Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Jo sondazhet, por koronavirusi dhe ekonomia do përcaktojnë fituesin në presidencialet amerikane

5 vjet ago
in Bota, Editorial - Opinione, Të Gjitha, TT, W-Instant
Jo sondazhet, por koronavirusi dhe ekonomia do përcaktojnë fituesin në presidencialet amerikane

Nga: Rachel Bucchino “National Interest”

Nëse votuesit do të vareshin vetëm nga sondazhet kombëtare, kandidati demokrat Xho Bajden do ta mposhtte me një rezultat të thellë presidentin Donald Trump. Bajden ka 85 për qind shanse për t’i fituar zgjedhjet në 3 nëntor, sipas parashikimit që jep FiveThirtyEight.

Por analistët e sondazheve duhet që të jenë të kujdesshëm. Në vitin 2016, e njëjta kompani tregoi se ish-sekretarja amerikane e shtetit Hilary Klinton, kishte më shumë se 70 për qind shanse për t’i fituar zgjedhjet, por kjo nuk ndodhi.

Në Ditën e Zgjedhjeve, shtetet që në sondazhe rezultonin të kishin votuar për demokratët, në të vërtetë ndryshuan duke mbështetur Trumpin, dhe shumica pikërisht në shtetet e lëkundura. Megjithatë, Bajden ka ruajtur një diferencë më të gjerë mbi Trumpin sesa kishte Klinton 4 vjet më parë, përfshirë shumicën e shteteve të lëkundura, që zakonisht diktojnë fitoren.

Që nga fillimi i këtij muaji, ish-zëvendëspresidenti ka ruajtur një epërsi prej 8 për qind në sondazhet kombëtare ndaj Trumpit, pra 3 për qind më shumë sesa Klinton në vitin 2016. Bajden ka qartazi një epërsi më të madhe në sondazhe sesa kandidatja demokrate 4 vjet më parë, çka u jep demokratëve një shpresë të shtuar se Bajden do ta dëbojë Trumpin nga Shtëpia e Bardhë.

Në Pensilvani, Bajden ka që nga e premtja e shkuar një avantazh prej 7.1 për qind ndaj presidentit, sipas një sondazhi të kryer nga FiveThirtyEight, një shifër që është rritur që nga debati i parë presidencial, dhe nga testimi i Trumpit pozitiv ndaj koronavirusit.

Si një shtet që mbështet tradicionalisht demokratikët, në sondazhet kombëtare të vitit 2016, Klinton kishte një epërsi prej gati 6 për qind ndaj Donald Trumpit në tetorin e 4 viteve më parë. Por ndërsa Dita e Zgjedhjeve po afrohej, gara në këtë shtet u shtrëngua, teksa presidenti e fitoi shtetin vendimtar, duke shokuar analistët e sondazheve, reporterët madje edhe vetë Klintonin.

Në Miçigan, një tjetër shtet që çuditërisht u kthye nga republikanët në zgjedhjet e 2016-ës, nuk kishte votuar për një president republikan që nga viti 1988 kur kandidoi presidenti Xhorxh H.W Bush. Bajden ka aktualisht një epërsi prej 8.2 për qind ndaj presidentit Trump, kur ka mbetur më pak se një muaj nga dita e zgjedhjeve.

Guvernatori i shtetit, Greçen Uajtmer kryeson listën e kandidatëve të Bajden, dhe ky i fundit do ta kishte zgjedhur atë, mbase mund të kishte pasur një fitore të garantuar. Në fillim të tetorit 2016, Klinton e rriti në 7.5 për qind diferencën me Trump, derisa kurba e saj ra pas debateve të dyta dhe të treta presidenciale.

Trump fitoi 43.2 për qind të mbështetjes në sondazhe në Uiskonsin, një shifër kjo përgjithësisht e njohur për presidentin, pasi ai kishte thuajse të njëjtën mbështetje në zgjedhjet e 2016-ës. Por mbështetja për Trump po rritej, para se të njoftonte se ishte prekur nga koronavirusi, një çështje që tronditi votuesit për shkak të mungesës së transparencës nga ana e Shtëpisë së Bardhë.

Javën e kaluar, Trump kaloi 4 ditë në Qendrën Kombëtare Mjekësore Ushtarake “Walter Reed”, ku ai u trajtua për Covid-19 pasi shfaqi simptoma të lehta, dhe kërkonte oksigjen shtesë. Ndërsa mjekët e presidentit u komunikuan qytetarëve mbi gjendjen e Trump, mbetet ende e paqartë se kur ai rezultoi për herë të fundit negativ ndaj koronavirusit të ri. Klinton dhe Trump garuan për një vend në Zyrën Ovale, duke rivalizuar ashpër për të fituar Floridën, me Trumpin që në fund rezultoi fitues me vetëm 1 për qind më shumë të votës popullore. Pas debatit të parë presidencial midis Bajden dhe Trump, mbështetja ndaj ish-zëvendëskryetarit në Florida në përgjithësi u rrit, me thellimin e diferencës nga 2 në 4 për qind.

