyjnë turmat, sesi kanë mbajtur në punë, në arrest shtëpie, zyrtarë të lartë të hetuar për zhdukje personash. I kemi parë këta liderë politikë, që sot bërtasin kundër krimit shtetëror, sesi dje merrnin në mbrojtje gardistët vrasës të katër njerëzve të paarmatosur. Për fat nuk flasim për “vitin 1938”, si dikur regjimi komunist. Janë krime të freskëta, me autorë e përgjegjës që të gjithë të gjallë e “majë kalit”.

Sot Edi Rama i dha partisë së 21 janarit një shuplakë publike, në kthim nga Rinasi. Sot u zbatua edhe në Shqipëri standarti defiçitar i dorëheqjes, një standart që duhej ta shihnim shumë më shpesh këto 30 vjet.

Krimi ndaj Klodian Rashës duhet të zbardhet deri në fund, që të dalë e plotë përgjegjësia e atij ose atyre që kanë shkelur ligjin. Le të jemi të gjithë më të qetë që ky hetim do të kryhet me një ministër të dorëhequr, si premisë për një proces më të drejtë, më objektiv dhe më të paanshëm.

Tags: Klodian Rashasander lleshajskender Minxhozi

TË LIDHURA

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë
Aktualitet

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

09:47 | 20/02/2026
“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…
Aktualitet

“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…

13:56 | 18/02/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Next Post
Rama: Sandër Lleshaj më ka paraqitur dorëheqjen

“Tirana do digjet nëse nuk dorëhiqet Ardi Veliu”, Rama zbulon vendimin e fundit

Moti gjatë fundjavës me reshje shiu dhe ulje temperaturash

Moti gjatë fundjavës me reshje shiu dhe ulje temperaturash

Pandemia dhe tërmeti, Rama: Do dalim më të fortë, s’ka më të mirë se ne

Dorëheqja e Lleshajt, Rama bën lëvizjen e radhës







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026




TË FUNDIT

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet
Politikë

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet

by mirseda
21:53 | 21/02/2026
0

Pas protestës së 20 shkurtit, Sali Berisha lajmëruar protestën e radhës, që do të mbahet më 28...

Zbulohet arsyeja e përjashtimit të Kristit nga BBV

Zbulohet arsyeja e përjashtimit të Kristit nga BBV

21:36 | 21/02/2026
Flet partnerja e Erik Lloshi për hyrjen në “BBVA”: Dy javë pa komunikim

Flet partnerja e Erik Lloshi për hyrjen në “BBVA”: Dy javë pa komunikim

20:36 | 21/02/2026
Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë

Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë

20:07 | 21/02/2026
Qindra myslimanë bëjnë iftar dhe falin teravitë në zemër të New Yorkut

Qindra myslimanë bëjnë iftar dhe falin teravitë në zemër të New Yorkut

19:46 | 21/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com