Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Jorida Tabaku: Ja pse qeveria nuk e publikon projekt-buxhetin 2020

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
PD: Korporata e investimeve, aferë më gjigande se skema korruptive e PPP

Ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, ka dhënë arsyet se pse sipas saj, qeveria nuk publikon projekt-buxhetin 2020.

Përmes një postimi në Facebook, Tabaku shprehet se projekt-buxheti ka ulje të parashikimeve për rritjen ekonomike. Si dhe nuk përpiqet të trajtojë me seriozitet problemet kardinale të ekonomisë së vendit.

“Ne sot jemi një nga vendet me borxhin më të lartë publik, të dhënat nga auditimi i KLSH raporton për një buxhet 9,16 miliardë euro dhe prej 69,7 % këtu nuk është përllogaritur vlera e PPP-ve që do ta conte borxhin në 81% të GDP-së. Praktikisht çdo qytetar i vendit duhet të paguajë mbi 3500 euro borxhin publik”, shkruan ajo ndër të tjera.

Postimi i plotë:

Pse qeveria nuk publikon Projekt-Buxhetin 2020?

Shqiptarët sot duhet të ishin të informuar mbi Projektbuxhetin 2020, kuvendi i Shqipërisë si rregull duhet të kishte hapur diskutimet mbi dokumentin më të rëndësishëm shtetëror në vend. Por, terri informativ dhe i transparencës ka mbuluar si çdo projektligj edhe atë të Buxhetit. Shumë pak njerëz kanë pasur mundësi të lexojnë projektbuxhetin 2020, qeveria është përkujdesur që ta mbajë të fshehur dhe të mos e shpërndajë.

Ajo çfarë kuptohet nga burimet që nxjerrin informacione është se projekt-buxheti ka ulje të parashikimeve për rritjen ekonomike, si dhe nuk përpiqet të trajtojë me seriozitet problemet kardinale të ekonomisë së vendit. Ne sot jemi një nga vendet me borxhin më të lartë publik, të dhënat nga auditimi i KLSH raporton për një buxhet 9,16 miliardë euro dhe prej 69,7 % këtu nuk është përllogaritur vlera e PPP-ve që do ta conte borxhin në 81% të GDP-së. Praktikisht çdo qytetar i vendit duhet të paguajë mbi 3500 euro borxhin publik.

Në kushtet e një ekonomie të drobitur, pa asnjë burim rritjeje alternative, ku rritja ekonomike është kritike buxheti i ri nuk ka prodhaur asnjë incentivë në lidhje me sipërmarrjen. Paketa fiskale 2020 nuk prodhon asnjë rregullim në lidhje me problemet që hasin bizneset. Janë rregullime të parëndësishme, qoka të qeverisë apo një grupi të caktuar njerëzish me influencë, si fjala vjen qoka për uljen e tatim fitimit në 5% për industrinë fason të makinave ndërsa fasonët e kanë tatim fitimin 15%. Asnjë shpresë për biznesin e vogël që sot ka ulur masivisht qepenat, asnjë shpresë për fermerin që sot po hedh produktet në rrugë, asnjë shpresë për studentin që do të vazhdojë të ketë tarifat më të larta universtare me investime gjithnjë e më të ulëta në arsim nga qeveria, asnjë shpresë për punonjësit e për shtresën e mesme që sot po largohet masivisht.

Praktikisht metodologjia e politikës fiskale është njësoj si në këto 6 vjet, selektive, qoka për grupe të vogla biznesesh asnjë masë reale për të nxjerrë nga kriza ekonominë dhe asnjë masë reale për të rikthyer shpresën e besimin! Pesimizmi në ekonomi ka kapluar bizneset, familjet, investimet dhe shanset për një konkurueshmëri në tregun e Investimeve të Huaja Direkte është përherë dhe më i vakët. Projektbuxheti 2020 nuk është incentivues për një rritje ekonomike, madje sipas parashikimeve vërehet se ai nuk përputhet në parashikimin e mbledhjes së të ardhurave as me Buxhetin Afatm-mesëm të qeverisë miratuar një vit më parë.

