E mërkurë, 16 Qershor, 2021
24.5 C
Tirana

‘Ka një tendencë në rritje’/ Hoxha: Ka dy lloje grupesh që kultivojnë kanabis

Gazetari i njohur ivestigativ, Artan Hoxha deklaroi se në Shqipëri po vërehet një tendencë në rritje për kultivimin e kanabiisit në vend, dhe sipas tij, kjo lidhet edhe me periudhën paszgjedhore, teksa qeveria e re do të betohet pas disa muajsh.

I ftuar në ”ABC News”, Hoxha u shpreh se në Shqipëri ka dy lloj grupesh kriminale, mes të cilëve ata që e kultivojnë dhe e tregtojnë kanabisin në vendet e BE dhe pjesa tjetër që e prodhojnë në Shqipëri.

Sipas Hoxhës, këtë vit ka tregues që mund të ketë më shumë kultivim se vitet e tjera për shkak se policia ka qenë e zënë në periudhën e zgjedhjeve.

Artan Hoxha: ”Njerëzit që e kultivojnë e kanë kthyer në biznes të tyre. Ai që është marrë me kanabis nuk kultivon më domate. Deri tani, nga ato që kam parë unë ka tentativa serioze për ta rritur sasinë e kultivuar. Vjet nuk kishte fare monitorim nga ajri. Ndërsa këtë vit, deri tani policia ka bërë atë fushatën për të parë ambientet kur mund të mbjellët. Pastaj është momenti kur bima vendoset në tokë. Policia ka rrjetin e vet të informacionit që e vë në dijeni për atë që është duke ndodhur në territor. Dje u kapën edhe bimë në tokë dhe fidanë që nuk ishin vënë akoma në toka. Kur mbillet një parcelë afër ka dhe njerëz të armatosur që e ruajnë.  Që të mbillet sasi e madhe duhet të ketë garanci. Ka individë që korruptohen dhe japin garanci për mbjelljen kundrejt pagesës. Kjo ecën për sa kohë nuk bën zhurmë.

Kultivim bëhet nga fermerë të thjeshtë. Ata nuk kanë nevojë për leje, provojnë shansin. Ata që kanë parcelat e mëdha janë nga grupet kriminale. Kemi dy lloj grupesh. Grupet shqiptare që e prodhojnë kanabisin në Greqi, Spanjë dhe shesin në Itali. Një nga personat e vrarë ditët e fundit në Elbasan, kultivonte kanabis në Spanjë dhe e tregtonte në Gjermani. Kemi dhe grupet e tjera që prodhojnë në Shqipëri. Këtë vit kemi tregues që mund të ketë më shumë kultivim se vitet e tjera për shkak se policia ka qenë e zënë në periudhën e zgjedhjeve.

Tentativa është për ta kaluar vitin e kaluar. Meqë qeveria e re kërkon disa muaj të betohet, grupet kriminale kanë synuar të kultivojnë bimë tre-mujorëshe. Ata kanë tentuar dhe janë duke mbjellë edhe bimë 6-mujorshe. I kam parë të dyja variantet të kultivuara në tokë. Do duhet monitorim nga ajri dhe shumë punë nga toka. Është e pamundur ta asgjësosh si fenomen se shqiptarët po mbjellin jashtë vendet.”

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Euro 2020/ Dita hapet me Finlandë-Rusi, për rusët detyrim fitorja ndaj fqinjëve

Faza e grupeve të UEFA EURO 2020 hyn sot në xhiron e ndeshjeve të dyta. Finlanda përballet me Rusinë, Turqia përballet me Uellsin dhe...

Të ndalet sa më shpejt gjenocidi ndaj myslimanëve në Kinë

Nga Joseph Bosco “The Hill” Kur tmerret e plota të Holokaustit Nazist ishin më se të qarta edhe për mohuesit më kokëfortë gjatë viteve 1940-1950,...

Dhunohet drejtoresha në Bashkinë e Tiranës

Policia njofton se është dhunuar për shkak të detyrës Drejtoresha e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit në Bashkinë e Tiranës. Agresori është një 34-vjeçar me...

‘Vatra’ deklaratë: Të na tregohet pse Berisha u shpall “non grata”

DEKLARATË PUBLIKE E FEDERATËS PAN – SHQIPTARE TË AMERIKËS VATRA, RRETH SHPALLJES ‘NON GRATA’ TË ISH- PRESIDENTIT SHQIPTAR DR. SALI BERISHA Federata Pan - Shqiptare...

BE heq kufizimet e udhëtimit për Shqipërinë, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut

Vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë rënë dakord të mërkurën (16 qershor) të heqin kufizimet e udhëtimit për udhëtarët nga tetë vende dhe territore...