Kryeministri Edi Rama tha sot në “Opinion”, se një nga arsyet që përmend presidenti i Francës për azilantët, janë bishta për politikë të brendshme në Francë. Duke vënë në pah marrëdhëniet e mira që ka me presidentin francez, Emmanuel Macron, kryeministri tha se problemi qëndron në faktin se politikat e brendshme influencojnë në politikat e jashtme. Me tone të larta, Rama tha se Macron po bën politikë të brendshme, ku del aty kur flet për azilkërkuesit. Ai zbuloi ndër të tjera se ka marrë një telefonatë nga kancelarja gjermane Angela Merkel, duke e cilësuar si një person të përfshirë në këtë proces, e cila ka bërë çmos për të shkatërruar këtë bllokadë.
“Edhe twitteri dhe ceremonia është bërë mbas Këshillit Europian. Këshilli Europian në 72 orë para twitterit tim, ka marrë me e zeza me të bardhë vendimin unanim për të çelur negociatat. Kaq e vërtetë është kjo, sa këtu ka ardhur komisioneri për zgjerimin, ka bërë një mbledhje me qeverinë. Ne dhe Maqedonisë së Veriut i është dhënë në dorë instrumenti që kanë përdorur të gjitha vendet pas hapjes formale te negociatave”, tha Rama.
Ju kanë gënjyer?
“Unë nuk marr përsipër, se gabimisht e citoj Marku këtë gjë, sikur i kërkojmë llogari Macronit. Faktikisht BE, nuk i ka qëndruar angazhimeve të veta, dy herë. Jo një herë, një herë në 2018 dhe një herë në qershor. Në unanimitet në qershor, kanë thënë do vendosim në tetor. Ajo e kushteve nuk është arsye për të akuzuar Shqipërinë. Procesi i integrimit është bërë edhe i paparashikueshëm, që për arsye të brendshme nxjerrin bishta.
Kur na është thënë në 2018 apo 2017, që OK , kaloni Vettingun dhe me tej do merrni negociatat. Unë s’kam ardhur të bëj polemika absurde, mesa unë di nga ky proces, një pjesë e procesit është e ekspozuar me letra, një nga këto takime. Nuk sajoj dhe nuk kam arsye të sajoj. Ata thonë ne nuk kemi mbajtur premtimet tona. Janë kushtet e Gjermanisë. Të gjitha këto që janë hapa për tu hedhur në proces, nga i pari tek i fundit. Ka një konflikt brenda grupit parlamentar të kancelares. Është rezultat i një kompromisi. Unë po flas që tani çohen gjithë ata njerëz që janë liderë shtetesh, thonë këta vetë në këtë rast ishim ne që nuk mbajtën premtimin, dhe këtu në katundin tonë kthehen; a ishin ata apo ishim ne? Ata nuk kanë marrë një vendim të gjithë bashkë, është konflikt i brendshëm.
Nuk po them unë; kanë faj! Po flet me mua, apo me popullin; i drejtohet Mark Markut: Keni faj ju që thoni se Macroni nuk ka faj.
Mark Marku: Qeveria a ka faj?
Rama: More vëlla i dashur, e kam thënë me shkrim. Nga pikëpamja e procesit, ne kemi filuar procesin. Ky refuzim është shprehje e kausit të brendshëm në atë tryezë. Faktikisht, gjysma e atyre vendeve që janë në atë tryzë, sikur të ishin në datën 18, nuk hapnin dot negociatat.
Mark Marku: Nëse duam të avancojmë në këtë proces, ku do përqëndrohet qeveria?
Rama: Mos u bëj diversant me parashutën e të tjerëve. Mos bëj diversione, i drejtohet Fevziut. Fakti është shumë i thjeshtë. Më mori kancelarja në telefon. Më kanë marrë dhe kam telefonata me të gjithë. Kur kancelarja merr në telefon, flet si ndodhi, pse ndodhi dhe çfarë duhet të bëjmë bashkërisht që kjo që ndodhi të riparohet dhe të bëhet gjëja e duhur, që të hapen negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kancelarja merr në telefon sepse është një person i përfshirë në këtë proces, për të gjithë stacionet që i ka vënë vetes qëllim.
Për hapjen e negocitave duhet të na ishim hapur qysh në vitin 2017, mund t’ua faktoj dhe të keni durimin të lexoni dokumentet e procesit, asnjë vend nuk kanë bërë përpara hapjes së negociatave aq sa ka bërë Shqipëria. Unë ia kam thënë presidentit të Francës, që kjo është një propagandë, sepse nuk ka në Paris, Berlin dhe në planet, një zyrë që të merret çdo muaj, çdo vit me Shqipërinë që ta njohë me detaje sa e njeh Komisioni Europian.
Nuk ka vende kundër! Çdo vend tjetër e ka deklaruar mbështetjen dhe jo me kushte, perveç Greqisë, që i ka të vetat. Ju më tregoni një vend tjetër….Unë po them që për mua është i respektuar, kam një raport miqësor. Për mua është presidenti i Francës, por edhe ai bën politikë të brendshme ku del aty kur flet për azilkërkuesit”.
TIRANA TODAY