Ky buxhet thjesht tregon fytyrën e vërtetë të qeverisë sot, arnimin, mungesën e vizionit, mungesën e vullnetit për të bërë ndryshe! Ky buxhet tregon thjesht se kanë hequr dorë nga gjithcka, dhe po mbyllin ciklin qeverisës. Periudhën më të keqe për ekonomitë familjare, periudhën më të keqe për investimet e brendshme dhe të huaja, periudhën më të keqe qytetarët!

Gjithsesi, në këto ditë të turbullta ka ende shpresë! PD sot u ofron qytetarëve një paketë fiskale në shërbim të biznesit dhe qytetarëve, por mbi të gjitha vizionin e një vendi që përthith investime, u jep më shumë para në xhepa shqiptarëve dhe e kthen Shqipërinë në një qendër investimesh të huaja.

Tags: 2020BuxhetiekonomiaJorida TabakuprojektQeveria

TË LIDHURA

Gjyqi në Hagë për ish-krerët e UÇK-së, mbrojtja e Thaçit: Nuk ka prova ndaj tij.
Aktualitet

Gjyqi në Hagë për ish-krerët e UÇK-së, mbrojtja e Thaçit: Nuk ka prova ndaj tij.

10:57 | 18/02/2026
Spiropali: Shqipëria një nga nyjet më të besueshme të këtij projekti
Aktualitet

Spiropali: Shqipëria një nga nyjet më të besueshme të këtij projekti

10:55 | 18/02/2026
Bozdo: AKSHI po legalizon klientelizmin me privatët, rrezikohen të dhënat e shqiptarëve
Aktualitet

Bozdo: AKSHI po legalizon klientelizmin me privatët, rrezikohen të dhënat e shqiptarëve

10:42 | 18/02/2026
Next Post
Të gjithë i kanë shpallur luftë Shqipërisë!

Të gjithë i kanë shpallur luftë Shqipërisë!

Atentati ndaj prokurorit/Hajdari kërkesë Ramës: Dil njëherë dhe mbaj përgjegjësi

Atentati ndaj prokurorit/Hajdari kërkesë Ramës: Dil njëherë dhe mbaj përgjegjësi

Ademi: Nuk mund të qëndrojnë në një vend perskekutorët me të persekutuarit

Ademi: Nuk mund të qëndrojnë në një vend perskekutorët me të persekutuarit







JU REKOMANDOJMË

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026
Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

17:51 | 17/02/2026




TË FUNDIT

Tensione në shtëpi/ Selina g*det Rogertin, banori në dhimbje
Showbizz

Tensione në shtëpi/ Selina g*det Rogertin, banori në dhimbje

by mirseda
11:00 | 18/02/2026
0

Situata mes Selin dhe Rogertit ka arritur një pikë kulmore gjatë orëve të natës, duke shënuar një...

Gjyqi në Hagë për ish-krerët e UÇK-së, mbrojtja e Thaçit: Nuk ka prova ndaj tij.

Gjyqi në Hagë për ish-krerët e UÇK-së, mbrojtja e Thaçit: Nuk ka prova ndaj tij.

10:57 | 18/02/2026
Spiropali: Shqipëria një nga nyjet më të besueshme të këtij projekti

Spiropali: Shqipëria një nga nyjet më të besueshme të këtij projekti

10:55 | 18/02/2026
Bozdo: AKSHI po legalizon klientelizmin me privatët, rrezikohen të dhënat e shqiptarëve

Bozdo: AKSHI po legalizon klientelizmin me privatët, rrezikohen të dhënat e shqiptarëve

10:42 | 18/02/2026
Tragjedi në Thumanë-Kashar/ Përplasen dy makina, humb jetën 48-vjeçari

Tragjedi në Thumanë-Kashar/ Përplasen dy makina, humb jetën 48-vjeçari

10:13 | 18/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com