E shtunë, 23 Janar, 2021
12 C
Tirana

“Joker”, jeta tragjike e aktorit protagonist Hoakin Feniks

Hoakin Feniks, po bën bujë në kinematë e mbarë botës me filmin e ri “Joker”, ku luan rolin e protagonistit. Ai luan rolin e klounit të famshëm, të cilin diskriminimi dhe dhuna, e shndërron në një vrasës të pamëshirshëm. Në fakt, vetë jeta e tij është shoqëruar me shumë ngjarje tragjike, që lanë shenja në karakterin e tij.

Feniks lindi në San Juan të Porto Rikos më 28 tetor 1974. E nisi karrierën që fëmijë, duke interpretuar në role të vogla në disa shfaqje televizive dhe reklama. Pas suksesit të madh në filmin “Parenthood” të vitit 1989; ai vijoi karrierën me disa suksese të tjera si “Walk the Line” dhe “Gladiator”. Duke e shndërruar atë në një yll të kinemasë botërore. Feniks është nominimuar 3 herë për “Award Academy” dhe ka fituar një “Golden Globe”.

Prindërit e tij, këngëtari Xhon Li Botëm dhe avokatja Arlin Dunec, u njohën në vitin 1968. Ata ishin pjesëtarë të lëvizjes kundër-kulturore  Hipi. Çifti u martua shpejt dhe lindi në vitin 1970 djalin e tyre të parë, River, e pasuar nga vajza Rein në vitin 1972.

Në atë kohë, bashkëshortët iu bashkuan një sekti fetar të quajtur “Fëmijët e Zotit”. Ata u zhvendosën me banim në San Juan të Porto Rikos, ku do të propagandonin në rrugë fenë e tyre. Pikërisht aty lindi Feniks në vitin 1974 dhe motra e tij Liberti 2 vjet më vonë.

Sekti nuk kishte shumë para, ndaj ata mezi e siguronin ushqimin e përditshëm. Por në një moment familja u zhgënjye, dhe vendosi të dilte nga sekti për shkak të abuzimeve seksuale që ndodhin shpesh brenda tij. Familja shkoi fillimisht në Venezuelë, dhe më pas u rikthye në SHBA në vitin 1978.

Ata u vendosën në Los Anxhelos , dhe ndryshuan mbiemrin nga Botëm në Feniks, për të simbolizuar një fillim të ri. Familja mbeti për disa muaj e pastrehë, dhe mezi gjeti një shtëpi të vogël. Më në fund Dunec nisi punë në televizionin NBC. Feniks, vëllai dhe motrat e tij, nisën të angazhohen për herë të parë në industrinë e filmit.

River ishte i pari që u bë i njohur në filmin e vitit 1986 “Stand By Me”. Ai premtonte të kishte një karrierë brilante përpara. Por që në vitet e para të famës, nisi të abuzonte shumë me lëndët narkotike. Dhe vdiq nga një mbidozë droge në vitin 1993, kur ishte vetëm 23-vjeç.

Ai ndërroi jetë para se të mbërrinte në spital, si pasojë e një ataku kardiak, në duart e të vëllait Hoakin Feniks. Sot Feniks është një nga yjet më enigmatikë të botës së Hollywood-it, dhe kjo për një larmi arsyesh. Por një nga faktorët që ka ndikuar shumë jetën e tij, ka qenë shenja e një të çare mbi buzë.

Disa spekuluan se ai kishte lindur me atë shenjë, të tjerët se iu shkaktua më vonë. Vetë Feniks beson se “shenja e lindjes”, është mënyra më e saktë për ta përshkruar. Ai pohoi në një intervistë, se nëna e tij pati dhimbje akute gjatë shtatzënisë me të, e cila mund t’ia ketë shkaktuar edhe shenjën.

Në vitin 2005, Feniks luajti rolin kryesor në filmin “Walk the Line”, që bazohet mbi jetën e vërtetë të një muzikanti që vuante nga varësia e drogës. Shumë dyshonin se Feniks do ta kishte të vështirë të luante, nisur nga historia tragjike e të vëllait. Vetëm pasi përfunduan xhirimet,  Feniks e kuptoi se edhe ai e kishte një problem.

“Në atë kohë u ndërgjegjësova mbi varësinë time nga alkooli. Mbështetesha tek alkooli për t’u ndjerë më mirë”- u shpreh ai. Në prill të atij viti, u shtrua në një qendër rehabilitimi. Në janarin e vitit 2006, po udhëtonte në Hollywood Hills kur doli nga rruga me makinën e tij. Fatmirësisht makina nuk ra në humnerë, dhe Feniks ia hodhi vetëm me disa plagë.

Mediat kanë zbuluar se problemet e vëllait të tij River me drogën, mund të kenë qenë rezultat i fëmijërisë së tij të trazuar. Ai ishte përfshirë në veprimtari të papërshtatshme për fëmijët që kur ishte 4-vjeç. Ndërsa River i rrëfente shpesh përvojat e tij traumtike, Feniks e mbante çdo gjë përbrenda, dhe kjo pati një efekt edhe më negativ tek ai.

Edhe pse prindërit braktisën sektin “Fëmijët e Perëndisë”, adoleshenca e fëmijëve të tyre ishte jo pak e trazuar. River tregoi se përvoja e tij e parë seksuale brenda kultit, ndodhi kur ishte vetëm 4-vjeç. Problemet iu shfaqën në vitet e adoleshencës. Miku i tij, Korej Feldman, kujton se River ishte i fiksuar pas përvojave seksuale.

Në vitin 2010, Feniks u divorcua nga bashkëshortja pas një skandali seksual që shpërtheu gjatë xhirimeve të një filmi me regji të Kejsi Aflek. Edhe pse është aktor prej disa dekadash, Hoakin ka zbuluar se vuan nga një “ankth i jashtëzakonshëm”, që shfaqet në mënyra të sikletshme.

“Në 3 javët e para të xhirimeve, unë kulloj në djersë”- ka pohuar ai. Pavarësisht të shkuarës së errët, Feniks ka zgjedhur të qëndrojë pranë motrave të tij./TIRANA TODAY

 

 

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...