Në rrjetet sociale kanë filluar të shpërndahen foto e video të rreme, ku thuhet se kreu i LDK-së në Kosovë, Isa Mustafa, ka ndërruar jetë nga koronavirusi.
Mustafa njoftoi një javë më parë se kishte rezultuar pozitiv me koronavirus. Që nga ajo ditë, ka pasur disa lajme në të cilat pretendohet se lideri i LDK-së ishte në gjendje të rëndë si pasojë e infektimit.
Një videomontazh i publikuar në Facebook, tregon pamjet kur anëtarë të LDK-së po bënin homazhe te varri i presidentit Ibrahim Rugova, duke e shitur sikur po bëhen homazhe për Mustafën.
Megjithatë, sipas familjarëve të tij, Mustafa po vazhdon që të qëndrojë në vetëizolim dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.