Debati i dytë presidencial pritej të zhvillohej në Majemi, por refuzimi i Trump për të marrë pjesë në të – që tani është ndryshuar për të qenë virtual – ka shkaktuar një pasiguri të re mbi këtë çështje. Një shtet tjetër ku Klinton dhe Trump udhëhoqën herë pas herë ndaj njëri-tjetrit me radhë ishte Karolina e Veriut, një shtet që zakonisht ka votuar djathtas për gati 4 dekada, me përjashtim të presidentit Barak Obama në vitin 2008.

Epërsia e ngushtë e Bajden në këtë shtet është vetëm 2.8 për qind, një diferencë që gjithashtu është thelluar që kur Trump rezultoi pozitiv me Covid-19. Në Arizona – që ka votuar vetëm një herë demokratët në 50 vitet e fundit – Bajden gëzon një mbështetje prej 48.6, ndërsa Trump vetëm 44.8 për qind.

Trump është mesatarisht më dobët në krahasim me vitin 2016, kur ai kishte afërsisht 45 për qind të mbështetjes në këtë shteti kur kishte përballë Klintonin, një diferencë që nuk ishte kurrë më e madhe se rreth 4 për qind. Atëherë, çfarë do të thotë e gjithë kjo?

Në përgjithësi, shtetet e lëkundura po anojnë më shumë nga Bajden sesa Trump. Disa analistë të sondazheve, ia atribuojnë mbështetjen e dobët të presidentit administrimit të dobët të koronavirusit, që deri tani ka shkaktuar vdekjen e 214.000 amerikanëve.

Por kur zgjedhjet janë vtëm 3 javë larg, votuesit po hezitojnë të mbështeten tek saktësia e sondazheve, siç bënë në vitin 2016. Megjithëse epërsia e Bajden në shtetet e lëkundura është më e madhe se ajo e Klintonit, sipas të dhënave të FiveThirtyEight, rezultatet reale të zgjedhjeve mbeten të pasigurta, ndërsa kriza ekonomike dhe pandemike e koronavirusit vazhdon.

Burimi i lajmit: https://nationalinterest.org/blog/2020-election/polls-wont-decide-trump-vs-biden-coronavirus-and-economy-will-170583

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: Donald TrumppandemiaSHBASondazhetZgjedhjet

TË LIDHURA

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Kina nis misionin për të marrë mostra asteroidësh: CNSA e shpalli lëshimin një sukses
Bota

Kina nis misionin për të marrë mostra asteroidësh: CNSA e shpalli lëshimin një sukses

12:13 | 29/05/2025
Ambasada e SHBA ndan mesazhin e Zv.Sekretarit të Shtetit: Punojmë vetëm me ata që…
Bota

Ambasada e SHBA ndan mesazhin e Zv.Sekretarit të Shtetit: Punojmë vetëm me ata që…

11:21 | 29/05/2025
Next Post
Nga greva e urisë në protestë/ Naftëtarët tentojnë të hyjnë me forcë në uzinë, përplasen me policinë

Nga greva e urisë në protestë/ Naftëtarët tentojnë të hyjnë me forcë në uzinë, përplasen me policinë

Kursi i këmbimit/ Bie euro por rritet paundi britanik

Kursi i këmbimit/ Rritje e përgjithshme e valutave kryesore. Zhvlerësohet monedha vendase

Durrësi nën ujë/ Bylykbashi publikon videon: Më 25 prill durrsakët do t’i bëjnë “respektet” e fundit

Durrësi nën ujë/ Bylykbashi publikon videon: Më 25 prill durrsakët do t'i bëjnë "respektet" e fundit

JU REKOMANDOJMË

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

18:18 | 27/05/2025
”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

22:15 | 23/05/2025
Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

16:42 | 26/05/2025
Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

16:04 | 22/05/2025




TË FUNDIT

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

by mirseda
12:33 | 29/05/2025
0

Sali Berisa foli për mediat edhe pas mbylljes së seancës plenare që zgjati vetëm pak minuta. “Kësaj...

Rezultati i Metës në zgjedhje, Kryemadhi: Nuk shoh përgjegjësi, s’kam qenë lidere e fushatës së tij

Rezultati i Metës në zgjedhje, Kryemadhi: Nuk shoh përgjegjësi, s’kam qenë lidere e fushatës së tij

12:25 | 29/05/2025
A i njeh PD zgjedhjet? Gazetari: Pa Berishën, PD është e “vdekur”, me të në “koma”

Berisha: Farsa zgjedhore u krye me paratë e krimit

12:18 | 29/05/2025
Edona Bilali komenton spotin e saj elektoral që ngjalli reagime në rrjet

Edona Bilali komenton spotin e saj elektoral që ngjalli reagime në rrjet

12:15 | 29/05/2025
Kina nis misionin për të marrë mostra asteroidësh: CNSA e shpalli lëshimin një sukses

Kina nis misionin për të marrë mostra asteroidësh: CNSA e shpalli lëshimin një sukses

12:13 | 29/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com