Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Jo vetëm “Arena Kombëtare”, paralelisht po ndërtohet një mini-stadium (Video)

7 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Jo vetëm “Arena Kombëtare”, paralelisht po ndërtohet një mini-stadium (Video)

“Arena Kombëtare” do të jetë një tjetër stadium me parametra europiane që po ndërtohet në Shqipëri, që me shumë mundësi do të presë edhe një ndeshje të madhe në vitet e ardhshme, si Superkupa e Europës. Ndërtimi i tij vazhdon me ritme të larta dhe pritet që të përfundojë brenda afatit të përcaktuar, që do të thotë në filli të vitit 2019 ai do të jetë gati.

Por paralelisht me të është duke u bërë edhe një tjetër investim mjaft i rëndësishëm në Tiranë, pasi puna vijon dhe për ndërtimin e selisë së re të FSHF-së. Po ashtu FSHF ka njoftuar sot se gjatë muajit tetor do të nisë puna dhe për ndërtimin e fushave sportive dhe një mini-stadiumi të ri tek ish-kompleksi Dinamo. Bëhet fjalë për një mini-stadium, i cili do të ketë të gjitha kushtet si një stadium normal.

“Një tjetër investim paralel me kantierin e madh të “Arenës Kombëtare” është edhe kompleksi që përfshin Selinë e re të FSHF-së, si edhe mini-stadiumi në shërbim të ekipeve kombëtare, apo dhe të futbollit shqiptar në tërësi.

Punimet vijojnë edhe këtu me ritme të larta, teksa parashikohet që brenda muajit prill të vitit të ardhshëm, të ketë përfunduar godina e selisë së re, sipas projektit përkatës. Momentalisht janë ezauruar punimet për katin përdhe, në një kohë që ka nisur puna për ngritjen e katit të parë.

Ndërkaq, brenda tetorit që sapo ka hyrë do të nisin punimet edhe për ndërtimin e mini-stadiumit dhe dy fushave përkatëse. Fillimisht, sipas inxhinierëve që ndjekin punimet do të nisë ndërtimi i tribunës multi-funksnionale në të dy krahët, ku do të jenë të dy fushat, dhe ku mund të ndiqen dy ndeshje në të njëjtën kohë.

Është parashikuar që tribunat do të përfshijnë të gjithë sektorët e domosdoshëm, si në çdo stadium, përfshirë tribunën e medias për të dy anët. Po kështu, në ambientet e brendshme është projektuar dhe do të ngrihet një sallë e madhe fizioterapie në dispozicionin të futbollistëve të të gjitha moshave.

Ambientet e brendshme do të jenë njësoj si në stadiumet e ndryshme, me dhomat e zhveshjeve të skuadrave, dhomën e arbitrave, zyrtarëve, kontrollit anti-doping, etj. Pas përfundimit të tribunës funksionale në të dyja anët, puna do të vijojë me fushat. Rritja e intensitetit të punës në ngritjen e godinës së re të FSHF-së ka bërë që punimet për tribunën të nisin këtë muaj.

Sipas inxhinier Arben Dervishajt, njëherësh edhe anëtar Komiteti i FSHF-së, referuar edhe ritmit dhe ecurisë së deritanishme të punimeve, Shtëpia e re e Futbollit Shqiptar, me zyrat e reja të Federatës, dhe mini-stadiumin me dy fushat përkatëse të jetë gati në fund të muajit maj të vitit të ardhshëm.

Punimet e këtij kompleksi kanë nisur në fillim të këtij viti, në një kohë që mini-stadiumi pritet të jetë tërësisht funksionabël edhe për ndeshje zyrtare e miqësore të kombëtares së moshave, apo edhe sfida të tjera brenda vendit”.

Tags: arena kombetaremini-stadiumndertohetparalelishtvetemVideo

TË LIDHURA

Penallti e humbur dhe dramë e Partizanit në Conference League, kualifikimi vendoset në shtesë
Shqipëria

Penallti e humbur dhe dramë e Partizanit në Conference League, kualifikimi vendoset në shtesë

22:07 | 17/07/2025
Tirana përfiton nga ndryshimi i FSHF-së, projektohet me tetë të huaj në formacion
Sport

Tirana përfiton nga ndryshimi i FSHF-së, projektohet me tetë të huaj në formacion

19:30 | 17/07/2025
Vllaznia, Balaj: Japim maksimumin në Conference League, skuadra e motivuar
Sport

Vllaznia, Balaj: Japim maksimumin në Conference League, skuadra e motivuar

21:44 | 16/07/2025
Next Post
Erdogan: Nuk erdha për të sunduar, por për t’u…

Erdogan: Do forcojmë marrëdhëniet me vendet mike të Ballkanit

Mesfushori premtues braktis Francën për një kombëtare tjetër

Mesfushori premtues braktis Francën për një kombëtare tjetër

BE duhet të ndahet ‘urgjentisht’! Të orientohet në disa grupime shtetesh

BE duhet të ndahet ‘urgjentisht’! Të orientohet në disa grupime shtetesh

JU REKOMANDOJMË

‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

14:16 | 15/07/2025
Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

08:31 | 14/07/2025
”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

21:24 | 15/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Patagonia bën thirrje për veprime të menjëhershme për Lumin Vjosa, ja çfarë e kërcënon Parkun Kombëtar
Aktualitet

Patagonia bën thirrje për veprime të menjëhershme për Lumin Vjosa, ja çfarë e kërcënon Parkun Kombëtar

by mirseda
22:45 | 17/07/2025
0

Dy vjet pas përcaktimit të tij historik si parku i parë kombëtar i lumit të egër në...

Penallti e humbur dhe dramë e Partizanit në Conference League, kualifikimi vendoset në shtesë

Penallti e humbur dhe dramë e Partizanit në Conference League, kualifikimi vendoset në shtesë

22:07 | 17/07/2025
Takimet speciale në burgje, kush ka të drejtë të takojë të dënuarin? Flasin ish-Drejtorët

Takimet speciale në burgje, kush ka të drejtë të takojë të dënuarin? Flasin ish-Drejtorët

22:04 | 17/07/2025
Zbulohen problemet me këmbët e Trump, çfarë është pamjaftueshmëria venoze?

Zbulohen problemet me këmbët e Trump, çfarë është pamjaftueshmëria venoze?

21:55 | 17/07/2025
Flakë edhe në Borsh, zjarrfikësit shmangin djegien e shtëpive afër kalasë

Flakë edhe në Borsh, zjarrfikësit shmangin djegien e shtëpive afër kalasë

21:42 | 17/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com